Shqipëria dhe Kosova, e kanë një rrëfim të përbashkët historik

Opinione

Shqipëria dhe Kosova, e kanë një rrëfim të përbashkët historik

Nga: Dedë Preqi Më: 16 tetor 2024 Në ora: 14:29
Dedë Preqi

Do të ishte një ditë historike për Shqipërinë, data e 14 tetorit e këtij viti në Luksenburg, me çrast hapen negociatat e një kapitulli shumë të rëndësishëm, siq është anëtarësimi i Shqpërisë në BE, deri në vitin 2030, që do të ishte shumë relevante, që edhe Kosova, do të merrte të mbarën e një procesi të tillë, që të dyja të hynë në këtë familje Evropiane.

Pavarësia e Kosovës, ishte një nga më madhështoret e popullit të këtij vendi, që pas pavarësisë së Shqipërisë, do të quhej kryevepra e dytë e popullit shqiptarë, por historia e këtij populli nuk do përfundonte këtu, por që nga luftat e Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe deri te ajo e Adem Jasharit, kanë qenë lufta kundër pushtuesve të ndryshëm dhe lufta për liri dhe pavavarësinë e një populli të nëpërkëmbur, shekuj me radhë.

Ndaj të gjitha këtyre luftrave dhe pas tyre me trofetë e fituara, por me troje të copëtuara, si në Shqipëri edhe në Kosovë, përsëri shqiptarët janë etiketuar nga armiqtë e tyre si kontrarevulucionar, terrorist e seperatist, dhe me shumë epitete të tjera, që nuk e kanë merituar, sepse qëllimi i tyre ishte gjithmonë me kërkesa për të realizuar aspiratat e veta kundër robërisë dhe pozita e tyre të jetë e barabartë me popuj tjerë të botës së lirë dhe demokratike.

Kur i kundërvihemi këtij interpretimi kundër shqiptarëve, duhet kuptuar dhe pranuar edhe rrëfimin tjetër të dhimbshëm dhe të pa harruar, që vetë shqiptarët e sjellën kundër vetëvetës, me diktaturën që e ekzekutoj E.Hoxha, kundër popullit të vet, i cili popull nuk e harron, duke i ruajtur gjurmat e atij ç’njerëzimi, që zgjojnë akoma urrejtje dhe revoltën e brendshme shpirtërore e fizike, që ia shkaktoi ky përbindësh popullit të vet shqiptar, duke ia dhënë të mbrapshtën një periudhë të gjatë.

Që të dëshmohen mbeturinat e kësaj historie të dhimbshme, që fyen dhe i rëndon shqiptarët dhe historinë e tyre, akoma ekzistojnë mbeturina të një regjimi që i shërbejnë kësaj politike, dhe më e keqja për shtetin shqiptar, që nuk e krijoi ligjin e veqantë të ilustracionit, i cili do t’a dënonte sitemin e diktaturës dhe vetë diktatorin e saj E.Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij, sikur që i kanë dënuar edhe vendet tjera të rajonit dhe botës sistemet e tilla.

Për fat të keq, një histori të tillë e ka të njohur Evropa dhe bota, dhe ky qëndrim i përketë të kaluarës, por mos dënimi i kësaj periudhe të kobshme i kësaj tragjedie shqiptare, e ndjeki kjo hije e zezë deri më tani, që edhe Evropa, do të kishte ngurruar të bëjë hapa për avansimin e këtij vendi në familjen e evropiane, që ia ka shtuar ngarkesën dhe përkeqësuar të ardhmën e këtij populli.

Shqipëria dhe Kosova, e kanë një rrëfim të përbashkët të historisë dhe jetës së tyre, duke mos harruar faktet tragjike dhe historike të një populli, që na lidhin gjithçka deri në fund, por duhet të lirohemi nga hipotekat e imponuara, sidomos nga ato, të cilat e rënduan dhe shkatërruan qenjën tonë kombëtare dhe fatin e këtij populli.

Prandaj, nuk mund ti shërbejmë me zemër dhe dinjitetshëm këtij populli dhe vendi, nëse nuk jemi në gjendje ta donojmë ndëshkuesin, përkundrazi nuk duhet që t’a shpërblejmë të kaluarën e dhimbshme dhe tragjikën e saj, duke i dhënë edhe një çmim të lartë dhe të pa merituar atyre që nuk e meritojnë medaljen që ia jep populli i vet.

Shqipëria e ka merituar edhe më herët që të anëtarësohet në BE, i cili vend jo që ka vetëm ambicie apo të shpërblehet me një anëtarësim në këtë familje, por ndodh të ecësh me vështirësi në jetë, nëse koncepti i përsosmërisë është i largët dhe i pa arritshëm për pjesën më të madhe prej nesh, kur nuk përpiqëmi të ia arrijmë qëllimit me burimet tona që kemi në dispozicion, dhe ajo është vetëm « bashkimi kombëtar », si zgjidhje e mundshme përfundimtare për kombin tonë.

Një thënje e vjetër tregon historinë e një avanturisti, i cili ndeshët rrugës me një ari të uritur, duke u gjend përpara një situate të pa pritur, o, të hidhej në greminë, o, të bie në kthetrat e ariut, por avanturisti mendoi më parë të hidhet në greminë, se do e priste një rrezik më i madh, nëse bëhët pre e ariut, por për fat të tij edhe pse nuk e meritonte nga veprat e liga që kishte bërë, para syve i shfaqet një luleshtrydhë, të cilën, si në befasi e shijon para se të merrte një vendim tjetër.

Prandaj, shteti shqiptar do të ishte fatlum, që do ta merrte vizën e anëtarismit në BE, sepse ky popull e meriton dhe me të arriturat e këtij vendi, mirë po ajo që i atribuohet Edi Ramës, si meritor i këtij akti historik, do të ishte shumë gabim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat