Ne kemi nevojë për politikanë dhe patriotë shqiptarë!

Opinione

Ne kemi nevojë për politikanë dhe patriotë shqiptarë!

Nga: Gjon Neçaj Më: 22 tetor 2024 Në ora: 16:57
Autori Gjon Neçaj

Nga një vrimë e vogël, rrjedh e gjithë fuçia, thotë një fjalë popullore. Siç shprehet këtu e një dekadë më parë një publicist nga Kosova, tashmë kaluar në botën tjetër, ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikuar krijimtarinë e tij, andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim. E që atëbotë, në kohën e tij, një nga veset që ka stigmatizuar , ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Në gjallje shumë pak është kuptuar Konica, pasi ngritja e tij intelektuale ka qenë më lart se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij, prandaj shpeshherë është keqkuptuar deri në infinit.

Qysh atëherë një nga veset që ka stigmatizuar ai, ka qenë xhelozia që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin. Kjo xhelozi e tejskajshme, siç e ka stigmatizuar edhe Konica , i cili del nga prirja jonë për të qenë të gjithë të parë. Ky lloj bajraktarizmi ka vyshkur së tepërmi çështjen tonë kombëtare , duke mos rezultuar e frytshme në masën e kërkuar.

Bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post diktaturë, e vazhdon ende aktualisht .Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç ‘është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është tritoli e korrupsioni, që nëpër ministria drejtojnë të paaftit, etj.

Ky bajraktarizëm ka bërë që çështja jonë kombëtare të mos rezultojë e frytshme në masën e synuar. Kohët e fundit është folur e shkruar me mllef ndaj simboleve , simbolikave dhe virtyteve kombëtare nga disa shkrimazhinj të përlyer dhe frustruar ,duke stigmatizuar ketu e 110 vjet më parë ata që u përballën me fatet e kombit tonë, po ia dualën ballazi me pushkë e me penë, për ta ribërë mëmëzonjën ashtu siç kishin parashtruar, duke skalitur në pasaportën e shekullit edhe me gjakun e tyre emrin e lartë rilindës.

Zjarri i kësaj lufte është ndezur në shtetin amë, po edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut. E ata janë profesorë, studiues, intelektualë dhe politikanë të spektrit të ndryshëm të politikës. Po ua kujtoj I nderuar lexues i nderuar i gazetës ”BOTA SOT” , se me Andon Zako Çajupin dhe vargjet e tij brezi im është rritur dhe edukuar, krahas me vargjet e poetit kombëtar Naim Frashëri, Pashko Vasa, etj.

Edhe ne si shumë e shumë krijues të tjerë në mbarë hapësirën shqiptare bëjmë pyetjen se ku janë ata intelektualë që lejojnë ta zvetënojnë epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë. Politika dhe krejt shoqëria e shëndoshë shqiptare duke të marrin shembull nga patriot, ndjesë pastë, Mark Krasniqi. Ai, si një patriot dhe politikan i zgjuar , si një bashkëpunëtor besnik dhe krah i djathtë i Presidentit Rugova, jo vetëm i qëndroi pranë por edhe e mbështeti prijësin historik të shqiptarëve të Kosovës, në momentet më delikate të historisë dhe lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci, nën emblemën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat