Intelektualët “shkencëtarë”, pa asnjë punim shkencor dhe me doktrinë islamiste!

Opinione

Intelektualët “shkencëtarë”, pa asnjë punim shkencor dhe me doktrinë islamiste!

Nga: Petrit Dibrani Më: 20 tetor 2024 Në ora: 17:58
Autori

Shpërfaqja e “intelektualizmit shkencëtar” pa asnjë punim shkencor dhe me doktrinë islamiste, në mediume apo rrjete sociale, është interes personal financiar, ose analfabetizëm i shkallës së parë, me diplomë në xhep.

Kanë harruar të lartëcekurit se filmat vizatimorë janë “substancë narkotike” kalimtare, vetëm për fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, andaj edhe shfaqen para publikut kundër vlerave kombëtare!

Qëllimisht, për arsye të asaj që shohim dhe dëgjojmë nga përditshmëria në studio televizive, kam obligim moral e intelektual të shkruaj, përgënjeshtroj dhe hedh poshtë çdo tentim për tjetërsim dhe përdhosje të vlerave tona kombëtare.

Stuhitë godasin nga pangopësia e shpërfaqur me trurin e zbrazur, mirëpo jo të gjithë e pranojnë servilosjen dhe përdhosjen e vetvetes, ngase nuk janë dhe nuk pranojnë të tjetërsohen për një grimcë mirëqenie. Kuptojeni se vetëm gjenitë nuk goditen nga stuhitë, ngase ata shkojnë kundrejt erës së keqe, i tmerrojnë njerëzit e fëlliqur, pastrojnë ajrin dhe nuk i besojnë bunacës së çastit.

Gjatë stuhisë, gjithmonë tentohet të gjendet arsyetimi se çdo njeri, kur e kupton që është mashtruar e ka gabuar, zhgënjehet dhe ndjehet i trishtuar.

Unë jam në dijeni se beteja më e ashpër për çdo qenie njerëzore është të qenurit vetvetja, në një vend që përpiqet ditë e natë të të kthejë në një njeri tjetër. Andaj, çdo imitim nga (analfabetizmi dhe servilizmi) për tjetërsim, fillon në shtëpi nga analfabetizmi, vazhdon e përhapet në shkolla nga intelektualizmi i rrejshëm dhe interesat e ngushta dhe legjitimohet si e drejtë shtetërore.

Patriotizmi dhe Servilizmi

Patriotizmi, edhe pse është term-koncept i gjerë, lidhet drejtpërdrejt me ndjenjën e dashurisë dhe përkushtimit ndaj atdheut. Lidhja e dashurisë për atdheun fillon nga gjuha amtare, duke vazhduar me traditat, kulturën, historinë, simbolet, figurat dhe dëshmorët. (Të gjitha këto janë vlera kombëtare.)

Servilizmi fillon nga lindja dhe ngjizet-trillohet prej edukatës prindërore. Nuk flitet dhe nuk lexohet në gjuhën amtare, dhe s’ka mundësi që të mësohet asgjë kombëtare, duke u shndërruar kështu në një sëmundje kronike.

Kakistokracia me doktrinë islamiste, ekonomike, politike dhe radikale, s’do lejohet të krijohet në trojet shqiptare.

Juzgjatjeta e shëndetit, me thënien e Profetit tim, Gjergj Kastrioti:

“Vendi im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, por ato mi ka falur Zoti.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat