Tërmet politik në Shqipëri?

Opinione

Tërmet politik në Shqipëri?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 tetor 2024 Në ora: 08:42
Sherif Ramabaja

Berisha për momentin u harrua. Në qendër të vëmendjes ishte hapja e xhamisë së Namaz – gjasë nga Erdogani e Rama në Tiranë.

 Më pas pasoi hapja e bisedimeve me EU, që ishte një ngjarje historike për shqiptarët.

Dhe ende pa përfunduar festimet për këto dy ngjarje kolosale, siç do ti përshkruanin adhuruesit, ndodhi tërmeti politik.

 Lajmi u hap si vetëtima: U burgos ish presidentit Ilir Meta. Kishte pasur rezistencë u tha. Meta po kthehej nga Kosova...

Derisa sytë e tërë botës ishin orientuar drejt Lindjes së Mesme, zjarrit të luftës mes Izraelit, hamasit dhe Hezbullahut, pa e harruar edhe luftën mes Ukrainës e Rusisë, por edhe zgjedhjet amerikane mes Trumpit dhe zonjës Harris janë tejet aktuale, kur u dëgjua për lajmin bombastik: mbi burgosjen e ish presidenti Ilir Meta.

Shqiptarët për një moment mbetën të shtangur, nuk u besonin veshëve se çdëgjonin. Lajmin e morën si shaka të hidhur, alla shqiptarqe, por mediat lajmëronin minutë pas minute. I përshkruanin detajet e arrestimit. Njësia speciale ishte në aksion, agjentët e inteligjencës shqiptare, policia rajonale dhe shtetërore, dronët Bayraktar, tanket ushtarake, autoblindat, zjarrfikësit etj. etj. Lajmi hyri në çdo lagje e shtëpi.

Ndoshta pa dashje, po secilit që e dëgjonte këtë lajm, sikur i shfaqej përpara fytyra e piktorit. Si të ishte ai shkaktari i burgosjes së Metës. Askush sështë mbi ligjin, kishte porositur piktori. Ligjet si ka bërë ai, as gjyqësorin „nuk e ka në grusht”

Metën dikur e kishte pasur partner në koalicion, po ajo ishte dikur. Kohët kanë ndryshuar.

 Piktori asnjëherë nuk i ka fshehur ambicie për një pushtet absolut. Atij tash nuk i duhet as Berisha, as Meta e as Luli. Ai nga sukseset sikur fluturon mbi retë.

 Nëse ai nuk kujdeset që ti shpëtoi institucionet shtetërore, duke i rrëmbyer një nga një, cili do ta bënte këtë. I duhej ti shpëtonte mediat nga opozita, ndikimet e propaganda e huaj. I duhej ta reformonte partinë me Rilindjen dhe Patronazhistët, si pjesë të pushtetit të tij.

I duhej që edhe malet ti mbush me plantacione dhe gjelbërim. I duhej që në prag të zgjedhjeve popullit ti shpërndante ndihma humanitare. I duhej ta satanizonte opozitën, si e paaftë për të qeverisur et. etj.

Dhe që të ketë sukses të plotë, i duhej ti imitonte Erdoganin, Vuçiqin dhe Orbanin etj. Motoja: cili ta zër rrugën, largoje. Kjo metodë si duket po funksionon te Erdogani, Vuçiqi, Orbani etj. pse mos të funksionoi edhe te piktori.

Meta tash ndoshta nuk paraqiste rrezik, se kishte mbetur i zhveshur, edhe pa grua, po si duket nga e kaluara kishte llogari të hapura.

Piktori këto ditë po tregon formë të shkëlqyer: për vizitë e kishte pasur mikun e tij të shtrenjtë Erdoganin, me të cilin e hapën edhe xhaminë e Namaz – gjasë me kapacitet për 5.000 besimtarë.

Pas xhamisë së Namaz - gjasë e hapi dhe e përuroi po ashtu qendrën e refugjatëve të cilën do ta menaxhoi Italia. Me një fjalë të gjithë emigrantët të cilët ia mësyjnë Italisë, do të transferohen drejt Shqipërisë.

Sapo e përcolli Erdoganin dhe e hapi qendrën e refugjatëve, arriti ti hapë bisedimet me EU për anëtarësimin.

 Këto ishin suksese që në emër të korrupsionit, luftës së krimit etj. ta tregoi dorën e fortë ndaj të pabindurve e posaçërisht ndaj rivalëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat