Mjaftojnë vetëm 100 bomba bërthamore për të shkatërruar qytetërimin

Opinione

Mjaftojnë vetëm 100 bomba bërthamore për të shkatërruar qytetërimin

Nga: Dr. sci. Mexhit Musa Më: 26 tetor 2024 Në ora: 21:11
Dr. sci. Mexhit Musa, Mr.ph. Specialist i kimisë toksikologjike

Armët bërthamore jan armë, fuqia shkatërruese e së cilës rrjedh nga reaksionet bërthamore, qoftë nga ndarja bërthamore ose nga shkrirja shumë më e fortë. Si rezultat edhe një armë bërthamore relativisht e ulët është dukshëm më e fuqishme se eksplozivi më i fuqishëm konvencional, një armë e tillë është në gjendje të shkatërrojë ose të paaftësoj seriozisht një qytet të tërë.  Së pari, është e rëndësishme të kuptohet se armët bërthamore mund të ndahen në dy lloje. Një lloj njihet si një armë bërthamore strategjike, e cila është me rreze të gjatë dhe përdoret për të sulmuar drejtpërdrejt tokën sipas Unionit të Shkencëtarëve të Shqetësuar. Lloji i dytë janë armët bërthamore jostrategjike (NSNW), të quajtura ndonjëherë armë bërthamore taktike dhe janë krijuar kryesisht për përdorim në fushën e betejës. Në historinë e luftës, armët bërthamore janë përdorur vetëm dy herë, të dyja herë gjatë ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ngjarja e parë ka ndodhur mëngjesin e 6 gushtit në vitin 1945, kur SHBA hodhi një mjet shpërthyes uraniumi të koduar Little Boy në qytetin japonez të Hiroshima. Ngjarja e dytë ndodhi tre ditë më vonë, kur një pajisje plutoniumi e tipit implosion, e koduar me emrin Fat Man, u hodh në qytetin e Nagasaki. Përdorimi i këtyre armëve, i cili rezultoi në vdekjen e menjëhershme të rreth 100,000 deri në 200,000 individë (kryesisht civilë) dhe akoma më shumë me kalimin e kohës, ishte dhe mbetet i diskutueshëm. Kritikët akuzuan se këto ishin akte të panevojshme të vrasjeve masive, ndërsa të tjerë argumentuan se ato minimizuan viktimat nga të dyja palët duke përshpejtuar përfundimin e luftës. Që atëherë, armët bërthamore janë shpërthyer më shumë se dy mijë herë për qëllime testimi dhe demonstrimi. Të vetmet vende të njohura që kanë shpërthyer armë të tilla janë SHBA, Bashkimi Sovjetik, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Republika Popullore e Kinës, India dhe Pakistani, dhe që nga tetori 2006 Koreja e Veriut u është bashkuar atyre. Këto vende janë shpallur fuqi bërthamore (së bashku me Rusinë që trashëgoi armët pas rënies së Bashkimit Sovjetik).

Shumë vende të tjera mund të posedojnë armë bërthamore, por kurrë nuk e kanë pranuar publikisht posedimin e tyre, ose pretendimet e tyre se nuk i posedojnë ato nuk janë verifikuar. Për shembull, Izraeli ka sisteme moderne të shpërndarjes së avionëve dhe duket se ka një program të gjerë bërthamor me qindra koka bërthamore. Irani, gjithashtu, aktualisht akuzohet nga një sërë qeverish se po përpiqet të zhvillojë aftësi bërthamore, megjithëse qeveria e tij pohon se aktivitetet e tij të konfirmuara bërthamore, siç është pasurimi i uraniumit, janë për qëllime paqësore. Në të kaluarën, spekulohej se armët bërthamore po zhvilloheshin ose testoheshin nga Afrika e Jugut gjatë epokës së aparteidit, Suedia, dhe sot spekulime të ngjashme lidhen me Brazilin. Ish-Jugosllavia gjithashtu filloi punën për zhvillimin e armëve bërthamore, por ajo u braktis në vitet 1960.

Rusia dhe Amerika zotërojnë 90 për qind të armëve bërthamore në botë. Të dy vendet kanë më shumë se dhjetë mijë koka bërthamore, nga të cilat rreth katër mijë janë aktive.                                                Një luftë bërthamore në shkallë të plotë do të përfaqësonte me siguri fillimin e zhdukjes së njerëzimit - jo vetëm për shkak të viktimave njerëzore, por edhe për shkak të ftohjes globale, domethënë dimrit bërthamor që do të pasonte. Sipas disa ekspertëve të politikës së jashtme, një skenar më i mundshëm do të ishte një konflikt bërthamor në shkallë të kufizuar, duke përdorur të ashtuquajturat armë atomike taktike. Bombat e ndarjes, të njohura gjithashtu si bomba atomike ose A-bomba, të cilat u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1945, ishin midis 15 dhe 20 kilotone TNT. Me atë rast, të dy këto qytete u shkatërruan plotësisht.

Megjithatë, shumë bomba moderne kanë potencialin të bëjnë edhe më shumë dëme. Hidrogjeni ose bombat termonukleare përdorin fuqinë e reaksionit fillestar të ndarjes për ti lidhur atomet e hidrogjenit brenda armës. Vetëkuptohet se prania e njerëzve në skenën e një shpërthimi të tillë shkakton vdekjen e menjëhershme. Për shembull, një armë bërthamore 10 kilotonëshe, e barabartë me madhësinë e bombave të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki, do të vriste rreth 50 përqind të njerëzve brenda një rrezeje prej 3.2 km nga shpërthimi. Vuajtjet do të shkaktoheshin nga zjarret, ekspozimi intensiv ndaj rrezatimit, ndërsa shumica e njerëzve do të vdisnin nga shembja e ndërtesave.

https://www.politika.rs/upload/CKEditor/atomska%20pixa.jpg
Bomba atomike (pixabay)

Rrjedhje radioaktive

Rrezatimi është një pasojë dytësore dhe shumë më tinëzare e një shpërthimi bërthamor. Bombat e ndarjes të hedhura në dy qytetet japoneze të lartpërmendura krijuan pasoja lokale, por armët moderne termonukleare lëshojnë material radioaktiv lart në stratosferë (shtresa e mesme e atmosferës së Tokës). Prej aty, rreshjet radioaktive - pluhuri i nisur nga shpërthimi në atmosferë - mund të përhapen në të gjithë planetin nga erërat. Të mbijetuarit e ekspozuar ndaj këtij pasoja do të kishin një rrezik të lartë të zhvillimit të kancerit. Në mënyrë të veçantë, spitalet e specializuara në Hiroshima dhe Nagasaki trajtuan më shumë se 10,000 të mbijetuar nga shpërthimet e vitit 1945, me shumicën e vdekjeve që i atribuohen kancerit. Leukemia në viktimat e ekspozuara ndaj rrezatimit ndodhi në dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vitet e para pas shpërthimit. Në një teritor si Ukraina, e cila prodhon 10 për qind të grurit në botë, reshjet mund të kërcënojnë tokat e punueshme, kështu që ushqimi i prodhuar në këto zona do të ndotet në afat të gjatë. Do të shkaktonte pasoja afatgjata për shëndetin e njeriut, si kanceri. Hiri dhe bloza e gjetur në atmosferë pas një konflikti bërthamor mund të prodhojnë një efekt të rëndë ftohës në sipërfaqen e tokës. Përveç kësaj, rrezet e diellit nuk do të ishin në gjendje të depërtojnë te bimët, të cilat, le të kujtojmë, kanë nevojë për fotosintezë. Ndërsa një ose dy shpërthime bërthamore nuk do të kishin efekte globale, shpërthimi i vetëm 100 bombave në madhësinë e atyre të hedhura në Hiroshima do të ulte temperaturën globale me rreth dy gradë Celsius dhe një ftohje e tillë e papritur do të ndikonte në bujqësi dhe furnizimin me ushqime. Në praktikë, qytetërimi do të ishte i dënuar për mungesë ushqimi. Pas shperthimit berthamorë do te kem te reshura shiu me ngjyre te zezë. Dhe nuk do të jetë shiu që do të sjellë lehtësim për tokën dhe bimësinë që digjet, por një lëng i trashë, i ngjashëm me vajin - dhe shumë vdekjeprurës.  Në Hiroshima shiu i zi filloi te binte afërsisht 20 minuta pasi u hodhën armët atomike. Ai mbuloi një sipërfaqe prej 20 kilometrash dhe rrezatimi në atë vend ishte 100 herë më i fortë se në qendër të vetë shpërthimit!

BUTONI I KUQ

Për më tepër, nuk ka asnjë buton të kuq për të aktivizuar armët bërthamore - as në Rusi dhe as në SHBA. Gjithashtu, asnjë president nuk mund të marrë në mënyrë të pavarur një vendim për aktivizimin e tij, përfshirë Iranin, Rusinë, Izraelin si dhe Ameriken. Përveç faktit që ka procedura dhe një zinxhir komandimi, ne gjithmonë mund të llogarisim në mundësinë e pengimit nga dikush në atë zinxhir. Nëse nje nga lideret e shteteve ne konflikt jan kan strehuar veten ne nje strehimore dhe nga ai vend urdhërojn përdorimin e armëve bërthamore, pyetja është se a do te binden te gjithë nga zinxhiri komandues qe ta aktivizojnë atë, me plotë bindje themi se “JO”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat