Edhe DASH, e mbështet SPAK-un

Opinione

Edhe DASH, e mbështet SPAK-un

Nga: Dedë Preqi Më: 23 tetor 2024 Në ora: 15:58
Dedë Preqi

Sëcila periudhë historike e zhvillimeve në shtetin shqiptar ka qenë e lidhur ngusht me një ndikim pozitiv të jashtëzakonshëm nga SHBA-të, duke u nisur nga cili do prej sektoreve të saj.

Mirëpo, gjatë rrjedhave të historisë, herë pas-herë një element i dhënë i ekzistencës së këtij populli ka ndryshuar në një mënyrë të veçantë, duke marrë ndoshta një kuptim tjetër, që zbulohet me imazhin e njeriut autoritar dhe vepres së tij të shëmtuar, siq ishte koha e E.Hoxhës, duke e mbajtur të izuluar këtë vend pothuaj se një gjysmë shekulli.

Padyshim se jemi para një sinjali që lajmon opinionin e botës, se Shqipëria tani më nuk është nën diktaturën e Enver Hoxhës, por të një diktori tjetër autokrat, i cili nuk po përdor elementet dhe metodat e ish-diktatorit Hoxha, por ka zgjedhur elemente të tjera, pakëz më të buta dhe bindëse përmes ligjeve, të cilat vet i ka projektuar dhe i ka vendosur «argatët»  e vet në krye të tyre, siq është SPAK-u.

Është mirë që edhe DASH-i, e mbështesin këtë Institucion ligjor që është në ndjekje të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, që përmes sundimit të ligjit të luftohen këto dokuri negative në këtë shoqëri shqiptare, që mund të jenë edhe të niveleve të larta.

Edhe ish-presidenti Sali Berisha, u arrestua para disa javëve, të cilin e dërguan në arrest shtëpiak, duke e akuzuar për korrupsion dhe të tjera, ku ndër të tjera bëhët fjalë për të ashtuquajtërën «fuqi» pushtetare dhe autokratike të Edi Ramës, dhe në këtë rast këto forca të kësaj natyre nuk janë të qarta, sepse nuk kanë të bëjnë vetëm në zbatimin e ligjeve, por kanë kahe dhe projekte politike.

Dhe tani këto ditë në pikë të ditës arrestohet edhe tjetri ish-president i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin në mënyrë të dhunshme e fusin në auto zyrtare të shtetit të Edi Ramës, duke e dërguar në mbajtje të hetuesisë, pa ndonjë paralajmërim paraprak.

SPAK-u, sikur këta përsona dhe krerë shtetëror i shpall në hetim nën dyshimin se kanë menjanuar tatimin ndaj shtetit me mos deklarimin e pasurisë dhe kanë bërë shpërlarje të parave, duke i shpallur si të korruptuar dhe shkelës të ligjit të këtij vendi.

Atëherë, pse DASH-i, nuk do t’a mbështeste dhe përdorte mekanizmat e njëjtë edhe në vendin e tyre, ku ish-presidenti i shtetit Donald Tramp, do të ishte i akuzuar për dyshimin e menjanimit të tatimeve dhe mos deklarimin e pasurisë, dhe të tjera, që përpara ligjit duhet të llogariten të njëjtë.

Apo, ky term mund të zbatohet vetëm në raste të caktuara, ku bëhët fjalë për «peshqit» e mëdhenj, duhet të jenë të pa prekshëm, sikur edhe ky peshku i zi Edi Rama, i cili ka marrë këto nisma ndoshta të arsyeshme në sipërfaqe, por në brendinë e saj fshehet shumë çka, që mund ta dijë mirë ky popull.

Domethënja e gjithë kësaj shkakësie, sipas sëcilës nuk do të ndodhte asgjë pa e pasë dikund «fitilin», mirëpo, qëllimi final i Edi Ramës, përmes këtyre arrestimeve të dy krerëve shtetëror është që ti mbulojë të zezat e veta, sepse e di mirë ky popull se kush është kupola e krimeve, e drogës dhe korrupsionit në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat