Ish qeveritarët dhe qeveritarët e korruptuar nën llupën e SPAK-ut shpëtimtar!

Opinione

Ish qeveritarët dhe qeveritarët e korruptuar nën llupën e SPAK-ut shpëtimtar!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 24 tetor 2024 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Qysh në antikitet, filozofët grekë ishin të preokupuar për jetën e mirë dhe cilësinë e jetës. Aristoteli besonte se lumturia ishte qëllimi përfundimtar i jetës, kështu besojnë shumica e njerëzimit, përderisa cilësia e një jete të mirë është e lidhur ngusht me atë që e bën jetën të vlefshme dhe të kuptimt. Pushtetarët e shqiptarisë si duket qenkan ngatrruar me konceptin e filozofëve të vjetër grek!Jeta pa probleme, një prani e gjendjeve pozitive si vlera në vetvete, ndikojnë po ashtu në shëndetin, stilin e jetës së shëndetshme dhe elasticitetin e njeriut përballë stresit të përditshëm.

Gjithësesi, cilësia e mirë e jetës është objektiv i rëndësishëm për punën e shëndetit publik, njëherit është peshore tepër e saktë për matjen e zhvillimit shoqëror që ndikohet domosdoshmërisht nga programet e shëndosha shtetërore! 

Një aspekt tepër i rëndësishëm i një nisme të mbarë për secilën qeveri që vjen në pushtet dhe opozitën  (aty ku udhëheqin nëpër komuna) është konkurenca e pa kompromis për barazimin e dallimeve sociale, sepse  shoqëritë që janë me më pak pabarazi, në të shumtën e rasteve gëzojnë një shkallë më t’madhe të unitetit, mirëkuptimit dhe besimit në njerëzit e institucioneve shtetërore.

Atëherë, çfarë besimi kanë shqiptarët për institucionet e tyre?

E kam të ndëgjuar nga ekspertë shqiptarë të cilët rrëfehen për keqëpërdorimet e pushtetarëve në Shqipëri se mbi 60% të shqiptarëve atje e kanë për mallë pushimin në bregdetin e tyre!

Unë nuk e di, se ata përfaqësues të cilët nderohen për të udhëheqë vendin dhe për të punua ndershëm për të mirën dhe ardhmërinë e njerëzve tanë, a duhet të duhet të ndjeheshin të bekuar për fatin e tyre në jetë. Se sa arsyetojnë vlerësimin e votuesve, këto qeveritë tona me deputetët, kjo m’varet se sa pasurohen zotrinjtë gjatë mandatit dhe sa mirren me mirëqenjen dhe faktorët objektivë dhe subjektiv të shoqërisë! Punësimet, kushtet e mira të jetesës, pjesëmarrja e individit në shoqëri, në të njëjtën kohë favorizojnë gëzimin, harmoninë dhe kuptimin e jetës, të cilat bashkarisht ndikojnë dhe përparojnë cilësinë e jetës, mendojnë ekspertët!

Mungesa e këtyre faktorëve të domosdoshëm, shoqërohet me stresin i  cili  mund të ulë cilësinë e jetës, sodomos kur kemi prezencë të stresit për një kohë të gjatë për shkakun se kërkesat tejkalojnë atë që mendojmë se mund të përballojmë!

Kjo është një barrë e rëndë për kryefamiljarët, por edhe më e rëndë për brezin e ri, të cilët nuk ndihen fare të kënaqur, ndihen të vetmuar dhe më të shqetësuar se sa të moshuarit.

Pra të gjithë ata që kanë vështirësi financiare janë njerëz pa punë, janë me shëndet të dobët, kurse ata që janë beqarë, natyrisht se mendojnë se nuk kanë mundësi për të mbajtur vetëveten! Një pjesë tjetër për të cilën flitet dhe përflitet në shqiptarinë tonë nuk i kanë këto probleme, sepse kruhen dhe i duartrokasin të keqes që vjen nga ish pushtetarët dhe pushtetarët e korruptuar. 

Për të rriturit, puna është një nga arenat më të rëndësishme drejtë sfidave të ardhmërisë, por në të njëjtën kohë edhe shfrytëzimi maksimal dhe kushtet jo të mira në punë ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme në cilësinë e dobët të jetës! 

Një jetë të mirë, nënkupton parasëgjithash të kesh qëllime dhe orjentim human, drejtë një tërësie më të madhe, sepse jeta është shpërblyese!

Të shpresojmë se pushtetarët e korruptuar në Kosovë dhe Shqipëri të shohin ëndërr SPAKUN dhe të drejtohen para se të arrestohen sikur të ishin kriminel të nëntokës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat