“Perandoria Biznatine” për historianët shqiptarë të pa lexuar

Opinione

“Perandoria Biznatine” për historianët shqiptarë të pa lexuar

Nga: Driton Tali Më: 19 tetor 2024 Në ora: 14:17
Driton Tali

Këtë idiomë për herë të parë e përdorë Volfi me 1557.

Pra: deri atëhere kjo idiomë për Perandorinë Romake, e cila një kohë nihej edhe si Perandori Romake Lindore, nuk ka ekzistu fare!

Ajo quhej PERANDORI ROMAKE dhe për kryeqytet kishte KONSTANDINOPOJËN, e cila në kohën e themeluesit të saj, dardanit Konstandinit të Madh, quhej Nova Roma.

Pas vdekjes së Konstandinit të Madh u quajt në emër të tij "Qyteti i Konstandinit", ashtu u quajt (Qostandiniye) derisa Ataturku nuk e ndërroi me ligj në Stamboll, me 28 mars 1930.

Volfi, me atë veprim, deshti që si trashigëmtare të Perandorisë Romake "të vërtet" ta paraqesi "Perandorinë e Shenjtë Romake", e cila sipas Napoleonit "nuk ishte as e shenjtë e as romake".

Historianë të pa lexuar, "Perandoria e Shenjtë Romake", në esencë ishte gjermane, dhe ishte shtet mesjetar të cilën e krijoi Papa Leo III, kur Karlin e Madh e kurorëzoi në "Renovatio romani imperii".

Pra, kjo ndodhi pas 103 viteve, kur Mehmet Fatiu, e pushtoi Konstandinopojën - kryeqendrën e Perandorisë Romake dhe vetën e shpalli "Qaiseri Rum" - Volfi e farkoi idiomën Perandori Bizante, për të treguar se Perandoria Romake ende ekziston dhe trashigëmtarët e saj janë gjermanët e krishterë (dhe jo osmanët myslimanë), të cilët me 476 u futën në Romë.

Natyrisht duke e minimizuar faktin se "barbarët gjermanë", të udhëhequr nga Odoakeri (apo Odoaseri), e mbytën Romën në gjakë dhe krijuan "Mbretërinë e Italisë" duke e kurorëzuar Odoakerin në mbret.

Sa për informim, edhe për të tjerët që i përzijnë "mollat me dardha", nga 476 Roma (lexo Vatikani) e humb tërësisht rëndësinë e saj.

Si qendër natyrisht që bëhet Konstandinopoja, por më vonë, pas mosmarrëveshjeve të shumta Lindje - Perëndim, dhe forcimit të mbretërive të Kristendomit e dobësimit të Konstandinopojës (nga luftërat e e pandërprera me persianët, serascenët - arabët, selxhukët etj) bëhet Aheni, dikur më vonë edhe Parisi, Vjena...

Gjersa, në ndërkohë PEERANDORIA ROMAKE (pra jo biznatine greke e sllavo-ruse) ishte perandori e cila udhëheqej të shumtën nga sunduesit ilirë, prej Konstandinit dhe Dinastisë së tij për të vazhduar me Marsianin, Anastasin, Dinastinë e Justinianit e deri të perandori i fundit, Isaku i Komnenëve, ishin të shumtën nga fiset e ndryshme ilire.

PS: mirë që keni magjistru e doktoru, tashti është ardhë koha edhe të lexoni ngapak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat