Politika shqiptare para mallkimit!...

Opinione

Politika shqiptare para mallkimit!...

Nga: Ismail Muçiqi Më: 17 tetor 2024 Në ora: 22:06
Ismail Muçiqi

Pothuajse nӫ tӫ gjitha viset ku jetojnë Shqiptarët nӫ Kosovӫ, Shqipӫri, Maqedoni, Mal tӫ Zi, e Preshevӫ, politikanët pӫr interesat e tyre personale, klanore janӫ duke krijuar kaos dhe pӫrqarje mӫ shumӫ se asnjӫherӫ mӫ parӫ nӫ histori. Kӫtӫ po e bӫnӫ klasa politike e cila po dӫshmon se ӫshtӫ gjeneratӫ e papjekur, e pa dijshme pa integritet dhe pa ideale pӫr kombin. Opozita Kosovare nӫ prag tӫ zgjedhjeve nacionale ka shpik (ka ngrit) kauza kundӫr Qeverisӫ dhe Institucioneve tӫ Shtetit duke krijuar agjenda me qëllim ta vej nӫ lajthitje elektoratin nӫ zgjedhjet e ardhshme tӫ 9 Shkurtit nӫ Kosovӫ. Keto parti politike tӫ opozitës kӫto ditӫ derdhen lotӫ krokodili nӫ Parlamentin e Kosovӫs duke u shfaqur si patriot dhe atdhetarӫ karshi Forcave tӫ Armatosura tӫ Kosovӫs. Ishte fjala pӫr sigurimin afatgjatӫ tӫ ushqimit pӫr Forcat e Armatosura tӫ Republikës sӫ Kosovӫs. Lotӫ krokodili derdhen disa kryetar tӫ partive politike tӫ cilӫt dikur ishin pjesӫ e FSK-sӫ pas luftӫs. Kӫta epror qӫndruan nӫ kazermat e ushtrisӫ derisa u graduan me gradat e gjeneralëve pa ushtri, pa akademi, pa shkollӫ e shumӫ larg prej doktrinës tӫ Ushtrisӫ dhe Frocave tӫ  Armatosura. Po kӫta tӫ njëjtit gjeneral pasi qӫ u promovuan nӫ gradat e larta u largua nga kazermat e Ushtrisӫ pasi qӫ fitimi materialo financiar ishte i vogӫl pӫr ta. Kӫta tӫ njӫjtit formuan parti politike (klanore) pӫrmes tӫ cilave u futӫn nӫ politikӫ dhe nӫ institucionet qeveritare duke pӫrfituar shumӫ nga privatizimi i ndërmarrjeve, i fabrikave, i tokave e qka jo tjetӫr. Tani po kӫta tӫ njӫjtit pӫrmes shpifjeve tӫ aferave kundӫr Institucioneve tӫ Shtetit si kauzӫ pӫr pӫrfitime elektorale e kanӫ vu nӫ rend tӫ ditӫs kriminelin Serb Millan Radoiqiq, duke i akuzuar Institucionet e Shtetit pӫr koketimin e disa Deputetëve tӫ Vetëvendosjes me Listӫn Serbe dhe me kriminelin Radoiqiq. Kӫto veprime po e shqetӫsojnӫ opinionin dhe po krijojnӫ mjegull duke shpifur dezinformata mӫ tӫ ndryshme tӫ cilat po ndikojnӫ negativisht nӫ disponimin dhe rehatin e qytetarӫve. Se me tӫ vӫrtetӫ jemi nӫ prag tӫ njӫ mallkimi nuk donӫ koment. Situata politike ka eskaluar edhe nӫ politikӫn e Republikӫs sӫ Shqipӫrisӫ e kjo u pa sot mӫ sӫ miri nӫ Parlamentin ku deputetӫt e opozitӫs u ndoqӫn me dhunӫ nga garda e Shtetit Shqiptarӫ. Shqipӫria tani ӫshtӫ duke rrӫshqitur nӫ njӫ diktaturӫ tӫ cilӫs po i vjen era kaos dhe kthim mbrapa. Pӫrqamje dhe acarim tӫ marrëdhënieve dhe ftofje tӫ raporteve nӫ politikӫn Shqiptare nӫ Maqedoni pӫrditӫ e mӫ shumӫ po manifestohen ndӫrmjet liderӫve Shqiptarӫ nӫ Maqedoni tӫ cilӫt janӫ pӫrgjegjӫsitӫ kryesor pӫr tӫ ardhmen e Shqiptarӫve nӫ realizimin e tӫ drejtave tӫ barabarta me popullin e Maqedonisӫ. Mӫ thotӫ mendja se gjatӫ historisë Shqiptarӫt asnjӫherӫ nuk arritën tӫ bashkohen dhe tӫ flasin me njӫ zӫ andaj nuk duhet tӫ befasohemi pse kemi mbet i vetmi popull nӫ Evropë i cili ende nuk e ka zgjedhur qӫshtjen politike tӫ Bashkimit Kombëtar. Pӫr kӫtӫ ne jemi vetӫ fajtor e askush tjetӫr e mӫ pak dikush tjetӫr!... Andaj ky kaos mund tӫ përfundoj edhe me ndonjӫ mallkim edhe mӫ tӫ madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat