Antonio Guterres ndaj Kosovës u tregua i gabuar dhe fund e krye i pabesë

Opinione

Antonio Guterres ndaj Kosovës u tregua i gabuar dhe fund e krye i pabesë

Nga: Rexhep Torte Më: 26 tetor 2024 Në ora: 09:27
Rexhep Torte

Ju pëlqen apo nuk ju pëlqen juve z.Antonio Guterres-Sekretar i Përgjithshwm i OKB-s,duhet ta dini se Kosova është shteti më demokratik në Evropë dhe me Kushtetutën më demokratike në Evropë,e cila tërë banorëve të saj ua garanton të drejtat dhe liritë e barabarta pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të ketë kurrë sukses pa i arrestuar dhe burgosur në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë kriminelët Aleksandër Vuçiq,Ivica Daçiq dhe Aleksandë Vulin bashkëpunëtorët e ngushtë të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Zoti Antonio Guteres jam tejet i dëshpëruar dhe i shqetësuar si gazetar i moshës 81 vjeçare ku më shumë se 60 vite i kam kaluar në gazetarinë hulumtuese dhe ku çdo fjalë të shkruar e kam mbështetur në argumente dhe asnjëherë nuk kam shkruar kuturu.

Gazeta pretigjioze “Bota Sot” në gjuhën shqipe me seli në Prishtinë dhe në Zvicër me të cilën po bashkëpunoj,më datë 25 tetor 2024 në WEB faqen e saj të lajmeve në Aktuale botoi shkrimin me titull “Sekretari i OKB-së harton një Raport për situatën në Kosovë,jep alarmin për Veriun e vendit”.

Veç tjerash në këtë Raport shkruan se eAntonio Guterres thekson se ”Potenciali për përshkallëzim në veri vazhhdon-Veprimet e njëanshme të Kosovës rrisin tensionet”.

Ai thotë se “Atmosfera në Kosovën Veriore mbetet e tensionuar dhe potenciali për përshkallëzim vazhdon.”

Zoti Antonio Guterres ju duhet ta dini se shqiptarët nuk vajtën t’i sulmojnë serbët në Beograd,por ishte Serbia gjenocidale e kriminelit Sllobodan Millosheviq e cila në vitet 1998/99 kreu agresion gjenocidal në Kosovë,agresion të cilin e ndërpreu NATO me bombardimet 78 ditore ndaj caqeve serbe në Serbi,Kosovë dhe në Malin e Zi,gjë që ia soli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Po jua rikujtoj se në këtë agresion gjenocidal ushtarët,paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale kryen më shumë se 400 masakra me ç’rast u vranë dhe u masakruan 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm,në mesin e tyre edhe 1500 fëmijë,në mesin e tyre edhe foshnje duke pi qumësht në gjoksin e nënave shqiptare,duke ua ndërprerë këtyre foshnjeve qumështin e nënave në fyt!

Ushtarët,paramilitarët dhe policët e Serbisë gjenocidale dhunuan shtazërisht 20 mijë femra autoktone e të pafajshme shqiptare.Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1640 djelmosha shqiptare,fati i të cileve ene nuk është zbardhur!

E vodhen dhe e bënë shkrumb e hi Kosovën duke detyruar më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm të marrin rrugën e eksodit.Ky agresion gjenocidal i Serbisë që kishte për qëllim dëbimin e shqiptarëve nga Kosova dhe mbushjen e Kosovës me serbë nga të gjitha anët-kjo është e vërteta e Kosovës!

Zoti Antonio Guterres ju isha lutur të mendoni për një çast si prind dhe njeri familjar me moral e karaktr të pastër njerëzor,dhe me zemër e shpirt njeriu,çfarë qëndrimi do të kishit marrë ndaj Serbisë gjenocidale,po qe se Serbia tërë ato krime do t’i kishte kryer ndaj familjes s’uaj,ndaj farefisit t’uaj dhe ndaj popullit t’uaj?!

Ju z. Antonio Guterres në këtë Raport “u bëni thirrje palëve të riafirmojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut të lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjet ekzistuese.”

Zoti Antonio Guterres,ju e dini shumë mirë se dialogu Kosovë-Serbi ka filluar para 13 viteve dhe nuk ka sjellur asnjë rezultat pozitiv ndaj Kosovës viktimë,dhe se janë vënë përballë Kosova viktimë dhe Serbia agresore gjenocidale.Që në fillim të Këtij dialogu Ketrin Eshton,Frederika Mogherini dhe Johanes Hahn nga BE-ja,padrejtësisht u vunë në anën e Serbisë gjenocidale duke e shantazhuar Kosvën viktimë.

Për fat të keq të njejtin qëndrim të padrejtë ndaj Kosovës me veprimet e tyre pro serbe duke e favoizuar Serbinë gjenocidale e vazhduan edhe Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak nga BE-ja,pro serbë të dëshmuar të cilët vijnë nga Spanja e Sllovakia që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës,dhe e çka mund të pritet tjetër nga qëndrimet e tyre pro serbe?!

Për fat të keq të njejtin qëndrim të padrejtë ndaj Kosovës viktimë e patën edhe John Bolton,Richard Grenel,Mathew palmer,Antony Blinken,Gabrilel Escobar dhe James O’Brien nga SHBA-të,të cilët me qëndrimet e tyre pro serbe,çuditërisht e kanë më lehtë ta sanksionojnë dhe kritikojnë Kosovën viktimë se sa Serbinë gjenocidale,e cila në të gjitha mundësitë po e pengon mbaëajtjen e këtij dialogu,që thuhet se është i lehtësuar nga BE-ja,por realisht BE-ja këtë dialog po e vështirëson dhe po e zvarritën.

Nuk është aspak e vërtetë se Kosova viktimë nuk po i zbaton marrëveshjet e arrituta,përkundrazi Serbia gjenociadle është ajo e cila me tolerancën që poi a bëjnë SHBA-të dhe BE-ja,as që i përfill kërkesat e BE-së dhe të SHBA-ve.

Kjo u dëshmua edhe me refuzimin arrogant që krimineli Aleksandër Vuçiq-Presidenti i Serbisë gjenocidale icili refuzoi ta nënshkruajë Propozimin Franko-Gjerman në Bruksesl si edhe Aneksin e zbatimit në Ohër vitin që shkoi,përkundër gatishmërisë së Albin Kurtit-Kryeministrit të Kosovës që këtë Propozim ta nënshkruaje aty për aty.

Në Raportin e Juaj z. Antonio Guterres shkruan se i keni kritikuar “veprimet e njëanshme ku përmendni mbylljen e insitucioneve të financiuara nga Serbia dhe hapat drejt hapjes së Urës së Ibrit në Mitrovicë,si edhe kufizimet ndaj mallrave serbe dhe zbatimin e rregullores së re për përdorim të valutave”.

Zoti Antonio Guterres,Kosova është shtet i pavarur dhe mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve duhet ta shtrijë sovranitetin në tërë territorin e saj.

Ju e dini se Kosova është çliruar para 25 vitesh dhe se pakica serbë ne Veri të Kosovës vetëm sivjet ka filluar ta paguajë pjesërisht energjinë elektrike që e konsumon,dhe se tërë këtyre viteve të kaluara këtë energji që e konsumojnë serbët në veri të Kosvës e ka paguar Kosova nga buxheti i saj dhe në dëm të banorëve tjerë të Kosovës.

Ju duhet ta dini se tashmë 25 vite në Veri të Kosovës kanë sunduar grupet dhe strukturat ilegale serbe duke zhvilluar një kontrabandë ilegale kriminale që i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës mbi bazën e kushtetutës dhe të ligjeve të saj këtij viti nëpërmjet Bankës Qëndrore të Kosovës bëri mbylljen e institucioneve ilegale serbe në Veri të Kosovës dhe valutë shtetërore e vendosi euron,në vend të dinarit serb,i cili futej me thasë dhe në mënyrë të pakontrolluar në Kosovë,duke e dëmtuar rrëndë ekonominë e Kosovës.

Qeveria e Kosovës mbi bazën e Kushtetutës,të ligjeve dhe të të drejtës së saj në të mirë të tërë banorëve të Kosovës i bëri përgatitjet edhe për hapjen e Urës së Ibrit për qarkulllim edhe të autometeve,gjë që padrejtësisht kundërshtohet nga Perëndimorët për t’ia plotësuar dëshirat e padrejta dhe hegjemoniste Serbisë gjenocidale.

Pa më thuani z. Antonio Guterres,cili shtet në botë do të toleronte që strukturat dhe bandat ilegale terroriste serbe të shoqëruara me kontarbandë të rrezikshme?!

Zoti Antonio Guterres të gjitha incidentet në veri të Kosovë i organizonjnë Serbia gjenocidale dhe krimineli Alkeksandër Vuçiq me synim ta aneksojnë Veriun e Kosovës ku ndodhen minierat e Trepçës dhe Liqeni i Ujmanit.

Në Raportin t’uaj për Kosovën, ju Z. Antonio Guterres thoni se “Këto veprime“rrisin tensionet dhe gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe midis komuniteteve dhe institucioneve”.

Zoti Antonio Guterres jeni tërësisht i gabuar ose jeni keqinformuar,sepse këto veprime legjitime mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës,kanë dëshmuar rezultate pozitive në terren,gjë që mund ta shikojë secili,se tashmë në Veri të Kosovës merret frymë lirisht dhe se është vendosur rregulli., duke e luftuar kontrabandën dhe duke i shuar strukturat paralelel ilegale serbe.

Në Raportin t’uaj për Kosovën ju thoni se,”Këto janë Veprime që prekin insitucionet arsimore dhe shëndetësore të drejtuara nga Serbia,pas mbylljes së këtyre institucioneve që ofrojnë shërbime cilësore”.

O z. Antonio Guteres,më tregoni cili shtet në SHBA,apo në BE do të toleronte që Serbia të drejtonte institucionet arsimore ose shëndetësore siç pretendon Serbia gjenocidale në Kosovën tashmë shtet të lire e demokratik të ketë e të të drejtojë instituionet illegal serbe?!

Antonio Guterres nuk nguron dhe nuk turpërohet që në këtë Raport për Kosovën sulmin tërrorist të organizuar nga Serbia gjenocidale te Manastiri Orthodoks Banjskë në Zveçan ta quajë vetëm “Incident të rëndë të sigurisë”,duke kërkuar që të gjitha palët urgjentisht të bashkëpunojnë në nddjekjen e drejtësisë”.

O Antonio Guterres,duhet ta dini se Serbia gjenocidale te Manastiri Orthodoks Serb Banjskë në Zveçan organizoi sulm të armatosur terrorist që kishte për qëllim okupimin e veriut të Kosovës,që u dëshmua me vrasjen e Fatmir Bunjakur policit Kosovar në detyrë,me ç’rast policia e Kosovës konfiskoi autoblinda serbe,minahedhës,armë të ndryshme dhe municione maramendëse për një luftë të vërtetë,dhe tërë ky armatim i konfiskuar u ekspozua publikiht.

Në Raportin t’uj z. Antonio Guterres-për fatin e të zhdukurve,thoni se,“është i lavdërueshëm dhe inkurajohet përshpëjtimi”!

O Antonio Guterres,jeni shumë gabim ose jeni keqinformuar,sepse nga ju ne shqiptarët e Kosovës kanë pritur dhe presin që ta detyroni Serbinë gjenocidale t’i hapën arkivat e luftës ku në planet dhe skenarët e luftës janë shënuar me saktësi fatet e të pagjeturve shqiptarë që Serbia gjenocidale I rrëmbeu në Kosovë.

Në vitin 1999 policët e Serbisë gjenocidale i arrestuan tre vëllezërit Ylli,Agron dhe Mehmet Bytyqi-shteas të SHBA-ve,dhe pasi i plaçkitën,i vranë mizorisht,megjithatë çuditërisht as Deprtamenti Amerikan i Shtetit,as Ambasadori Christopher Hill nuk janë në gjendje ta detyrojnë Serbinë gjenocidale dhe kriminelin Aleksndër Vuçiq t’i tregojnë policët serbë vrasësit e këtyre shtetasve të SHBA-ve.

Ju duhet ta dini se Serbia gjenocidale po i mbron dhe po i lejon kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë të jetojnë të lirë dhe pa u ndëshkuar,bile këta kriminelë serbë Serbia gjenocidale po i cakton të punojnë në vende udhëheqëse.

Në këtë Raport për Kosovën z.Antonio Guterres ju thoni se,”Keni mirëpritur regjistrimin zyrtar të 24 hektarëve Manastirit Orthodoks Serb të Deçanit bazuar në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në vitin 2016”

O Antonio Guterres,duhet ta dini se Komunës së Deçanit i është bërë padrejtësi e madhe,sepse këto 24 hektarët i janë dhënë padrejtësisht Manastirit Orthodoks Serb të Deçanit mbi bazën e një vendimi qysh në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq,sepse këto 24 hektarë tokë kanë qenë pronë e dy ndërmarrjeve publike të Komunës së Deçanit.

Unë personalisht si gazetar,shqiptarët e Kosovës dhe mbarë shqiptarët nga ju z. Antonio Guterres kemi pritur dhe presim që t’i kritikoni SHBA-të,BE-në dhe Serbinë gjenocidale për të gjitha këto qasje të padrejta ndaj Kosovës viktimë,e cila është besnike dhe pro SHBA-ve,pro BE-së dhe pro NATO-s.

Ne shqiptarët ndjehemi tejet të zhgënjyer që Serbia gjenocidale I mashtron me premtime të reme SHBA-të dhe BE-në dhe përfiton ndihma të mëdha financiare,ndërsa në anën tjetër Serbia gjenocidale po i forcon marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.

Së fundmi Serbia gjenocidale flirton edhe me shtetet e BRICS-it duke dërguar katër ministra në Samitin e BRICS-it që këtyre ditëve u mbajt në Rusi,ndërsa krimineli Aleksandër Vuçiq-festonte fitoren e Serbisë në Leskovc duke nxjerë nga xhepi dhe duke valvitur njëherësh flamujt serbë dhe rusë,si përshëndetje ndaj kriminelit Vladimir Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat