Po vjen lajmi i shëmtuar me shembje vlerash: Big Brother në Kosovë!

Opinione

Po vjen lajmi i shëmtuar me shembje vlerash: Big Brother në Kosovë!

Nga: Skender Karaçica Më: 24 tetor 2024 Në ora: 14:31
Autori Skender Karaçica

Shteti i Kosovës me halle e probleme, thuaja në të gjitha fushat e jetës. Varfëria po na troket te dera e shtëpisë e, matanë sheshit në Prishtinë, po vjen lajmi i shëmtuar me shembje vlerash: Big Brother në Kosovë!

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtina, pa gazeta, pa biblioteka nëpër qendrat e Kosovës, pa lexues të librit, të ndarë e të përçarë, nuk e di kush është vëllai, nipi, daja dhe të afërmit tjerë. Në anën tjetër, jeta tiret me huqet tona me kthim të shpinës dhe, sa më larg njeri-tjetrit, pa dashuri e respekt, të harruar matanë sheshit të jetës...! Dikur, ju kujtohet, kemi qenë afër njeriut të këtij nënqielli, kemi qenë gjithmonë të tijtë!

E sot, po na vijnë vërdallë të veshur në të zezat, shpirti, mendja dhe dashuria për njeriun kanë shkuar matan sheshit, ku, dikush me etikën përtokë po ma plagos shpirtin, do të thoshte poeti Xhevahir Spahiu.

E sot, në Prishtinë është hapur dera e shëmtuar e quajtur si lajm: Big Brother(Vip)Kosova!

Kjo nuk i bën nder kombit, shtetit dhe frymës shqiptare, jo e jo, në Kosovën tonë!

Tetor 2024

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat