Është e frikshme vetëm të mendosh SHBA-në jashtë NATO-s!

Opinione

Është e frikshme vetëm të mendosh SHBA-në jashtë NATO-s!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:41
Ilustrim

– Mendoj se ka shumë gjasa që Trump të tërhiqet nga NATO. Kjo  do të jetë një gabim katastrofik për Shtetet e Bashkuara, thotë John Bolton në Hard Talk të BBC-së këtë javë.

Bolton është ish-ambasadori i SHBA-së në OKB dhe ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën Trump.

Eksperti amerikan dhe ish-kërkuesi i lartë në Institutin për Studime të Mbrojtjes, Svein Melby, paralajmëroi që në vitin 2016 se Norvegjia duhet të përgatitet për një dalje amerikane nga NATO me Trumpin në krye.

A ka Norvegjia një plan B? 

Apo thjesht shpresojmë për më të mirën?” shkruan Melby në X duke iu referuar intervistës së Bolton në BBC.

Anders Romarheim, profesor i asociuar në Akademinë Norvegjeze të Mbrojtjes vuri në dukje se Norvegjisë i duhet një strategji e re sigurie.

- A ka Norvegjia një plan B?

- Jo, nuk e kemi vërtet atë, por ne gradualisht po lëvizim së bashku me aleatët e tjerë evropianë drejt marrjes së përgjegjësisë më të madhe për sigurinë në kontinentin tonë, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën në luftën e tyre kundër Rusisë, thotë Romarheim për Nettavisen.

- Por nuk ka asnjë zëvendësim për mbrojtjen kolektive nëpërmjet Nenit 5 të NATO-s apo garancive dypalëshe të sigurisë nga SHBA. Ky është standardi i arit në planet për atë që dëshironi nga pajisjet e sigurisë, thotë ai.

Vitet e fundit, vendet e NATO-s kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. 23 nga 32 anëtarët e aleancës do të përmbushin gjatë vitit aktual kërkesën për të shpenzuar dy përqind të PBB-së për mbrojtjen,kjo përfshin edhe Norvegjinë.

- Shumë e frikshme për të menduar, por Romarheim beson se shumë vendimmarrës në Norvegji kanë një besim të fortë, se SHBA do të ndihmojë Norvegjinë, gjithsesi.

- Vetëm të mendojsh se siguria e aleancës që ne marrim përmes NATO-s nuk është më aq e fortë sa ishte, është pothuajse shumë e frikshme për Norvegjinë, thotë ai.

- Kjo vlen veçanërisht për politikanët, por deri diku edhe për shërbimin civil, ku besimi është i fortë se amerikanët do ta nxjerrin ditën nëse gjërat përshkallëzohen në pjesën tonë të botës.

Romarheim bëri thirrje për një plan B qysh në nëntor 2017 në rubrikën "Një strategji e re e sigurisë për Norvegjinë".

Aty e kam pasur të qartë se nuk ka plan B dhe se Norvegjia duhet të kërkojë në mënyrë aktive kompensimin për humbjen e sigurisë nga aleanca, përmes bashkëpunimit të mbrojtjes me shtetet evropiane në një kornizë nordike. Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO e ka korrigjuar disi këtë, thotë ai.

Romarheim beson se politika norvegjeze e sigurisë dhe e mbrojtjes vuan nga një lloj "Alzheimer strategjik".

- Me këtë dua të them se ne jemi të indoktrinuar dhe të mësuar në mënyrat tona të zakonshme drejt sigurisë, sepse ne nuk e kuptojmë se peizazhi i sigurisë përreth nesh po ndryshon. Ka arsye për të pyetur nëse Norvegjia është ende një lojtar strategjik dhe racional kur partitë politike refuzojnë të diskutojnë anëtarësimin në BE, ndërsa Rusia po bën një luftë agresioni në Evropë, thotë Romarheim.

-Duhet t'u shkoi të gjithëve të ftohtit poshtë kurrizit, duke pasur parasysh se ne do të angazhohemi në bisedime dypalëshe dhe do të zgjidhim mosmarrëveshjet me Rusinë, ndaj së cilës tani kemi armiqësi, pa u afruar pas SHBA-së, thotë ai.

-Shkruan Thomas Paust për Nettavisen

-Përktheu; H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat