LDK do t’i bënte nder vetës dhe demokracisë, me pritjen meritore të Fadil Gecit

Opinione

LDK do t’i bënte nder vetës dhe demokracisë, me pritjen meritore të Fadil Gecit

Xhafer Leci Nga Xhafer Leci Më 24 tetor 2024 Në ora: 23:17
Fadil Geci

Strukturat dhe simpatizantët e LDK-së, në mënyrë organizative e mashështore, duhej pritur kthimin e Tij nga Haga në Aeroportin e Prishtinës. Fadili edhe njëherë ka dëshmuar bindshëm se ishte dhe mbetet një atdhetar, personalitet dhe intelektual i vlerave tona institucionale-shtetërore. Para, gjatë dhe pas luftës, i palëkundur në mbrojtje të interesave tona kombëtare si djathtist me bindje pro-perëndimore e amerikane.

Kjo ishte rruga e trazuar nga elita intelektuale e LDK-së, e prirë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, arkitekt dhe projektues i pavarësisë të Kosovës, së bashku me elitën intelektuale e atdhetare.

Vetëm tek neve shqiptarët,në asnjë vend tjetër në Evropë nuk ka ndodhur të kenë dy lloj komunizma, dy palë heronjë e dëshmorë, dy fonde, dy ushtri.

Ky model nga LDB-re, e diktatorit komunist stalinist Enver Hoxha, me vrasje të pafajëshme të atdhetarëve intelektualë për marrjen e pushtetit, me direktivat e Sebosllavisë, u bënë vëllavrasjet-luftë qytetare në Shqipëri. Disa udhëheqës të luftës në Kosovë, 1998-1999, vepruan sipas direktivave të krerëve të Partisë Socialiste, "vrisni ata të cilët nuk janë të një mendimi me juve…!

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat