Hyde Park, me 140 hektarë në një pjesë të Londrës, është famoz për mbajtjen e ngjarjeve të mëdha, tubimeve të ndryshme joobligative, qofshin ato rreth shprehjes së pakënaqësive politike, ngjarjeve kulturore të ndryshme, të cilat i paraqesin para masës së tubuar. Posaçërisht në këto tubimeve, ata shprehin qëndrimet, reagimet, sugjerimet e tyre para masës, e cila shpesh i injoron. Disa nga kureshtja shkarazi edhe i dëgjojnë, ndërsa ata vazhdojnë rutinën e paramenduar me shëtitje, vrapime dhe forma të tjera kulturore e sportive.
Masa e grumbullohet për të reaguar për vërejtjet, pakënaqësitë, sugjerimet etj. Aty nuk merren kurrfarë vendimesh sepse, nuk janë tubime të organizuara legale zyrtare por të një mase e cila vetëkënaqët me atë që e shprehë dhe e shpërndan me vetëkënaqësi se ia kanë arritur qëllimit. Pra humbje kohe.
Fatkeqësisht, opozita e Dardanisë, po thuajse së janë shndërruar në individë të Hyde Parkut të Londrës të cilët, ani pse, askush nuk i dëgjon përpos atyre që dalin para foltores, i pranon në mënyrë serioze ani pse, as nuk kan sugjerime, propozime konkrete përpos, trillimeve, sharjeve e akuzave me theks të veçantë, rreth keqërdorimeve, hajnive, krimeve, korrupsionit dhe pasurimit enorm të jashtligjeshëm. Me këto elemente ata sulmojnë partinë në pushtet, respektivisht qeverinë rreth duke i harruar të bëmat e tyre. Ata e bëjnë këtë me qellim që ta sulmojnë pushtetin për t’ia mbyllur gojën që mos të reagojnë rreth, investigimit, zbulimit dhe ndërmarrjes së masave adekuate, që nga konfiskimi i pasurisë së jashtëligjshme, përgjegjësia për veprime të gabuara shtetërore, politike e diplomatike, në dëm të shtetit etj. Me theks të veçantë, rreth marrëveshjeve me Serbinë, ku opozita e sotme ka bërë lëshime të dëmshme rreth koncesioneve, tentim korrigjimit-ndarjes së pjesës veriore dhe, bashkëpunimit me grupet krminalo-terroriste të sponzoruara nga Serbia, të cilët u shantazhuan për mos ta pasur guximin pastaj t’u rezistojnë kërkesave shume të dëmshme nga Serbia. Kjo sepse, po nga ato struktura hajduto-kriminalo-terroriste, ishin të shantazhuar, qoftë edhe për njohuritë rreth veprave të tyre kriminale, për çka një numër i tyre sot po ballafaqohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
Është fatkeqësi kur, disa nga ish komandantët të cilët mburreshin për moralin e lartë atdhetar, siç e patën ushtarët e UÇK-së, martirë e heronj, që fatkeqësisht, fuqia magnetike e parasë, ua vodhi atë “patriotizëm” në favor të pasurisë së vjedhur nga shteti. Ata të gjithë janë bërë sikur të “çartur”, duke e akuzuar qeverinë para se ajo, në të vërtetë, të ndërmarr hapa ligjor për, identifikimin, konfiskimin dhe sjelljen para drejtësisë të individëve të cilët, duan të tregojnë muskujt para drejtësisë, prokurorisë dhe gjyqësisë si të paprekshëm. Çdo person që dyshohet për keqpërdorim, hajni e pasurim në cilëndo qeveri të jenë ata, pamëshirshëm duhet të ndiqet. Bile, nëse këta të kësaj qeverie kanë keqpërdor, do t’i ndëshkoja dyfish me ashpër sepse, kanë premtuar për pastërti, zbatim të ligjit dhe konfiskim të pasurisë. Dorën në zemër, në veri, ia konfiskuan pasurinë e Radoiçiqit por jo edhe bashkëpronarëve shqipfolës dhe bashkëpunëtorëve të tij të cilët ende mbajnë shpresa së do t’i ikin drejtësisë, duke aluduar e shpresuar në ish prokurorët me të cilët thuhet së kanë bashkëpunuar, pasi ish pushteti i vendosi në ato poste.
Për ta bindur popullin se drejtësia do të veproj, duhet të ndërmarrin masa menjëherë ndaj të gjithëve pa dallim, përndryshe, lëvizjet e opozitës nëpër diasporë, për qellim e kanë që ata t’i bindin se nuk kanë dorë në veprimet antiligjore sepse janë akuza “të pabaza të pushtetit”, se, “pushteti aktual” po u premton të gjitha të mirat për vota, që nuk është larg mendsh, ashtu sikur opozita me premtime së, do t’i rrisin pagat, punësimin, një arsimin e shëndetësi ndryshe etj. Ata po harrojnë se çka i kanë lënë këtij pushteti i cili, edhe pas mandatit të ardhshëm, vështirë se mund t’i sanojë të gjitha ato dëme, ekonomike, politike e shtetërore të cilat ia lanë kësaj qeverie duke i prolonguar të gjitha veprimet me interes shtetëror, marrëveshjet e pa zbatuara, duke e keqpërdorur përkrahjen e Amerikës të cilët, duke u thirrur se janë me Amerikën dhe për Amerikën, keqpërdoruan gjithçka iu erdhi për dore. Sot, me pretekstin se “gjoja ne jemi më pro amerikan së qeveria aktuale”, ata pa hezitim janë në gjendje të pranojnë çdo gjë që iu kërkohet edhe nëse është kundër interesave të shtetit, tërësisë territoriale. Madje, ata edhe sot publikisht deklarojnë së, Serbisë duhet t’i jepet diçka, ashtu siç deklaron Edvin Kristaq Rama që shumë herë.
Serbia, publikisht deklarohet për synimet në vazhdimësi për të njëjtat aspirata. Ajo përmes parullave, jo vetëm në manifestime sportive por, edhe zyrtarisht në Kuvendin gjithë serb në Beograd, kur aprovojnë Rezolutë rreth pjesës veriore, se “ajo është pjesë e Serbisë”. Prandaj, edhe ndërkombëtarëve ua thonë troç së, kurrë nuk do ta njohin pavarësinë e Dardanisë (Kosovës). Atëherë, shtrohet pyetja legjitime se, pse po bisedohet me Serbinë dhe, si mund të bisedojë Serbia “me një pjesë të territorit të” sajë, siç pretendon ajo. Lidhur me këto pretendime, qeveria serbe edhe me shkrim e njoftoi BE-në se, tërhiqet nga Marrëveshja e Ohrit duke e refuzuar zbatimin e saj, sepse, e kërkon zbatimin vetëm të atyre pjesëve të marrëveshjes si pikën e shtatë, themelimin e Asociacionit e pastaj të gjitha pikat tjera si kusht, për t’i vazhduar bisedimet.
Është tragjike për Dardaninë kur, Bashkësia Ndërkombëtare u kërkon njëjtë të dyja palëve të vetëpërmbahen nga veprimet e një anshme, duke i barazuar palët në dialog, qoftë edhe pas sulmit terrorist në Banjë i sponzoruar nga Serbia me qellim të aneksimit të pjesës veriore bile, duke quajtur si incident e jo akt terrorist. Dje, z. Obrian në një intervistë, veprimet e qeverisë i quajti si “tregim të muskujve” në pjesën veriore ndaj pakicës serbe, ani pse, me urdhër të Vuçiqit i braktisën të gjitha institucionet duke na e bërë me dije së nuk i pranojmë ato dhe nuk e njohin pavarësinë e Dardanisë, përderisa publikisht kanë deklaruar së, zbatimi i ligjit, luftimi i korrupsionit, terrorizmit, trafikimet e llojeve të ndryshme etj. janë veprime legale.
Është për keqardhje së, edhe pse e dinë se ndaj pakicës serbe në veri, presion e terror e terror, ushtron pushteti i Vuçiqit, duke i shantazhuar që është e vërtetë e jo pushteti aktual. Bashkësia Ndërkombëtare, nuk duan të prononcohen rreth kësaj dukurie, ani pse, shpesh në bisedimet me ta, ua kanë thënë troç së, për interesa gjeo-politke, nuk duan të jenë të sinqertë. Populli i Republikës së Dardanisë, ende janë nën sanksione brutale ekonomike, të njëanshme e raciste, me tendencë që si forme e presionit ekonomik e me qellim të organizimit të presionit social nga masat, ta dobësojnë ketë qeveri deri edhe, nëse jo të rrëzimit, të pa mundësimit të fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“Nuk kanë faj”, as ndërkombëtarët e posaçërisht Serbia së, nuk kanë pritur se një rezistencë të pa luhatshëm në mbrojtjes të interesave të shtetit pasi, janë mësuar nga kasta e ish udhëheqjes të kaluara e cila, e gjetur para akteve antishtetërore, falje territoresh për poste, korrupsionit, pasurimit dhe koncesioneve ndaj Serbisë, tani, të gjithëve po u duket sjellje “anormale” që të rezistohet në mbrojtje të interesave shtetërore, Kushtetutës, duke përfshirë, sovranitetin dhe tërësisë territoriale.
SHBA-të, siç e kam cekur edhe në shkrimin e fundit në “Bota sot” i njohin që të gjithë pozitë e opozitë në udhëheqjet e tyre. Po harrojnë se në SHBA që të gjithë i kanë profilet e sajuara të sakta nga organet kompetente prandaj, çdo tentim i shitjes së tyre për të ardhur në pushtet, vetëm sa e vërteton lakminë e tyre për pushtet pa marrë parasysh se nuk kanë aftësi, nder e moral të cilët e kanë vërtetuar nga e kaluara e sundimit të tyre. Prandaj, e dinë së, nuk është lehtë të bisedohet me Kryeministrin Kurti pasi, ka njohuri, dije e guxim kur është në pyetje interesi i shtetit, e vërteta dhe realiteti politik, e drejta e pa diskutueshme e popullit shqiptar të Dardanisë ndaj Serbisë. Kurti i din padrejtësitë historike e politike në të kaluarën gjatë shekujve dhe tentativat që, përmes presioneve të llojeve të ndryshme, të heq dorë nga e drejta e të qenit shtet sovran e i pavarur pa interferime, kontrollim dhe pengim të funksionimit të shtetit nga ana e Serbisë. Nuk e di se garancitë ngado që vijnë, bazuar në ato të dhena në rastin e Ukrainës e të cilat u shkelën nga Rusia e Putinit, sa janë të sigurta e të qëndrueshme. Prandaj, opozita bashkë me kryeministrin shqiptar në miqësi apo servilizëm me Vuçiqin, i vërsulën me narracionin e njëjtë sikur atë të Viçiqit, për qellim e kanë që para Evropës dhe SHBA-ve, ta paraqesin si “i pa dëgjuar, i pa koordinuar dhe i pa disiplinuar”.
Populli i Dardanisë, për këto 25 vite, jam i bindur se mund ta bëjë dallimin dhe, nëse janë të interesuar, e me siguri se janë, duhet të angazhohen që edhe në mandatin e ardhshëm, kjo treshe aktuale, Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Krye-parlamentari Glauk Konjufca, të vazhdojnë me udhëheqjen e Republikës së Dardanisë (Kosovës). Gjithmonë nëse duan që shteti të jetë në binarë normal e sovran, i bazuar në ligjet dhe Kushtetutën me qëllim që, ata që e sollën vendin në ketë deregje, të ndëshkohen sipas akteve normative në fuqi.
Për ta arritur këtë, duhet që mos të bien pre e dezinformatave, shpifjeve të sajuara dhe luftës hibride e cila ka marrë përmasa shqetësuese. Populli e di se kush qëndron prapa këtyre veprime të cilat, jam i bindur së, nëse kanë gabuar në të kaluarën, tani, nuk do të gabojnë përsëri.
Këtu në SHBA e kanë një shprehje ku thuhet: Nëse më mashtron herën e parë, qofsh i marr t’i, nëse me mashtron për së dyti, qofsha i marr unë. Prandaj, nëse gaboni edhe pas 20 viteve në pushtet të kësaj opozite, barrën, pasojat dhe përgjegjësitë, bien mbi kurrizin tuaj.
Honoré de Balzac ( 1799-1850 ) Novelist i njohur francez me përmasa botërore thotë: “Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim madh”.