Humanizmi i munguar dhe instalimi i komunizmës

Opinione

Humanizmi i munguar dhe instalimi i komunizmës

Nga: Ilir Levonja Më: 17 tetor 2024 Në ora: 19:12
Ilir Levonja

1) Në protestën e 11 tetorit 2024, ndodhi një incident në prapavijë. Askush nuk foli për 'të. Një nga gardistët ishte shtruar në spital i lënduar. Në dhomë me 'të ndodhej edhe një nga qytetarët opozitarë, edhe ky i plagosur. Ministri i Punëve të Brendshme apo i Rendit, shkoi për vizitë aty, por kur e njoftuan se polici ndodhej në të njëjtën dhome me një qytetar protestues, edhe ky i rrahur, u tërhoq. Dha urdhër të pastronin dhomën, me një fjalë të hiqnin nga aty, protestuesin ose policin. Dhe ashtu u bë, hoqën protestuesin, kësisoj ministri me kamerat televizive, vizitoi policin e plagosur. Fytrë vrenjtur kërcënoi publikisht se do burgoste këdo që do dilte në rrugë. Megjithëse pas betimit mbi Kushtetutë, i bie që çdo shef dikasteri, gjithkush që bëhet ministër i përket qyetarëve dhe jo partisë nga ai vjen. Pastaj edhe për humanizëm, pasi të dy lënduarit janë qytetarë shqiptarë, janë të së njëjtës kombësi, gjaku dhe identiteti. Po të ishte një ministër ta zëm, gjerman, italian, francez, grek, kroat, amerikan po e po..., do i kishte takuar të dy. Do ta gjykonte si një shanc të artë për të kontribuar sadopak mbi ngritjen në nivelin kohor të komunikimit, në zbutjen e gjakrave, hapjen e rrugës arsyes.

2) Ministri në fjalë, me një mbiemër që të tremb, (Hoxha), nuk e bëri një gjë të tillë. Nuk u ngrit dot në nivelin e statutit të tij. Nuk e përfaqësoi dot Kushtetutën, mbi të cilën u betua, për rrjedhoj nuk ka se si të jetë i atij niveli gjerman, italian, francez, grek, kroat, amerikan jo e jo. Nuk ka se si ta kuptoj se si mund të debatohet me 'të. Se si mund të ketë qytetarë që mendojnë ndryshe nga ai. Ndryshe nga ai emri i tmerrshëm që vrau e preu sa deshi, bash për mendimin ndryshe. ''Jam dishepulle e Sami Frashërit... Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim edhe pse nuk jam komuniste. Unë e dua progresin e tij. Edhe pse ju keni fituar luftën, edhe pse ju keni fituar zgjedhjet, ju nuk mund t'i persekutoni ata që kanë mendime të ndryshme politike nga ato tuajat. Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj''!. Musine Kokalari në një nga gjyqet publike. Edhe atëhere vetëm sepse mendonte ndryshe.

3) Sot një sërë pikëpytjesh po gëlojnë se, kush dha urdhër që Policia e shtetit, Garda e Republikës të futen në Kuvendin e vendit dhe të bllokojnë punimet e ditës. Eshtë fare e thjeshtë, e keni përgjigjen tek fjalët e Musine Kokalarit. Keni një kryeministër, komunist, një ministër komunist, një kryetare Kuvendi komuniste.

Kësisoj mos u çudisni që shumë shpejt të rihapen edhe kampet e internimit. Kishte apo nuk kishte pistolete gardisti me fytyrën plot kërcënim? Prapë përgjigjen e keni tek fjalët e Musinesë. Komunizmi është farë e fortë, nuk vdes kollaj. Ka fuqinë ta bëj dinamitin llokum me arra. Hapni arshivat e përndjekjeve dhe persekutimeve. Lëçisni At Zef Pllumin. Komunisti punon me plane afatgjatë. Si tha ai, do kandidoj, pasi me punën që po bëj Shqipëria i bie të futet në Europë më 2030-tës.

4) Tri paragrafët e mësipërm, sjellin një përfundim brutal, instalimin e komunizmit. Dhe që të futet në Europë, Shqipërisë i duhet t'i bjeri nga Kina. Shqiptarët bëjnë mirë të lënë mënjanë postulatin se ç'më duhet mua. Ata e bëjnë për veten, jo për mua. Madje duhet të nxitojnë pasi shumë shpejt do gjënden para kontrolleve të befta, natën, herët, në mes të rrugës. Jo rastëisht studiove diskutohet shtetari i fort Enver Hoxha. Ose të dalim hapur na pëlqen komunizmi, nuk duam demokraci, duam të na sundojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat