Gazetaria shpifëse nuk i përmbush standardet e gazetarisë kritike dhe profesionale; ajo është gazetari Diverzante nuk është gazetari Kritike.
Ja pse e them këtë e përse mendoj kështu, të dashur lexues!
1. Qëllimi i gazetarisë kritike
Gazetaria kritike synon informimin e publikut me transparencë dhe objektivitet, duke zbuluar dhe analizuar çështje që ndikojnë në mirëqenien e popullit. Gazetaria kritike duhet të analizojë politikat, veprimet e institucioneve të Qeverisë, dhe të kristalizoj të vërtetat që i shërbejnë interesit publik, jo shpifje e as emocion!
Shembull: Gazetaria kritike mund të hulumtojë për ndikimin e një vendimi ekonomik qeveritar te qytetarët, duke mbledhur fakte dhe duke kërkuar mendime nga të dyja palët për të pasqyruar një panoramë të plotë dhe të barazpeshuar.
2. Metodat dhe etika e gazetarisë kritike
Gazetaria kritike përdor burime të besueshme dhe verifikon faktet para publikimit, jo thashetheme e shpifje. Gazetarët kritikë ruajnë integritetin profesional, shmangin gjuhën manipulative dhe shpifëse, dhe qëndrojnë të përkushtuar ndaj etikës profesionale.
Shembull: Nëse një gazetar kritikon një udhëheqës politik, ai duhet të bazohet në dokumente, statistika dhe deklarata të verifikuara dhe të shmang gënjeshtrat dhe manipulimet partiake që mund të keqinformojnë publikun e gjorë.
3. Propaganda dhe manipulimi si gazetari shpifëse
Gazetaria shpifëse është e mbushur me lajme të sajuara, rrena, thashetheme dhe propaganda të njëanshme që synojnë manipulimin e opinionit publik në favor të një partie apo të një interesi të caktuar. Gazetaria shipfëse përdor tituj sensacionalë, bombastik me përmbajtje të paargumentuar, duke i dhënë prioritet emocionit dhe jo fakteve.
Shembull: Një gazetë propagandistike mund të shpallë lajme të rreme/trilluara mbi figura politike për të krijuar panik ose për të destabilizuar besimin e qytetarëve te institucionet shtetërore.
4. Elementet e anarkisë dhe nxitja e konflikteve
Kur gazetarët dhe media nxisin anarki, ata kalojnë kufijtë e gazetarisë duke promovuar kaos, mosbesim dhe mosbindje publike për qëllime të caktuara politike a ideologjike. Kjo nuk është gazetari e mirëfilltë kritike, por një formë e luftës speciale/diversante që synon përçarjen e popullit dhe dobësimin e republikës së Kosovës.
Shembull: Një media që lanson lajme të rreme mbi një krizë të sigurisë kombëtare pa fakte të bazuara, kontribuon në destabilizimin e sigurisë dhe rendit publik.
5. Zbulimi i sekreteve shtetërore në mënyrë të papërgjegjshme
Gazetaria profesionale njeh kufijtë e informacionit publik dhe ruan sekretet shtetërore kur ato përfshijnë çështje të ndjeshme të sigurisë kombëtare. Ndërsa gazetaria kritike/hulumtuese synon transparencën, ajo gjithashtu duhet të mbajë përgjegjësi për ruajtjen e interesave të sigurisë së shtetit kur është e nevojshme.
Shembull: Një gazetar profesionist që përballet me dokumente të klasifikuara shtetërore duhet të shqyrtojë me kujdes pasojat e publikimit të tyre dhe duhet të kërkojë këshilla për të ruajtur sigurinë e Republikës. Gazetaria që flet për mungesë të ushqimit të ushtirsë, për humbje të dronëve, për mungesë municioni në ushtri, e shumë shpifje tjera, është gazetari diverzantësh, është gazetari që ka shitur prapanicën e vet për interese të shteteve armike të Kosovës.
Të nderuar,
gazetaria kritike është tjetra; ajo nuk mirret me rrena, me shpifje, me emocione e me luftë speciale ndaj Republikës së vet.