Qarkullimi i lirë i mallrave serbe në Republikën e Kosovës është kob

Opinione

Qarkullimi i lirë i mallrave serbe në Republikën e Kosovës është kob

Nga: Milazim Maraj Më: 16 tetor 2024 Në ora: 21:21
Milazim Maraj

Bazuar në marrëveshjen e Berlinit u nënshkrua marrëveshja e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Qarkullimi i mallrave dhe  njerëzve do të funksionoj normalisht çdo kund në Evropë dhe Botë përveç në ato shtete më të cilat kufizohet Serbia. Krimineli Dodik shërbëtori i Putinit; tha se shqiptaret e Kosovës duhet të qarkullojnë më viza sepse Serbia dhe Bosnja nuk e kanë njohur Kosovën. Këtu më këtë Serbi kriminale të përkëdhelur historikisht nga BE nuk do të funksionojë asnjë marrëveshje demokratike. Argumente për këtë kemi mjaftë. Asnjë marrëveshje që është nënshkruar deri sot Serbia nuk e ka respektuar dhe zbatuar. Por për këto lazdrime të Serbisë, u ndëshkua Kosova dhe jo Serbia. Kosova kishte mjaftë të drejt që hezitonte për nënshkrimin e kësaj marrëveshje pasi që ka provuar të gjitha format e bashkëpunimit dhe tentim të rregullimit të marrëdhënieve më Serbinë dhe nuk kanë funksionuar, të gjitha kanë dështuar. Të gjitha kanë përfunduar më dështime, mashtrime,heshtje, injorime dhe pastaj me refrenin,vajtimi tradicional i kukuvajkës së serbe, për serbet në Kosovë  që po vuajtkan nga shteti i Kosovës. Daçiq një serb me origjinë shqiptare do të thotë (shka) që bënë jetën e laraskës në Serbi(Sorrë shkinës) duhet të dal shumë më serb së serbi, për ta fsheh i mjeri origjinën e tij shqiptare, në të kundërtën do të ketë fatin e keq. Ai përmend shantazhet e BE që i kanë bërë Kosovës për të pranuar marrëveshjen për mallrat serbe. Ai tani kërkon nga Bashkësia ndërkombëtare që të vazhdoj më këso shantazhe sepse Kurti vetëm pas këtyre shantazheve pranon marrëveshjet. Në pjesën tjetër i perfeksionuari për gënjeshtra shpjegon terë projektin serb  që zbatohet pamëshirshëm mbi shqiptarët e Kosovës Lindore që tani gjendën nën Serbi duke e përshkruar këtë projekt që gjëja Kosova po e ushtruaka ndaj serbëve në Kosovë.                                                                                                                       Ai thotë:                                                                                                                                                          1. Kosova nuk po zbaton marrëveshjet.                                                                                                        2. Kosova ka qellim që të zvogëlojë numrin e serbeve në Kosovë.                                                                      3. Kosova do të ua fshij perspektivat.                                                                                                                                                            4. Të ndërgjegjësohen së nuk  mund të mbijetojnë në Kosovë.                                                                  Realiteti është  plotësisht ndryshe.                                                                                                                   1. Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet që i ka nënshkruar më Kosovë. Serbia nuk e ka nënshkruar planin franko- gjerman  të marrëveshjes së Ohrit dhe për këtë nuk u ndëshkua nga BE andaj vazhdon më projektet ruse për Botën ruse në Evropë.                                                                                                                                                     2. Serbia fshinë adresat e shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe nuk i lejon që ata të kthehen në tokat dhe shtëpitë e tyre.                                                                                                  Ky është pastrim etnik i heshtur para kësaj ngjarje tragjike Bota demokratike heshtë.                                                                                                                                                      3. Serbia që nuk i lejon të jetojnë të qetë në tokat dhe shtëpitë e tyre.

 4. Shqiptarëve u pamundësohet jeta në këtë pjesë autoktone shqiptare ani pse ata janë të vetëdijshëm për të qëndruar në vendin e tyre.                                                                       Sa i përket qarkullimit të mallit serb në Kosovë, shqiptarët kanë arsye të fortë që këto mallra mos t’i blejnë dhe të mos e konsumojnë edhe sikur të këtë mundësi te vetme. Janë gjallë prindërit e 7400 nxënësve të helmuar nga Seria. Shumë nga ata nxënës që u helmuan më helme luftarake që nga viti 1990 dhe deri në vitin 1992 dhe në luftën e Koshares  në vitin 1999 që u shpëtuan masakrave serbe dhe malazeze tani janë prindër. Ata do të vendosin nëse do të u servojnë fëmijëve të tyre mallra të dyshimta serbe. Serbia pas lufte pat edhe një aferë për lëngje të mollëve që i helmoj në Rusi, nuk arriti të i sjell në Kosovë dhe Shqipëri dhe i dërgoj në Itali. Në Itali u zbulua shurupi serb i helmuar me substanca kancerogjene. Në Itali u dënuan dhe u mbyllën disa aktor të këtij krimi, disa  biznese serbe por Serbia e mbanë drejtorin kriminel brenda dhe nuk e dorëzon për të u përgjegjë para drejtësisë italiane. Kush u garanton shqiptarëve në Kosovë që këto mallra nuk mbajnë substanca radioaktive apo tjera kancerogjene pas të gjitha atyre projekteve për të zhdukur shqiptaret. Kush do të garantoj se numri i lartë i pacientëve me diagnoza të kancerit nuk erdhi përsëri nga Seria apo përmes të sajë nga Rusia. Skenarët e vizituar nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti  nuk i detektojnë këto helme apo substanca helmuese. Mund të ketë edhe helme tjera të reja të cilat ende nuk janë identifikuar e përdorën nga Rusia dhe  i vogli i saj Serbia. Pse duhet shqiptarët të i besojnë mallrave serbe pas të gjitha këtyre përvojave? Ndërsa Kryeministri shqiptarë kërkon të i bëjmë fqinjët e lumtur sipas fjalëve të urta të gjyshes së tij. Do të ishte e rrugës të i bëjë të lumtur shqiptarët në  Shqipëri ,Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi dhe Greqi arvanitasit. Shqipëria kufizohet më vetveten. Ju bëni të lumtur fqinjët tuaj i nderuar Kryeministër. Serbet  nuk janë fqinjët tuaj por masakruesit e shqiptarëve që pretendojnë zhdukjen tonë dhe  okupimin  e atdheut tonë, ëdërrojnë daljen në Adriatik përmes të Durrësit . Serbia nuk kënaqët kurrë deri sa të ketë shqiptarë në Botë. Para juve këtë miqësi e kanë provuar Esad Pashë Toptani, Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Fatos Nano, nuk kanë pas sukses. Tentim marrëveshjet e tyre janë mbyllur me shumë gjakderdhje të shqiptarëve të Dartdanisë. Mjaftë më ju lutëm! Mësoni ju lutëm nga historia jonë mjaftë me më këto servilizma. Shërohuni nga sindromi i Stokholmit. 16.10.2024/ Vrellë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat