Rrethanat ekonomiko politike qӫ po lëvizin gjithandej botӫs padyshim se po e determinojnë standardin e jetӫs tӫ qytetarӫve kudo nӫ vendet e Ballkanit Perӫndimor.
Republika e Kosovӫs si shteti mӫ i ri qӫ shpalli Pavarӫsinӫ doli nga lufta e tmerrshme e cila vendit i shkaktoj dӫme tӫ pariparueshme ekonomike duke rrӫnuar standartin jetesor tӫ qytetarӫve.
Proceset ekonomike nuk u harmonizuan me nevojat strategjike tӫ zhvillimit ekonomiko shoqӫrorӫ dhe ngritjen e standardit jetӫsorӫ tӫ qytetarëve pӫr shkak tӫ shumӫ faktorӫve tӫ cilӫt ishin shkaktar kryesorӫ pӫr punӫsimin e tӫ rinjve dhe pӫr zhvillimin e pӫrgjithshӫm tӫ vendit.
Njӫ nga faktorӫt qӫ dӫshtoj nӫ ndryshimin e sistemit ekonomik tӫ ekonomisӫ sӫ tregut, tӫ konkurrencës tӫ qarkullimit tӫ mallrave dhe kapitalit ishte padyshim kriminalizimi i privatizimit tӫ ndërmarrjeve shoqӫore tӫ cilat ishin bazӫ i zhvillimit ekonomik nӫ Kosovӫ.
Nga kӫto ndӫrmarrje tӫ cilat dikur punӫsonin me mija e mija punӫtorӫ tӫ cilat pӫrmes prodhimit krijuan tӫ ardhura financiare, duke krijuar mundӫsi pӫr tӫ ardhurat e punëtorëve tӫ cilӫt kishin njӫ siguri afatgjate pӫr tӫ ndӫrtuar jetӫn duke ngritur standartin ekonomikӫ.
Duhet pӫrmendur gjithmonӫ se shtylla kryesore e popullatӫs nӫ Kosovӫ ishte padyshim mergata Shqiptare gjithandej vendeve tӫ Evropӫs dhe mӫ gjerӫ. Kjo pjesӫ e popullatës asnjӫherӫ nuk e harroj vendlindjen, familjen, farefisin, dhe atdheun. Saherë qӫ populli i Kosovӫs u pӫrball me vӫshtirӫsi dhe kriza qofshin politike apo ekonomike, mergata ishte ajo e cila gjithmonӫ kontribuoj duke shprehur solidaritetin dhe humanizmin pӫr vendin e origjinӫs.
Tani kur shteti i Kosovӫs po bӫnӫ pӫrpjekje qӫ pӫrmes reformave gjithӫpӫrfshirӫse tӫ inkuadrohet nӫ mekanizmat e Bashkimit Evropian inflacioni po i godet shtresat e varfӫra pӫrkatӫsisht kategoritë e ndryshme tӫ varfӫra tӫ cilat mezi ja dalin ti pӫrmbushin nevojat elementare pӫr familjet e tyre.
Nӫ kӫtӫ drejtim shtresa mӫ e rrezikuar nga inflacioni dhe nga diferencat ekonomiko sociale ӫshtӫ kategoria e tӫ moshuarve përkatësisht mosha e pensionistëve kontributdhӫnӫs nӫ Kosovӫ.
Kjo kategori e cila gjysmӫn e jetӫs e ka shpenzuar nӫ fabrika, uzhina, apo nӫ ndӫrmarrje tӫ ndryshme, vite me radhӫ ӫshtӫ pӫrbuzur nga Institucionet e Shtetit tӫ cilat i kanӫ shum borgjӫ kӫsaj gjenerate e cila pӫr shkak tӫ moshӫs tӫ limituar po tretet pӫr ditӫ e mӫ shumӫ.
Nӫ kӫtӫ drejtim duhet theksojm se pӫr shkak tӫ padrejtësive tӫ Institucioneve tӫ shtetit qӫ nga pas lufta nӫ Shtetin e Kosovӫs janӫ krijuar klasa tӫ cilat po shkaktojnӫ pa kӫnaqӫsi nӫ raportet ndӫrnjerӫzore nga familja deri nӫ majet e piramidӫs sӫ shtetit.
Kӫshtu duke i keqpӫrdorur pozitat e ndryshme pӫrmes vendeve tӫ punӫs njӫ numӫr i politikanëve, deputetӫve, dhe kategorive tjera tӫ cilat ishin pjesӫ e sistemit kanӫ krijuar pasuri marramendӫse duke u shndërruar nӫ klas tӫ aristokracisӫ. Kjo kategori e shoqӫrisӫ Kosovare duke u pasuruar brenda natӫs tani jeton me standartet e elitave politike kapitaliste.
Pӫr fat tӫ keq shtresa e mesme dhe shtresa e varfӫr e cila e pӫrbӫn shumicӫn e qytetarӫve tӫ Kosovӫs jeton me halle dhe probleme pӫrmes punӫs dhe djersӫs qӫ e bӫjnӫ ditӫ e natӫ. Kategoria e tretӫ ӫshtӫ shtresa e tӫ varfӫrve, njerӫzve tӫ papunӫ qӫ ende nuk kanӫ kulm mbi kokӫ e tӫ cilӫt janӫ tӫ varur nga ndihmat Humanitare pӫr ta siguruar kafshatӫn e gojӫs.
Andaj inflacioni i cili po rritet gjithnjӫ e mӫ shumӫ po ua vështirëson jetӫn shumicӫs tӫ qytetarӫve tӫ Republikӫs sӫ Kosovӫs tӫ cilӫt ende nuk kanӫ arritur ta gjejnӫ vetӫn nӫ kӫtӫ kaos te padrejtësive te Institucioneve te cilat qeverisen qe nga pas lufta.