O sot, o kurrë, të zbulohet kush e vrau Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin

Opinione

O sot, o kurrë, të zbulohet kush e vrau Besim Dajakun dhe Bekim Kastratin

Nga: Faton Mehmeti Më: 20 tetor 2024 Në ora: 16:28
Autori Faton Mehmeti

S’ka asnjë dyshim se pas luftës ka ekzistuar një komplot i orkestruar për të vrarë aktivistët e LDK-së dhe ata që e mbështesin. E tillë ishte edhe data 19 tetor 2001, kur në një atentat të organizuar mbetën të vrarë Bekim Kastrati, gazetar i gazetës “Bota Sot”, dhe Besim Dajaku, pjesëtar i Sigurisë së Presidentit Rugova, si dhe u plagos Gani Geci, ish-deputet i LDK-së. Edhe pas 23 vitesh, vrasja e dyfishtë ende nuk është zbuluar, me shpresën se Gjykata Speciale do të ndriçojë të vërtetën.

Sigurisht, të gjitha shpresat janë te Gjykata Speciale, me zhvillimin e procesit që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të luftës, të cilët sigurisht mund të dinë diçka për ata që urdhëruan dhe ekzekutuan Besimin dhe Bekimin.

Fatmirësisht, ka shpëtuar Gani Geci, i cili më parë ka theksuar se do të jetë dëshmitar në Hagë. Uroj që sa më parë të zbardhet rasti në fjalë, ndryshe drejtësia kurrë nuk mund të jetë e plotë.

Përtej aspektit të LDK-së, ajo asnjëherë nuk ka ruajtur statusin e saj si parti e përndjekur, duke bërë koalicione me ata që i akuzonte për vrasje të aktivistëve të saj. Kjo paftyrësi veçse ka rënduar edhe më shumë dhimbjen e familjeve të të vrarëve, pasi shtëpia të cilën e mbrojtën me gjak nuk respektoi gjakun e tyre.

Duke bërë koalicione për interesa personale, LDK-ja veçse shkeli mbi gjakun e atyre që dhanë jetën sepse nuk pranuan të bashkohen me të keqen. Duke bërë një përmbledhje të këtij shkrimi, më duhet të them se shpresoj që në fund urdhërdhënësit dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat