Çfarë na tregoi Gjykata e Romës!

Opinione

Çfarë na tregoi Gjykata e Romës!

Nga: Milaim Nela Më: 19 tetor 2024 Në ora: 17:29
Milaim Nela

Gjykata e Romës i bindi edhe ata më skeptiket se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk është gjë tjetër veçse një bord mjeranësh në shërbim të Edi Ramës kryeministrit ilegjitim të Shqipërisë! Ajo na tregoi se kjo gjykatë shqiptare vepron jo vetëm në kundërshtim me ligjin por edhe kundër interesave të Shqipërisë për të cilat është aty që ti mbrojë!

Gjykata e Romës na dëshmoi edhe njëherë neve shqiptarëve se Shqipëria nuk ka më parlament por një tufë puthadorësh që i komandon dhe i kontrollon një njeri i vetëm e ai është Edi Rama!

Shqipëria nuk është më republikë parlamentare por pronë private e uzurpuar nga mafia që duket se e kontrollon këtë përmes pushtetit të pakufizuar të një njeriu të vetëm e ai është Edi Rama!

Gjykata e Romës na dëshmoi edhe njëherë që presidenti i vendit është argat mjeran i pa shtyllë kurrizore që jo vetëm nuk e kundërshtoi këtë marrëveshje skandaloze por e mbështeti atë.

Gjykata e Romës na nxorri në sipërfaqe edhe dobësinë e Partisë Demokratike dhe opozitës që pavarësisht se pushtetin në Itali e kanë aleatë të saj nuk pati kurajon ta kundërshtojë këtë marrëveshje me forcën e duhur marrēveshje që hapur cënonte sovranitetin, interesat dhe të ardhmen Europiane të vendit.

Gjykata e Romës iu dëshmoi të gjithë shqiptarëve se mosreagimi i tyre për ta ndaluar hapjen e kampeve Guanatamabejane në Shqiperi tregon konformizmin tonë si shoqëri që është po aq vrasës sa veprimet e një qeverisjeje mafioze.

Personalisht ndihem mirë me veten time që e kam kundërshtuar këtë marrëveshje me gjithë fuqinë e zërit tim dhe këtë e kam bërë publikisht edhe në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike me 2 Dhjetor 2023.

Për ata që kanë interes mund ta ndjekin fjalën time në këtë LINK dhe për çështjen konkrete nga minuta e 10të!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat