Botëkuptimet aversive ndaj oponentëve politikë

Opinione

Botëkuptimet aversive ndaj oponentëve politikë

Nga: Nexhat Bexheti Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:48
Nexhat Bexheti

Aberacioni inherent bihejvioral-kognitiv shumëshekullor që kursesi to shporet, ose së paku të zbutet në kokat e shqipfolësve indigjen paraqet shkakun kryesor për degjenerimin dhe shkatërimin permanent të substancës së trishtë të popullit shqiptar gjithandej. Në të vërtetë, kemi të bëjmë me performimin impulsiv të ndjenjave,mendimeve dhe sjelljeve antinjerzore që i manifestojmë në çdo raport dhe situatë interpersonale,edhe ate në komunitetet e pastra shqiptare. Kjo etnopsikologji patologjike dhe armiqsore ndërshqiptare kohëve të fundit ka marrë përmasa apokaliptike dhe ajo që më tepër rrezikon mbijetesën e trashëgimtarëve të trungut të moçëm autokton iliro-pellazg qëndron në faktin se asnjë faktor relevant publik apo individ nuk i denoncon dhe i dënon të njejtat.

Duke damkosur,ironizuar,sharë dhe denigruar çdo individ dhe projekt i cili pretendon të ngritë dhe zhvilloj kulturën dhe identitetin

e kombit shqiptar nuk arrihen synimet tona të integrimit me botën e civilizuar dhe të zhvilluar perendimore.Faktet për këtë hata kolektive e cila piknisjen e ka në mendjet tona të shprishura me toksinën antisociale janë të panumrueshme;por kësaj rradhe do të mjaftohem me histerinë ndaj oponentëve politik.Nuk zgjedhin fjalë nuk kursejnë nivelin e kulturës politike.Opinionin e kanë ngopur me retorikë infantile, dhe pa argumente bindëse,vetëme e vetëm t’a acarojnë ambientin demokratik.Me retorika të tilla vetëm se shprehin averzionin kundër Qeverisë e cila gjendet në fillim të mandatit kur akoma nuk është konsoliduar,dhe kur akoma nuk e ka shtrirë pushtetin në të gjitha digasteret e eshaloneve përbërëse të pushtetit.

Me aktet e tilla kur opozita nuk zgjedh mjete për t’a rëzuar pushtetin,ne si organizim politik "alla shiptarçe" e humbim kredibilitetin ndërkombtar si popull i pa pjekur politikisht në frymën demokratike të kohës bashkohore.Si duket nuk mundemi të shkëputemi,apo të dalim nga lëvozhga fisnore apo klanore e kohës mesjetare.

Dhe ne vetëm i mbyllim sytë,veshët dhe gojën duke u vetmashtruar se të tjerët do të na e sjellin lumturinë,përparimin,dhe konsolidimin e gjendjes së acaruar kombëtare dhe sociale në gjithë shoqërinë shqiptare në Ballkanin Perendimor.Aleatët dhe miqët tanë historik perendimor mund vetëm të na ndihmojnë dhe mbështesin në rrugën e vështirë të përparimit,por ata nuk mund të na e frenojnë dhe kontrollojnë urretjen,armiqësinë dhe vëllavrasjen e shfrernuar.

Mungesa e kulturës politike mundet të konsiderohet si munges e udhëzimeve të kulturës politike nga mosfunksionimi i Akademive të Shkencës dhe Arteve në trojet Shqiptare. Defektin duhet kërkuar pikërishtë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat