Që nga paslufta, asnjëherë tjetër skena politike e Kosovës nuk ka qenë më e përçarë

Opinione

Që nga paslufta, asnjëherë tjetër skena politike e Kosovës nuk ka qenë më e përçarë

Nga: Adem Bytyçi Më: 16 tetor 2024 Në ora: 10:47
Autori Adem Bytyçi

Lufta për pushtet i ka vërbuar thuajse të gjitha partitë politike.

Për ta fituar pushtetin, janë në gjendje të bëjnë koalicion edhe me djallin, i cili mezi pret për t'i rrënuar frytet e lirisë dhe çlirimit nga armiku.

Kalbësirat politike kanë shkuar aq largë kundër interesave madhore të vendit, sa që kanë filluar të lobojnë kundër politikanëve të ndershëm dhe atdhedashës të Kosovës edhe në SHBA.

Në këtë periudhë para zgjedhore, propaganda famëkeqe dhe shpifjet e partive politike njëra kundër tjetrës kanë marrë përmasa trishtimi; sharjet dhe fyerjet e politikanëve kundër njëri-tjetrit janë duke i indinjuar tmerrësisht qytetarët e Kosovës.

Në këtë përplasje banale të forcave politike në vendin tonë, armiqtë tanë kanë hapur sytë e veshët, duke pritur mos do të ndodhë diçka edhe më e keqe, për të cilën janë të interesuar në mënyrë konstante.

Pa dyshim, kjo luftë banale dhe e paqëndrueshme njerëzore dhe demokratike ndërmjet forcave politike në Kosovë i ka prekë thellë miqtë tanë, të cilët kanë investuar dhe sakrifikuar shumë për lirinë tonë dhe për shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë nga një shtet kriminal dhe gjenocidal si Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat