Reagim ndaj qasjes së Hisen Berisha ndaj MM dhe FSK-së"

Opinione

Reagim ndaj qasjes së Hisen Berisha ndaj MM dhe FSK-së"

Hafir Hoxha Nga Hafir Hoxha Më 22 tetor 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Hisen Berisha, unë besoj që Ministria e Mbrojtjes nuk bjen pre e provokimeve tua të dyshimta që janë shkaku i mosdijes tënde ndoshta të qëllimshme nga ti apo dikush të ka porositur!

Hisen Berisha, edhe pse pa shkollim ushtarak, me kohën që ke kaluar në UÇK, TMK dhe FSK është dashtë që me të vërtetë të njohësh Kodin Ushtark që shpesh po e përmendë si “ ekspert” ushtarak në debate e sidomos që kur je kyq aktiv në politikë dhe aktualisht je edhe anëtar i Komisionit Parlamentarë për Siguri!

Unë e di që fort mirë e din ti si funksionon FSK, i din dhe i përmendë mangësitë dhe “dallaveret” që ndodhin aty, por kurrë nuk të dëgjuam që tregon arsyet, diagnozën e atyre problemeve pse ndodhin ato që nga viti 2000 dhe kurrë nuk guxove me dhën një propozim si “ ekspert“ i sigurisë të eliminohen ato anomali në FSK!?

Ti me etje dhe ego që tregon për funksione politike e sidomos aty ku po synon si “ekspert” i sigurisë po e shkelë i pari Kodin Ushtarak, ti gjatë paraqitjrve tua publike shpesh jep dezinformata, dhe të dhëna edhe të vërteta që nuk do të duhej të jenë publike!

Edhe nga qasja politike në aspektin e sigurisë së fundmi bën akuza dhe analiza që edhe po ti bënte një Deputet që ushtrinë e ka pa vetëm në Televizion do të ishte e turpshme për të!

Kur kërkon sqarim për buxhet dhe armatim të FSK-së, kur thua në akuzat e fundit ndaj Qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes aktuale se;

“Nuk ka këtu Ministri i Mbrojtjes çka ndryshon në këtë Mimistri’ ska qka flet as për buxhet e as për armatim të FSK-së! Këto plane, ky buxhet këto politika të ushtrisë jan të planifikuara në planin 10 vjeqatë të FSK!“ pra kushdo mundet të jetë Ministër i Mbrojtjes vetëm duhet të punon në bazë të atij plani!

Ky konstatim, ky vlerësim, kjo qasje e jotja i jep fundë dilemës, qasjes dhe njohurive tua në sistemin e sigurisë!

Sipas mendimit tënd as Ukraina e as Izraeli nuk është dashtë ti ndryshojnë politikat dhe aktivitetet e tyre 10 vjeqare që i kanë planifikuar për sigurinë kombëtare dhe zhvillimet e ushtrive të tyre edhe në rrethana të reja kur shpertheu lufta e armatosur në vendet e tyre!

Hisen i nderuar, ti e din që i respektoj institucionet, delegatët e kuvendit e pak më shumë ata që ishin pjes e UÇK-së, Planet e sigurisë në afatshkurtë  afatmesëm dhe afatgjatë është e vërtet që bëhen, por Ministri i Mbrojtjes, Qeveveria e vendit i përcjellin ndryshimet dhe aktivitet politike dhe gjeostrategjike në vendë dhe rajon, i përcjellin politikat globale të sigurisë dhe veprojnë sipas rrethanave të nevojshme me politikat aktuale që nuk dmth që ato aktivitete janë planifikuar ne planet e lartpërmendura!

Prandaj kërkesat, kritikat, akuzat tua politike ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK janë plotësisht jashtë Kodit Ushtarak, nuk e kuptoj a i bën këto sjellje shkaku i mosdijes tënde apo ke prapavijë dhe dinakëri politike që tenton ti fusësh në pozitë jo të mirë këto institucione që të bëjnë skandale për çka ti je i interesuar që ata të përgjigjen në pyetjet tua për buxhetin, për llojin e armatimit dhe të municionit si dhe paisjeve të tjera që jan furnizuar. (jashtë planit tëndë 10 vjeqarë që ti e njeh)!

Unë besoj në instritucionet e Kosovës që nuk bin pre e provokimeve tua të dyshimta! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat