Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët!

Opinione

Etike dhe jetike e domosdoshme, për shqiptarët!

Nga: Petrit Dibrani Më: 29 tetor 2024 Në ora: 14:03
Petrit Dibrani

Dmth.

-Etike: rregull i parimeve morale të caktuara, dhe i sjelljes së njerëzve në shoqëri.

-Jetike: jetësore, dukuri apo çështje me rëndësi dhe lashtësi e vjetër trashëguese.

Andaj; është etike të thuhet e mbrohet me argumente, e vërteta dhe vetëm e vërteta, dhe gjithashtu jetike e domosdoshme, të kultivohen e ruhen dhe mbrohen, lashtësitë e trashëguara.

Kushdo nga imam e hoxhallar, bashkë me servil e sekser zuzar, që pretendojnë e veprojnë, kundër çdo vlere (kombëtare), me tendencë për nxitje të mosdurimit e përçarjes fetare dhe kombëtare, është në shërbim të armiqve shekullor, me dije apo pavetëdije!

Nuk është (etike), ti thuhet asnjë shqiptari, a jeni musliman apo katolik, ngase kjo është nxitje për mosdurim dhe përçarje me qëllim.

Dhe nuk është (jetike), të injorohen dhe përdhosen e fyhen, simbolet, figurat, dëshmorët e kombit dhe gjithfarë kemi trashëguar, brez pas brezi nga t’parët tanë, që kanë dhënë gjithçka për Shqiptarinë tonë.)

Duhet t’jemi (Një) dhe të pandarë, ngaqë besimi i secilit njeri, është i fshehtë dhe personal, gjë që edhe mund ti përkas, cilitdo besim fetar, mirëpo Identiteti kombëtar, mbetet Shqiptar dhe vetëm Shqiptar.

Edhe kjo është arsyeja e radhës, pse GJERGJ KASTRIOTI, edhe n’varr mbetet Profeti im.)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat