Përgjimet më të fundit të Mimozës me Radoiçiqin

Opinione

Përgjimet më të fundit të Mimozës me Radoiçiqin

Nga: Dedë Preqi Më: 18 tetor 2024 Në ora: 16:17
Dedë Preqi

Opozita e tanishme PDK, LDK dhe AAK, kohën e fundit e shfrytëzojnë kohën e tyre në Kuvend, duke u marrë vetëm me dy gra të pozitës, zonjën Mimoza Kusari- Lila, si udhëheqëse e grupit parlamentar të LVV, duke e akuzuar për bisedat e saj me kriminelin Radoiçiq, dhe kordinatoren e LVV, zonjën Dijona Mihaili, si derigjente e shumë proceseve që zhvillohen në këtë pushtet.

Ja, kemi përgjimet më të fundit të imagjinuara të Mimoza Kusari-Lila, me kryekriminelin Radoiçiq, të cilat dalin publike në opinion dhe tregojnë brendinë e këtij problemi, përmes të cilit iu ka qepur opozita dhe nuk e lë të qetë ditë as natë, sepse sipas opozitës është e vetmja rrugë dhe mundësi me depërtu deri te një vegëz, që pozita duhet të mposhtët.

Dhe një primitivizëm i tillë kthehet e shfaqët te opozita si një optimizëm që haset te kjo opozitë, e cila ndodhet në një situatë të ndërlikuar, apo të ç’mendur që ia ka sjellë vetëvetës, pasi përkufizimi i saktë do të ishte për këtë çështje të mirren organet kopetente, që ta vërtetojë origjinalitetin e këtyre përgjimeve, të cilat janë edhe montazhe dhe fabrikime të falsifikuara.

Përgjimet më të fundit :

Simiq : Pse Mimozë, nuk po lajmërohesh fare kohën e fundit, po dëgjohen shumë thash e thenme për ty, të shprehur me një gjuhë irituese dhe kaotike, si tradhëtare e rrethit tënd, unë nuk kisha qëllim të keq, ashtu sikur po reklamohet prej zemlakëve të tu.

Mimoza : Jo, jo, nuk jam aqë shumë e shqetësuar, sepse e di se ju jeni, përveç provokator, jeni edhe armiq të këtij vendi dhe nuk u besohet në asnjë moment dhe kur kemi biseduar herën e fundit, më keni tradhëtuar, duke e lëshuar interfonin pa paralajmërim, dhe ndër të tjera keni falsifikuar komunikimin tim si koleg të Parlamentit.

Simiq : Jo, kjo nuk qëndron, sepse falsifikimet i kanë bërë njerëzit e juaj, të cilët na kanë kërkuar të bashkëpunojmë, që pushteti i Albinit, të mos ekzistojë më në Kosovë.

Mimoza : Kush janë ata ?

Simiq : Edhe ti e dinë se kush është ai «lapoqi » me veshët e gjatë, që shetit lirshëm edhe në Beograd, i cili është i paguar nga opozita, për të bërë ç’mos, për ta rrëzuar pushtetin e Albinit.

Mimoza : Po, përgjimi i dytë, nga erdhi, që kishte ndërprerje të shiritit sikur ai i pari ?

Simiq : Edhe këtë e njeh fare mirë z. Mimoza, ky është ai « qyrri » i gazetës « Insajderi » të cilët e kanë marrë bajrakun, të bëjnë manipulime, mashtrime dhe falsifikime, për të përfituar ata edhe na si listë serbe në Kosovë, që ta rrëzojmë qeverinë Kurti, sepse nuk kemi rrugë tjetër, as opozita dhe as Lista e jonë serbe, por si duket kemi hasë në një gozhdë shumë të fortë të dyja palët.

Mimoza : Ku është Radoja, pse nuk po i jepni vërejtje dhe ta burgosni, sepse edhe ju serbëve u ka dëmtuar, siku rnë në rastin e Banjskës, që e ka kuptuar edhe bota, se qëllimet e juaja janë të rrezikshme për Kosovën dhe popullatën e këtij vendi pa dallim etnie.

Simiq : Ndoshta keni të drejtë z.Mimoza, por gabimet duhet të falen dhe Radoiçiqi, është qytetar i Kosovës, i cili do të pendohet për gabimet dhe krimet që i ka shkakëtuar këtij vendi, që është edhe vendlindja e tij, edhe pse nuk guxon ta pranojë nga shefi i tij Vuçiq, ai ka një konsideratë sepse ka një kapital të pa parë në këtë vend, që njëherë përnjëherë i është konfiskuar nga qeveria Kurti.

Mimoza : Atëherë pse nuk i pranon Radoiçiqi, gabimet dhe krimet që i ka shkakëtuar kësaj popullate dhe këtij vendi, ndoshta do i zbuten akuzat, nëse vjen këtu dhe vuan dënimin e merituar.

Simiq : Jo, jo, këtë nuk e pranon shefi i tij, ta dorëzojë sepse bie nën urdhërin e Albin Kurtit, i cili Vuçiqin, po e lë pa gjumë ditë e natë dhe tani ta dorëzojë trofenë Radoiçiq, si një favor të Albin Kurtit, që do ta kuptonte edhe më mirë bota se kush është krimineli i dytë i Ballkanit, mbas Millosheviqit.

Mimoza : Nëse doni ju serbët e Kosovës, të jetoni dhe punoni në Kosovë, si qytetar të këtij vendi ku keni lindë dhe rritë, duhet të sjellëni më mirë, përndryshe keni me mbetë në asnjërën anë, dhe do ti vuani pasojat, që e rëndojnë jetën dhe mirëqenjën tuaj përherë, duke mbetë pezull dhe shërbëtor të Vuçiqit, i cili po u përdor si vegla politike dhe primitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat