Pozitë-opozitë, lërini anash thashethemet për njëri-tjetrin

Opinione

Pozitë-opozitë, lërini anash thashethemet për njëri-tjetrin

Nga: Dedë Preqi Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:13
Dedë Preqi

A është e mundur ti lëmë anash thashe thënmet për njëri-tjetrin, a është e mundur të tregojmë se dashuria ndaj atdheut tonë të përbashkët nuk njeh kufij, të tregojmë para vetëvetës dhe para botës se ndjenjat tona manifestohen në përputhje me natyrën e vet që kanë një lidhje gjaku e gjuhe dhe se ato ndjenja do egërsohen, hidhërohen dhe helmohen vetëm nga armiqtë e përbashkët.

Pak apo shumë nga konstruktet e tilla, nga helmi i pa nevojshëm që marrim nga mënia me njëri-tjetrin, përshkak të idealeve apo drejtimeve partiake, nuk është opsion i duhur, që të heqim dorë nga parimet dhe tërësia e gjërave të përbashkëta, që janë liria, demokracia, shteti, pavarësia, të cilat e ngjallën ekzistencën e qenjës tonë shqiptare, atëherë duhet ta pyesim vetën, se pse duhet të vuajnë përsonazhet e kësaj qenje njerëzore, duke ia treguar, apo hapur vetëvetës vetëm rrugët tragjike.

Sjellja e opozitës po prezentohet shumë primitive me lojrat e saj që nuk janë në favor të asnjërës palë, e aq më pak për popullin e këtij vendi, dhe Kosova, kur do e merr kahen e duhur dhe vetëvetën, duke i përputhur objektivat e veta, pikërisht në pajtimin dhe harmonizimin e çështjeve të përbashkëta, për të arritë qëllimet dhe synimet e veta për një shtet më konstruktiv dhe mirëqenje më të mirë të këtij populli, i cili po përballët edhe këto ditë me sfida të ndryshme.

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani, poashtu edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjuvca,  i kanë përgjegjësitë më të mëdha se kushdo tjetër, për të krijuar një atmosferë harmonie dhe faktorizuese në Kosovë, duke e ditur se edhe pse e bartin rrolin kryesor të shtetit, pa harmoninë  e pozitës dhe opozitës në mes vete në Kuvend, nuk mund të funksionoj shteti ligjor i ndarë në dy kahe të kundërta dhe në mënyrë aktive të ushtrojë pushtetin e këtij vendi.

Në këto rrethana nga një këndvështrim i veçantë, pozita dhe opozita, sikur i kanë tejkaluar limitet me format dekonstruktive dhe sjelljet e tyre në Kuvend, me që deputetët e një graniture të tillë nuk kanë lënë fare përshtypje të mira që të u vazhdohet mandati i tyre në të ardhmen, sidomos me sharje dhe fyrje ndaj njëri-tjetrit, ku për fat të keq deri më tani mungon edhe ligji i kodit të mirësjelljes së deputetit në Kuvend.

Përgjegjësia ndaj detyrave tona dhe çështjeve bazike nuk duhet të bie apo të kuptohet si përgjësi e të tjerëve, në rend të parë çështjet që kanë të bëjnë për vendin dhe popullin tonë, duhet ti kuptojmë si çështje thelbësore që na takojnë ne, dhe është e natyrshme se të tjerët apo ndërkombëtarët na i afruan mundësitë që të bëhëmi faktorë të vetëpërgjegjësisë mbi çështjet tona të rëndësishme.

Mund të gjejmë sot argumente të panumërta të lidershipit politik që e udhëheqën Kosovën e mbas luftës dhe çlirimit, si relacion të vetëm kishin më shumë se si të uzorpojnë prona dhe të krijojnë mundësi për përfitime kapitale për vete, se i përkushtohen parimeve dhe ndërtimit të shtetit ligjor dhe funksional, të cilat pasoja po e ndjekin vendin tonë edhe sot e kësaj dite.

Një e ashtuquajtur, Asociacion i komunave serbe në veri të Kosovës, prodhon një problem të madh dhe të rrezikshëm për këtë vend dhe shtet, që po gatuhet dhe brumoset përditë e më shumë nga politika e Serbisë, e cila çështje gjenë përkrahje edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, duke ia ngushtuar rrethin Kosovës, përmes presioneve të shumta, që lë me dyshuar se, pa e zgjedhur këtë çështje nuk ka zgjidhje të problemit dhe përmirësim të marrëdhënieve në mes këtyre dy vendeve.

Dhe kjo situatë e ndërlikuar dhe problematike për Kosovën, ka shumë për të thënë dhe për të vepruar, dhe kjo domethënje nuk del në pah vetëm me shprehjen e përmbajtjes së një Asociaconi të thjeshtë, përmes formave të zhvillimit të saj në komunat e tilla serbe, por qëllimet i ka të thella dhe shumë të rrezikshme, sepse modelet e tilla, tani më i kemi të njohura, sikur e kemi në Bosnje dhe Hecegovinë.

Prandaj, pozitë dhe opozitë e Kosovës, lërëni anash thash e thëmet dhe interesat partiake e klanore, sepse deri këtu kemi treguar shumë pak në krahasim me vlerën dhe ndërtimin e këtij shteti, por edhe mënyrën e sjelljeve tona të pa matura, përmes të cilave po e vëjmë në dyshim vetëvetën se jemi të aftë të udhëheqim me vetëvetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat