Konvertimet dhe psikologjia e turmave

Opinione

Konvertimet dhe psikologjia e turmave

Nga: Merxhan Jakupi Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:29
Autori Merxhan Jakupi

Konvertimet e muajve të fundit në Deçan që ekspozohen përmes disa shoqatave, nga feja islame në siç thuhet fenë e të parëve, në të krishterë katolikë, kanë ngjallur kritika dhe përplasje në opinion.

Konvertimet e këtyre grupeve dhe individëve nuk kanë karakter spiritual. Këto grupe dhe individë nuk e njohin në thelb fenë islame dhe as fenë në të cilën konvertohen,katolicizmin.

Këta individë vuajnë nga kriza e identitetit dhe kompleksi i inferioritetit. Këta grupe dhe individë humbin çdo pushtet mbi veten, dhe kjo në esencë do të thotë arratisje nga vetvetja, duke iu bindur udhëheqësve të tyre.

Udhëheqësit dhe organizatorët e turmës dinë të manipulojnë mes propagandës dhe ideologjive, ndërkohë që turma mbetetnjë kope që iu nënshtrohet shumë lehtë shablloneve dhe autoriteteve të mjeshtërve mashtrues dhe përfituesve të rrejshëm. Këta grupe dhe individë nuk janë të frymëzuar dhe të lidhur shpirtërisht me Zotin. Këto grupe dhe individë,për t’u konvertuar në siç theksojnë në fenë e të parëve,kanë lënë dogmat e vjetra, ndërkohë që në shpirtin e tyre kanë zënë vend dogmat e reja.

Të konvertohesh dhe të ndryshosh gjendjen shpirtërore, ritualet,traditat dhe edukimin për më tepër është shkëputje nga një vazhdimësi e traditës,dokeve, që përfaqësohet nga paraardhësit, stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit, fisi dhe shoqëria që të rrethon.

Konvertimet te popujt e Ballkanit dhe te shqiptarët janë shumë komplekse dhe delikate. Popujt ballkanas janë shoqëri tradicionale,konservatore dhe të mentalitetit lindor. Këto popuj kanë qytetërim bizantino-islam.

Konvertimi i disa anëtarëve dhe grupeve të Deçanit dhe shoqatave tjera nga feja islame në fenë e të parëve,është imitim i shoqërive dhe qytetërimit perëndimor.

Konvertimet në shoqërinëperëndimore janë individuale.Shoqëritëperëndimore janë shoqëri post-sekulare dhe post-moderne. Shumica e individëve që konvertohen në fe ose konfesione përballën me krizë identiteti.Ata janë të pavarur, ata nuk konvertohen kolektivisht nga udhëheqësit autoritarë për qëllime ideologjike ose materialiste. Këta individë të shoqërisëperëndimore, konvertimin nga krishterimi në budizëm ose në fenë islame, e bëjnë për shkak se lidhen shpirtërisht,duke gjetur kështu një identitet të ri, që i bën më të lumtur dhe të kënaqur. Feja është çështje private e çdo individi në shoqërinëperëndimore dhe kjo respektohet tërësisht. Gjithashtu ekziston harmoni dhe tolerancë mes komuniteteve sekulare dhe komuniteteve tradicionale fetare në shoqëritëperëndimore. Shoqëritë perëndimore janë shoqëri post-sekulare dhe post-moderne. Pas Revolucionet Francez, siç dihet tashmë u bë ndarja e fesë nga shteti.Shoqëritë perëndimore e zhvendosën Zotin në kisha dhe katedra.

Sociologu dhe filozofiGustav le Bon, në veprën “Psikologjia e popujve dhe e turmave”, thekson se shoqëritë,tributëpuritane dhe të pailuminizuara,bien lehtë nën ndikimin e ideologjive, miteve, kulteve dhe konvertimeve fetare, nga despotët dhe profetët e rrejshëm.

Konvertimet e grupeve dhe individëve nën moton të kthehemi “në fenë e të parëve”, janë imponim i ideologjive dhe dogmave boshe. Këta individë të konvertuar në të krishterë të konfesionit katolik duan të bëhen “më katolik se papa”.

Pa marrë parasysh se në cilin religjion dhe ideologji konvertohen këto grupe dhe individë,në kokë do mbeten me mentalitet ballkanas,shoqëri me mentalitet dhe qytetërim bizantino-islam.

Ata në kokat e tyre nuk do të ndryshojnë,sikurse nuk ndryshuan kokat e qytetarëve turk,kur vunë shapkat për t’u bërë europian, ndërkohë që edhe pas një shekulli turqit mbetën popull lindor, oriental dhe mesdhetar.

Është e drejta e çdo qytetari shqiptar të konvertohet si pas dëshirës së tyre në një fe,ose të kalojë në ateizëm dhe në ideologji të ndryshme, por jo të shndërrohen në turma, kope, për qëllime të despotëve dhe mjeshtërve mashtrues.

Kthimi në “fenë e të parëve” i këtyre grupeve dhe individëve duket shumë iluziv dhe dogmatik, sepse sipas kësaj logjike, ata,së pari duhet të konvertohen në paganizëm (politeizëm) pastaj në të krishterë të konfesionit bizantino-ortodoks, sepse siç dihet në Kosovë dhe Maqedoni mbi 80 përqind të shqiptarëve kanë qenë ortodoks. Konvertimi i dytë i këtyre grupeve dhe individëve duhej të ishte ngaortodoks në katolik, ndërsa për t’u bërë me identitet të qytetërimitperëndimor, anglo-sakson,këta individëdo të duhej të konvertohen në konfesionin protestant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat