Vendosja e gurëve në trasenë e trenit nuk ka ndodhur as në kohën e okuparit serb

Opinione

Vendosja e gurëve në trasenë e trenit nuk ka ndodhur as në kohën e okuparit serb

Nga: Dedë Preqi Më: 15 tetor 2024 Në ora: 14:08
Autori Dedë Preqi

Është rasti më ekstravagant dhe me i pa njerëzishëm, që do ti ndodhte popullit tonë në kohën kur tani më i ka hapur sytë në rrugën e lirisë dhe demokracisë, të cilën e ëndërroi me shekuj dhe ja tani, sikur nuk duhet të ndjemi të shpërblyer nga kjo sakrificë e vetë flijuar, duke u shpërblyer me më të keqën.

Çka do të thotë të vendosësh gurë në trasenë e trenit hekurudhor, siç ndodhi në linjën hekurudhore Prishtinë-Pejë, në të cilin tren gjendeshin plot udhëtarë të vendit tonë, me ç’rast ka mundur të shkaktohet një tragjedi e pa parë, por falë vigjilencës të makinistit të kujdesshëm u shmang kjo çmenduri e njerëzve të pa ndërgjegjshëm.

Nuk e di a ekziston fjalë tjetër për ata akter të kësaj çmendurie se, ata që po e ëndërrojnë Kosovën, në këto forma tragjike dhe përpiqen të përfitojnë me këto metoda dhe plane antinjerëzore, ata janë më shumë se tradhtar, më shumë se kriminel, më shumë se djallëzor, dhe më shumë se armiq të këtij vendi dhe këtij populli.

Padyshim se në Kosovë, nuk mund të mohohet se janë bërë disa ndryshime pozitive, në veçanti me qeverisjen e fundit, e cila ka bërë disa gjëra të rëndësishme dhe një kthesë të veçantë, sidomos me shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit në veri të Mitrovicës.

Por, shqetësuese është sjellja e opozitës së vendit, e cila po hesht edhe në gjërat pozitive, duke reaguar dhe provokuar me format e saj jo opozitare, të cilat kanë elemente të reagimeve të palës serbe, ku e para nuk pajtohet me qeverisjen dhe ndryshimet e kryeministrit Kurti dhe e dyta ka elemente të njëjta të mospajtimit.

O, sot o, kurrë është koha ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe mos të biem pre e armikut, i cili mund ta pres rastin ta ri okupojë edhe një herë Kosovën dhe nuk ka fuqi dhe mekanizëm, që mund të na shpëtojë, sepse përditë e më shumë bota po lëkundet dhe po trazohet nga konfliktet dhe luftërat e ndryshme, dhe aleatët tanë nuk dinë me cilin të merren më përpara.

Prandaj, nëse kemi përshtypjen se rreth nesh nuk po ndodh asgjë edhe pse jemi të kërcënuar përditë e më shumë nga fqinji verior serb, i cili i afron ushtrinë e vet për rreth kufijve tanë, atëherë nuk na mbetët gjë tjetër, vetëm të i ngrehim kurthe të tilla vetvetes në këto forma, sikur kjo e fundit, duke vendosur gurë e barrikada mbi binarët e trenit dhe rrugëve tona, në të cilin gjenden shumica e tyre motra e vëllezër të gjakut dhe kombit tonë.

Do të ishte në të vërtetë e gabuar, nëse të tjerëve u themi se nuk po veproni dhe silleni më mirë ndaj nesh, si popull i vuajtur dhe i gjenociduar nga luftërat e padrejta me shekuj, nëse sot në këtë kohë lirie dhe demokracie i vëmë në dukje veprimet dhe elemente kriminale e tragjike, të cilat ia drejtojmë dhe dedikojmë vetvetes.

Vendosja e gurëve në trasenë e trenit, nuk ka ndodhur as në kohën e okupatorit serb, pikërisht në kohën kur duhej të fiksohet dhe refuzohej bartja e mijëra shqiptareve me tren që dyndeshin me dhunë dhe me forcë nga vendi i vet dhe dëboheshin në rrugën që i priste asgjësimi i tyre pa mëshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat