Zgjedhjet në SHBA: Ndërmjet demokracisë dhe rrezikut për rrëshqitje drejt diktaturës

Opinione

Zgjedhjet në SHBA: Ndërmjet demokracisë dhe rrezikut për rrëshqitje drejt diktaturës

Nga: Hafiz Shala Më: 27 tetor 2024 Në ora: 16:22
Autori Hafiz Shala

Asnjëherë, në historinë 248 vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zgjedhjet nuk kanë qenë në udhëkryqin më të ndërlikuar për t’u rrezikuar demokracia dhe instaluar diktatura - monarkia.

Mbi tri dekada e gjysmë jetoj në ketë vend. Është një superfuqi botërore, shembull e kampione e demokracisë, mike dhe shpëtimtare e kombit shqiptar në rrethanat e ndryshme historike. me theks të veçantë, shpëtimin e popullit shqiptar të Dardanisë nga gjenocidi serb i ushtruar nga Hitleri i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq e i pasuar nga Gebelsi i tij Aleksandër Vuçiq i cili, për ta dëshmuar kursin e tijë ultranacional shovenist, më 24 shtator 2023 nga epshet e tiJ ekspanzioniste, iu vërsul shtetit sovran e i pavarur i njohur nderkombëtarishtë nga 117 vende të botës, që, përmes grupeve terroristo-kriminale, të sponzoruara, dirigjuara, ushtruara në kazermat ushtarake, ta aneksojë pjesën veriore.

Edhe në vitin 1999 edhe tani, SHBA-të ishin, janë dhe do të mbesin, gardianë dhe garantues i sovranitetit, integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Dardanisë. Por, më ardhjen eventuale në pushtet të ish Presidentit Donald Trump, ani pse theksohet se, më ardhjen e banorit të rinj në Shtëpinë e Bardhë, kursi politik, diplomatik, ekonomik e ushtarak, nuk ndryshon, sipas mendimin tim në rastin konkret, jam skeptik se kjo nuk do të ndodhe, sepse ky që pretendon të hyjë në Zyrën Ovale, nuk i përmbahet këtij parimi.

Këtë, e them si shtetas i këtij vendi, që, nuk do t’ua preferoja udhëheqjes shtetërore ta shprehin këtë skepticizem, ose të marrin anë, pasi, ata duhet të bashkëpunojnë me këdo që do të vijë në Shtëpinë e Bardhë, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, Repunlikanë apo Demokratë. Kjo, sepse, gjatë veprimtarisë sime lobiste mbi 30 vjeçare përmes Lobit Shqiptar-Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga Joe & Shirley DioGuardi dhe Bordi Ekzekutiv, kemi hasur në përkrahje të parezervë nga të dy krahët.

Është e vërtetë se, politikat globale amerikane, pa marrë parasysh se kush do të vijë në pushtet nuk do të duhej të ndryshonin. Në rastin konkret duke i pasur parasysh qëndrimet, deklarimet, veprimet dhe bashkëpunimet e i sh Presidentit Trump më diktator si, Vladimir Putin, Xi Jimping, Kim Jong Un, Aleksander Vuqiq, Viktor Orban, Millorad Dodik dhe aleatët e tyre etj. Që të gjithë miq e përkrahës të Putinit dhe aleatëve të tij.

Ketë skepticizëm si opinionist dhe shprehës i mendimit të lirë i garantuar më Kushtetutën e këtij vendi të cilin po e shpalosë, po e vërej gjatë gjithë fushatës elektorale për çka është i brengosur qytetari i thjeshtë amerikan së, në çfar drejtimi do të shkojë Amerika më ardhjen eventuale të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Deklaratat e tij shqetësuese për qytetarin amerikan dhe sigurinë nacionale që në fillim të paraqitjes së tij për kandidat për President, ”fitore ose gjakderdhje”, ishte shokuese deri të ajo se, këto do të jenë zgjedhjet e fundit pasi nuk do të ketë më nevoje për zgjedhje të këtilla. Në çka aludon “ banori eventual i Shtepisë së Bardhe” që le me nënkuptua se SHBA-të do të rrëshqasin në diktaturë apo monarki. Në dokumentin e tij Programi 2025, parashihet suspendimi i shumë organeve demokratike me qëllim të centralizimit të vendimmarrjeve nga ana e tij.

Në mandatin e parë të tij, “dhanë dorëheqje( u shkarkuan) bashkëpunëtorët e tij të afërt të cilët nuk pajtoheshin me të sikur Këshilltari për Siguri Kombëtare John Bollton i cili, ia qiti në pah qëllimet e tij posaçërisht të interesante për neve, korrigjimin-ndarjën e pjesës veriore me caktimin e takimit Vuçiq-Thaqi i vazhduar nga Avdullah Hoti pas largimit të Thaçit me kumtimin nga ana e Prokurorit Jack Smith së është nën akuza për krime lufte, kur Trimp mbrëmë në një emision televiziv deklaroi se, si të vijë në pushtet do ta largoja për dy sekonda ose do ta depërtoj ënga shteti. Prokurori Jack Smith ka përegatitur aktakuza të rënda ndaj Trump prandaj kuptohet së pse gjithë ky mllef i tij.

Gjenerali më katër yje John Kelly ish shef i stafit të personelit të tij deklaroi së Trump ia shprehu admirimin e tij që të ketë gjeneral sikur ata të Adolf Hitlerit, deklaratë të cilën Kamalla Harris e quajti fashiste ndërsa Donald Trumpin, si fashist.

Është interesant se, deri më tani, mbi 100 Kongresmenë e Senator Republikan kanë dalë në përkrahje të Demokrates Kamalla Harris. Këtë, para dy dite e bëri publike edhe ish Kongresisti me origjinë shqiptare nga trungu Arbëresh njëherit edhe Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane republikani, Joe DioGuardi.

Unë përsonalisht si anëtar i partisë Republikane për 33 vite, anëtarësinë time e kam vendosur në stand-by - në pritje mënjëherë pas rastit të 6 janarit 2021 kur më dijeninë e Trump u sulmua Capitoll Hilli për herë të parë në historinë e SHBA-ve të cilën e kam kushtëzuar se, nëse Partia Republikane e kandidon Donald Trump për president, unë, nuk do të jam anëtar i kësaj partie.

Partia Republikane e kohës së Ronald Reganit, presidentit 40 të SHBA-ve, Gjorgj H. Ë Bush, njëherit nënpresident i Reganit dhe Gjorgj Ë Bush i riu, ishte parti e vlerave të larta demokratike dhe atdhedashës të përkryera të kombit amerikan dhe interesave të SHBA-ve duke hasur në përkrahje të aleatëve të shumta prandaj, më ardhjen e Donald Trump në mandatin e parë të tij, këto karakteristika u fundosën dhe nuk është kurrëfarë befasie për zhgënjimin e lartë të republikanëve ndaj përdhosjes së këtyre vlerave dhe karakteristikave të pranuara e respektuara, jo vetëm nga populli amerikan por e gjithë bota demokratike duke u mbështetur në veprimet amerikane në mbrojtje të njerëzimit dhe demokracisë.

I gjithë ky zhgënjim dhe pa siguri për shtetin, popullin amerikan dhe aleatet e tij, rrjedhe nga përcaktimet e Donald Trump për një filozofi tjetër e kundërta më parimet historike demokratike amerikane më ato diktatoriale dhe marrëdhëniet e tij më Vladimir Putinin dhe aletet e tij si, Kina, Koreja e Veriut, Hungaria, Republika Serbe etje, duke mbajtur marrëdhënie sekrete siç ishte rasti i dërgimit të pajisjeve të testimit të COVId-19, sipas librit të gazetarit dhe publicistit Bob Ëoodëard i cili në librin e tij Ëar”(lufta), pretendon së gjatë ditëve të pandemisë Trump i kishte dërguar liderit rus për përdorim personal pajisje testimi për COVID-19 edhe diç shumë më tepër në dëm të sigurisë kombëtare amerikane. Ëoodëard shkruan se, pas largimit të Trump nga Shtëpia e Bardhë, kanë pasur deri në “shtat biseda” personale me Putinin. Zëdhënësi i fushatës së Trump, i mohoji këto akuza. Presidenti Biden deklaroi se, nuk e di nëse Amerika a e ka pasur ndonjë president kaq jo etik.

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë i cili posedon Kompaninë e tij të mediave sociale më me ndikim në botë, X, sipas Ëall Street Journal dhe sistemi i tij i komunikimit satelitor Starlink, është kritik për luftën në Ukrainë në favor të Rusisë prandaj, Putin dhe Musk kan qenë në kontakte, përderisa ky i fundit është në qendër të fushatës zgjedhore në favor të Trump duke shpenzuar para të mëdha i cili, më siguri shpreson të jetë i përfshirë në administratën e tijë me fuqinë marramendëse financiare. Ai, në një reklamë, siguron se për 100 ditë, është në gjendje ti sigurojë 10 miliarderë. A do të ishte në interes të qytetarit të thjeshtë amerikan përfshirja e Elon Musk hipotetikisht në administratën e Trump, me siguri së jo.

Elon Musk, themelon organizatën për veprim politik “America" që financohet nga z. Musk, që në start ka bërë shkelje ligjore sa i përket financimit për çka departamenti i Drejtësisë ia ka tërhequr vërejtjen i cili, thjeshtë e ka injoruar duke mos iu përgjigjur e as konsideruar fare.

Donald Trump, gjatë takimit më Zelinskin, e fajësoi atë për agresionin rus duke i dal në mbrojtje Putinit i cili, më parë pati deklaruar se, ai do ta ndalte luftën për 24 orë. Si, dhe me çfar kostoje për Ukrainën, Ballkanin, Evropën dhe vetë Amerikën, duke i dobësuar aleatet e vetë evropianë, disa nga ata edhe të luhatshëm që i bie se i shkojnë në favor të Putinit. Paralajmërimi i Trump rreth NATO-së nuk do të shpenzoj para, shkon direkt në favor të Putinit dhe aleatëve të tij që i bije, dobësim rreth ndihmave ndaj aleatëve kur ato rrezikohen nga Putin dhe vëllai i tij i vogël Vuçiqi duke i kërcënua disa shtete të Ballkanit Perëndimore me theks të veçantë, Republikën e Dardanisë(Kosovës) që në një mënyrë e ngriti alarmin rreth sigurisë në atë pjesë, edhe Sekretari i OKB-së z. Antonio Guterres, që janë sinjale shqetësuese për sigurinë jo vetëm të Ballkanit, Evropës por edhe asaj botërore.

Samiti i këtyre ditëve i organizatës ndërqeveritare ekonomike BRICS me përfshirjen e 30% të tokave botërore më 45% të popullatës në botë, për qellim e kanë krijimin e një rivaliteti kundër G-7 shit, duke themeluar edhe Bankën Zhvillimore BRICS.

Samiti BRICS i cili po mbahet në qytetin Kazan të Rusisë nën drejtimin e Vlladimir Putin, me pjesëmarrjen e Brazilit, Indisë, Kinës, Amerikës Jugore, Iranit, Egjiptit, Etiopisé dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, vlen të ceket së edhe Serbia mori pjesë jo me Vuçiqin por katër ministra të tij, për çka thuhet së Amerika ka ndikuar që mos të merr pjesë personalisht, është një paralajmërim i rrezikut së është rast i mirë për Putinin dhe aleatët e tij për të themeluar një bllok të ri gjeopolitik si kundërvënie ndaj ndikimit global amerikan.

Njëherë, ky Samit ma përkujtoi Samitin e Lëvizjes së Mos-inkuadrimit i mbajtur në shtator të vitit 1961 në Beograd i udhëhequr nga Tito, Neheru e Naser, me pjesëmarrje të 120 shteteve anëtare të rregullta dhe 17 shtete, në cilësinë e vëzhguesve, ani pse dallon shumë nga ky Samit sepse, ata, ishin të pa inkuadruar pa lidhje të ngushta, as më lindjen e as me perëndimi ndërsa, Samiti BRICS, është bllok i ri i cili ka për qellim e ka krijimit e një konfiguracioni të rinj të bllokut antiamerikan për t’ia dobësuar influencën dhe marrëdhëniet me aleatët e saj në kuadër të interesave gjeopolitike.

Donald Trump, fatëkeqësisht, sipas marrëdhënieve të tij sekrete me rivalët dhe kundërshtarët e interesave Amerikane, për qellim e ka që, në SHBA ta ndërrojë sistemin demokratik duke iu bashkangjitur atyre totalitare diktatoriale të cilët, sa po duket kanë rënë në ujdi, që, sistemin ekonomik ta kenë kapitalist por, pa demokraci perëndimore evro-amerikane.

Ky është rreziku në të cilin mund të rrëshqas Amerika më ardhjen e Donald Trump në pushtet karshi Kamalla Harris.

Kamalla Harris, tani në postin e Nenpresidentes, kandidate për Presidente të SHBA-ve, për herë të parë një kandidate femër Demokrate afrikano amerikane, e cila nga Partia Demokratike u propozue pas tërheqjës së Presidentit Biden për të garue për president. Kamalla Harris, në takimin e fundit më qytetarët ende të pa përcaktuar, deklaroi se, politika e saj nuk do të jetë vazhdimsi e asaj të Joe Biden por, do të jetë më e avansuar më një vizion për të ardhmen e qytetarëve amerikan, për barazi, dhe trajtim të njejtë të çdo qytetari pa dallim përkatësie partiake, religjioze, ngjyre, pra, presidente për të gjithë dhe trajtim të barabartë për të gjithë.

Kamalla Harris pas suksesit të treguar si ndihmëse e avokatit gjeneral (1990-1998) në distrikti Oklando në Kaliforni, ndërsa në vitin 2010 zgjidhet Avokate Gjeneral për shtetin më të madh dhe më të fuqishëm ekonomik në SHBA, edhe më një fuqi ekonomike më fortë së ajo e Ruse.

Në vitin 2017 Harris bëhet Senatorja e parë Amerikane më ngjyrë e cila bëhet pjesë po ashtu e Caucusit e Pacifikut Azio Amerikan.

Anipse sipas sondazheve tregojnë një epërsi të vogël ndaj Donald Trump i cili gjatë fushatës deklaron se, Amerika është shndërrua “në kontenier të bërllokut” e pa imagjinueshme e që do t’i deportojë emigrantet në mënyrë masive. Kjo jep shenja shqetësuese se, mentalisht nuk është në gjendje stabile dhe vërtetë, ky njeri është inkompetent për President të SHBA-ve. Prandaj, jam i bindur së populli amerikan megjithate votën vendimtare do t’ia dedikojnë zonjës Kamalla Harris e cila gjithnjë do të jetë në anën e qytetarëve të thjeshtë në mbrojtje të interesave të tyre, njerëzore, humane, sociale, ekonomike e demokratike prandaj, shpresojmë se, zonja Kamalla Haris do të jetë presidentja e 48-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat