Prej kohësh jemi dëshmitar të një retorike stereotipe të disa politikanëve qofshin të opozitës,edhe ata të pozitës,të cilët duke luajtur rolin e kameleonëve bulimik, përpiqen të damkosin të tjerët pa mos ofruar asnjë qasje të qëndrueshme në sendërtimin e një platforme të shëndoshë kombëtare.
Popullata është ngopur me disa dekada nga politikanët me fjalor acarues dhe fyerje antiqytetare brenda korpusit të partive politike Shqiptare.Kultura tradicionale Shqiptare nuk e pranon këtë lloj acarimi.Paradoksale është fakti edhe sot,sepse politikanët e rinjë akoma nuk munden të dalin nga lëvozhga politike e paradisadekadave të cilët prodhuan politikë shterpe.Nga këto rethana të krijuara në vend,nga poltikat dështuese rinia detyrimisht zgjedh që satisfaksionin e jetës më të mirë t’a përjetojë në mërgim.
Eshtë shumë lehtë të apostrofojsh lëshimet dhe gabimet e të tjerëve, por kjo nuk do na çojë askund poqese nuk përpiqemi që me vizionet dhe aktivitetet vetanake profesionale dhe sociale të përmirësojmë gjendjen aktuale, ku mbisundon papërgjegjesia,nepotizmi,diskriminimi, padrejtësia e kështu me rradhë. Në të vërtetë, është koha e fundit që secili prej nesh të kuptojë se nuk është i gjithditshëm dhe i pagabueshëm. Aq me pak i pazëvendesueshëm në kryerjen me sukses të ndonjë mandati apo detyre me përgjegjësi.Mirëpo ky fakt nuk na lejon që të bëhemi kujdestar i personave te cilat profesionalisht dhe me përgjegjësi ushtrojne detyrën e tyre për të cilen paguhen.Diskreditimet dhe kritikat e paqëndrueshme janë tipare të botëkuptimeve mesjetare,në të cilët Sulltanët dhe Perandorët e gjithfuqishëm kanë pretenduar se kanë të drejtën absolute për të vendosur mbi fatin e një kombi.Le të punojmë pak më tepër në ngritjen profesionale dhe morale të personalitetit,duke u nisur pik së pari nga vetvetja,e jo të merremi natë e ditë me përgojimin dhe ofendimin e të tjerëve,pa argumente ose me fraza të palogjikshme qofshin ato politikan,profesor,mjek,funkcionar apo qeveritar. Me këto akte aktivizohet spiralja polarizuese brenda politikës Shqiptare,dhe e harojnë se duhet të meremi me përmirësimin, apo avansimin e statusit Shqiptar në shtet,energjia politike derdhet në pellgun e moçalit të zvaranikëve.
Dukurit negative sociale nuk mund të evitohen vetem me stigmatizimin e tyre, por të gjthë ne duhet të kontribuojmë me aktivitetin tonë të përditshëm profesional në ngritjen e cilësisë dhe rendimentit në vendin e detyrës,për të cilin jemi zgjedhur.Mësim më të mirë me porosi tendencioze le t'i kemi për personat të cilët i kemi votuar dhe nuk i liferojnë bazës për ndonjë të aritur pozitive,gjat aktivitetit politik,ata me sa duket e kanë humbur kontaktin me bazën,kryeneqët deputet do të përjetojnë vdekjen politike,po ashtu edhe kryetar e partive të cilët e injorojnë elektoratin e vetë.që me prapavije dashakeqe ushtrojnë funksionin e tyre,për t’i kënaqur aspiratat private,kundër intereseve kolektive,edhe ata do të përfundojnë në koshin e mbeturinave tek politikanët paraprak.