Të jesh gur dhe do të pëlcas ësh, të jesh hekur dhe do të plas ësh, kur e shikon Kosovën martire viktimë me institucione të pasive ndaj Serbisë gjenocidale.
Po rikujtoj, pse sot Kosova edhe pas 25 viteve të çlirimit nuk e ka paditur Serbinë gjenocidale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e kryer në Kosovë në vitet 1998/99 dhe për pasojat tragjike të këtij gjenocidi?!
Pse edhe pas 25 viteve të çlirimit organet e prokurorisë dhe të gjyqësisë së Kosovës të mos ngrenë aktpadi kundër kriminelëve Aleksamdër Vuçiq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vulin, bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Sllobodan Milloshecviq?!
Pse nuk është ngritur deri sot aktpadi qoftë edhe në mungesë ndaj Veljko Odloviq-i cili gjatë viteve 1997/99 ishte Naçelnik i Qarkut të Kosovës, ndërsa sot është kryetar i Komisionit për personat e zhdukur në Qeverinë e Serbisë?!
Pse nuk është ngritur deri sot aktpadi kundër Zoran Angjelkoviq, i cili në vitin 1998 ishte kryetar i Këshillit Ekzekutiv të përkohshëm në Kosovë?!
Pse nuk është ngritur deri sot aktpadi ndaj gardianit Komatina, i cili në burgun e Dubravës e shoqëroi Mr. Ukshin Hotin të dielën më 16 maj 1999 në dalje nga burgu kur u humb çdo gjurmë e tij?!
Albulena Haxhiu-ministre e Drejtësisë së Kosovës më 27 shtator të vitit 2023 deklaroi se, “Jemi duke punuar në përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Ekspertët do t’i elaborojnë të gjitha aspektet e padisë që padia të fitojë”!
Bekim Blakaj-udhëheqës në fondin për të Drejtën Humanitare, deklaroi se, “Përpilimi i padisë së këtij lloji është punë që kërkon kohë dhe që ka barriera juridike për Kosovën”!
Gëzim Shala nga Instituti për Drejtësi në Kosovë, deklaroi se, “Kosova e ka të pamundur të bëjë një padi të tillë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”?!
Albulena Haxhiun, Bekim Blakajn dhe Gëzim Shalën po i pyesim edhe sa çerek shekuj duhet të kalojnë për ta kuptuar sa të gabuar janë, dhe pse lejojnë që Serbia gjenocidale me argumente të rreme po bën bllokada ndërkombëtare nga më të ndryshmet kundër Kosovës, ndërsa Kosova me tërë ato vrasje, masakra, dhunime e dëbime ka mbetur e heshtur?!
Këtyre ekspertëve defetistë nga Kosova ju themi punoni qoftë edhe sipas thënies popullore serbe “Puno edhe gratis, por punën mos e braktis”. Punoni ose shporruni nga vendet e punës që të vijnë persona që duan të punojnë, sepse në të kundërtën do t’ju godasin mallkimet e tërë dëshmorëve që e dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe do t’ju godasin edhe mallkimet e tërë viktimave të pafajshme shqiptare të luftës!
Pse sot e kësaj dite ndaj kriminelëve serbë të cilët jetojnë të lirë në Serbinë gjenocidale nuk është ngritur aktpadi për krimet e kryera në Kosovë, qoftë që këto aktpadi të jene edhe në mungesë. Aktpadia në cilëndo formë që të jetë e bën efektin e vet, duke e ndjekur kriminelin natë e ditë si fantazmë e vërtetë. Rrethanat mund të ndryshojnë në favor të padive. Me rëndësi është që paditë të ngriten, sepse ekzistojnë mundësi të gjenden zgjidhje edhe për problemet eventuale juridike?!
Kjo situatë anemike e prokurorisë dhe e gjyqësisë së Kosovës i ka dhënë guxim, hapësirë dhe mundësi Serbisë gjenocidale që të mundohet t’i mbulojë krimet gjenocidale të kryera në Kosovë dhe të krijojë te ndërkombëtarët përshtypjen sikur Serbia nuk ka kryer gjenocid në Kosovë përkundër mijëra e mijëra fakteve, dokumenteve e dëshmive.
Përkundër 2000 kasetave, CD-ve dhe dokumenteve të filmuara edhe nga Esat Shala, i cili e meriton plotësisht të shpallet heroi i gjallë Kosovës për punën e tij të guximshme dhe tejet të vyer me grumbullimin e fakteve dhe të filmimeve që u ka bërë masakrave serbe në Kosovë?!
Pse Kosova 25 vite pas çlirimit të mos i ketë miratuar ligjet e veta penale, por po lejon të procedohet mbi bazën e ligjeve serbe të ish Jugosllavisë?!
Pse edhe atyre pak kriminelëve serbë që gjykohen në Kosovë për krime të luftës tu jepen dënime aq të vogla e qesharake?!
Pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës është kaq pasive dhe nuk po jep asnjë rekomandim publik lidhur me problemet aktuale më të cilat po ballafaqohet sot Kosova?!
Pse Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës nuk i ka caktuar detyrë vetes që ta organizojë të botohet libri “Gjenocidet shekullore serbë ndaj shqiptarëve”, si përgjigje ndaj librit të botuar në Serbi në vitin 2020 me titull “Gjenocidi shqiptar ndaj Serbëve në shekullin e 20-të” përplot me rrena e shtrembërime të historisë, por që tashmë katër vite qarkullon në gjuhën anglishte nëpër botë ?!
Në ËEB faqen e “Bota Sot” të datës 28 tetor 2024 në rubrikën e lajmeve patën rastin të lexojmë informacionin me titull, “Serbia miraton projektligj për juridikdikson gjyqësor serb në Kosovë”.
Ku thuhet se, “Qeveria e Serbisë njoftoi se sot ka miratuar një projektligj për organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës. Krimineli Aleksandër Vuçiq këtë legjislacion e paralajmëroi më 15 shtator të këtij viti duke th ënë se një prokurori speciale dhe një grup gjykues special “do të ndjekin penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në persekutimin e popullatës serbe në Kosovë. Zgjidhjet e propozuara ligjore parashikojnë që juridiksionin në lëndët penale ta kenë Prokuroria e Lartë Publike dhe Gjykata e Lartë në Bepgrad, ndërsa për procedurën në shkallën e dytë Prokuroria Publike e Apelit dhe Gjykata Speciale në Beograd. Është planifikuar që në në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd të krijohet një “Departament special për ndjekjen e krimeve të kryera në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Qeveria e Serbisë gjithashtu miratoi edhe Projektligjin për shpllajen e Kosovës si “zonë e mbrojtjes së veçantë sociale” për të ofruar ndihmë financiare për të papunët mbi 65 vjeç që nuk e kanë realizuar të drejtën e pensionit. Me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore, historike, me theks ne zhvillimin demografik, ekonomik e kulturor”, thuhet në këtë informacion të Qeverisë së Serbisë.
Ky projektligj i Serbisë gjenocidale në vete përmban shumë rreziqe të brendshmedhe ndërkombëtare për Kosovën, ndaj Kosova lypset të përgatitën n ë strategji mbrojtëse efektive.
Kur e shikon sot Kosovën edhe pas 25 vitesh pas çlirimit, të vëlla-vrarë për pushtet, të vjedhur me shuma multi mi lionëshe, dhe me 40 mijë veteranë të rrejshëm që zhvatin pamëshirshëm Buxhetin e Kosovës!
Kur e shikon sot Kosovën me të pandehurit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë që kanë angazhuar nga pesë avokatë të shtrenjtë që zhvatin pamëshirshëm me milliona euo Buxhetin e Kosovës!
Kur e shikon sot Kosovën me ish komandantët e UÇK-së tashmë multi milionera me hajni e korrupsion, që synojnë në çdo mënyrë të rikthehen në pushtet, jo për të mirën e Kosovës, por për ta shpëtuar pasurinë e tyre multi milionëshe dhe për t’i shpëtuar godatjes së ligjit anti tradhti e anti hajni!
Kur e shikon sot Kosovën duke e dëgjuar Ramush Rahadinajn që thotë “Unë dua të bëhem plesident i Kosovës, apo Bedri Hamzën e PDK-së që sipas asaj “tava në zjarr e lepuri në mal”, pretendon të jetë krtministër i Kosovës, ose kur e dëgjon Lumir Abdixhikun vartësin e Edi Ramës që i mashtron votuesit e Kosovës duke premtuar një “Rrugë të re” me e ujqit e vjetër.
Kur e shikon PDK, LDK dhe AAK që po bëjnë gracka dhe shtrembërim të realitetit pozitiv që e solli Albin Kurti dhe Qeveria e tij. Kur e shikon këtë opozitë mjerane q ë shpreson ta rrëzojnë Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij, si edhe presidenten Vjosa Osmani që janë gardianët e vetëm të ruajtjes së integritetit dhe të sovranitetit të Kosovës.
Kësaj opozite mjerane duhet t’ia themi troç, e para që t’ia kthejë Kosovës paratë dhe pasuritë e vjedhura multi milionëshe gjatë e pas luftës, t’i tregojë dorasit e vëllavrasjeve për pushtet, t’i tregojë dorasit e vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë, kjo opozitë të distancohet publikisht nga politika e gabuar në 20 vitet e kaluara, e më pastaj ta kërkojnë votën në e votuesve në Kosovë dhe te mërgata,
Ndryshe me mashtrimet dhe etiketimet që po i bëjnë ndaj Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, kjo opozitë në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025 nuk do ta kalojë as pragun, sepse votuesit e Kosovës tashmë i dine tërë keqpërdorimet e kësaj opozitë tradhtare, dhe nuk e hanë siç thotë populli “sapunin si djath ë”.
Këto gjepura të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së e bëjnë edhe gurin të pëlcet dhe hekurin të çahet, e jo më votuesit e Kosovës, të cilët mbi shpinën e vet i pësuan qeverisjet dhe presidenct në 20 vitet e kaluara që si ushunjëza ia thithën gjakun Kosovës!
Kur e shikon sot Kosovën me Gjykatën Kushtetuese, Prokurorinë dhe Gjykatat në Kosovë përplot me sekserë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, të cilat me të gjitha mjetet po mundohen ta pengojnë punën e Albin Kurtit dhe të Qeverisë së tij, vetëm për t’i shpëtuar tradhtisë dhe hajnisë multi milionëshe?!
Kjo po ndodh në Kosovën martire, si pasojë e tradhtisë, keqqeverisjes dhe papërgjegjësisë të ish udhëheqësve qeveritarë nga PDK, LDK, AAK.
Naim Miftari-ish epror i lartë i UÇK-së dhe agjent i SHIK-ut, me plot të drejtë në shkrimet e tij të botuara në ËEB faqen e “Bota Sot” ka informuar dhe argumentuar në vazhdimësi se tradhtarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj gjatë qeverisjes së tyre në të gjitha institucionet e Kosovës i kanë instaluar sekserët e tyre, që sot me nëpër këmbëzat e tyre paraqesin pengesë që Kosova të ecën para në vënien e drejtësisë në vend, dhe në zhvillimin e demokratizimin e shtetit.
Këtë e dëshmon më së miri Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën pas miratimit në Parlamentin e Kosovës, PDK-ja e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, dhe që kjo Gjykatë më shumë se një vit e zvarriti veridiktin e saj, që tregon se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është e e stërkapur nga sekserët e PDK-së, LDK-së e AAK-së, sepse ish udhëheqësit nga këto parti me hajni e korrupsion u bënë multi milionerë të gjatë luftës dhe pas luftës, e tani po mundohen t’i shpëtojnë ligjit për verifikimin dhe konfiskimine pasurisë ë jashtëligjshme.
Kush ja don të mirën Kosovës punën e sodit nuk duhet ta len për nesër, e para, dhe e dyta thënia filozofike popullore shqiptare thotë, “Budallai duke punuar ia kalon të mençurit duke u kujtuar”, të fillojë të punojë apo të mos fillojë dhe kështu lejon që koha së koti të kalojë”!