Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit, është sulm ndaj vlerave të lirisë dhe të LDK-së, si projektuese dhe realizuese e këtij projekti!

Opinione

Sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit, është sulm ndaj vlerave të lirisë dhe të LDK-së, si projektuese dhe realizuese e këtij projekti!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 26 tetor 2024 Në ora: 19:48
Lumir Abdixhiku/ Gazmend Muhaxheri

Sot nuk mjafton vetëm dënimi verbal i aktit dhe solidarizimi me Gazin !

So jemi, jo vetëm me Gazin si individ dhe kundër aktit të shëmtuar e kriminal kundër Tij, por mbi të gjitha, jemi dhe qendrojmë, kundër fenomenit të përseritur anti- LDK, dhe figurave të saja të spikatura, dhe të dëshmuara ; politikisht, profesionalisht dhe atdhetarisht !

Përtej kësaj, duhet zbardhur e ndëshkuar ; fortë dhe fuqishëm, me forcën e Ligjit, akterët si instrument, padronët e tyre  dhe mbi të gjitha, qellimin e tyre të fundit, që pamedyshje është :

Frikësimi dhe zbrapsja e LDK-së me sulme fizike-bizare kundër njerëzve të saj, sikur dikur n'kohën e Rugovës, pra për t'njëjtat qellime e motive-pushteti, ku forma dhe modalitetet i përshtatën kontekstit.

Prona është pretekst, vendimi alibi, dhe sulmuesit instrument në dorën e atyre që janë të tmerruar nga suksesët e Gazmend Muhaxherit dhe të LDK-së në Pejë, dhe rejtingut të LDK-së gjithandej, zatën mosdurimi i suksesit nga kundështarët "politik", mbulon & eklipson sensin e arsyes së shëndoshë, duke e zëvendësuar me metoda shantazhi, dhune verbale e deri të sulmet fizike ndaj kundështarëve, sulme këto qyqare dhe të paprecedent !

Rasti t'mos trajtohet si i izoluar, sepse nuk është i tillë, dhe për pasojë mund të kemi një spirale që demton LDK-në dhe fatin e vendit.

Heshtja është e kushtueshme..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat