Trump nuk e meriton përkrahjen!

Opinione

Trump nuk e meriton përkrahjen!

Nga: Luz Tomaj  Më: 31 tetor 2024 Në ora: 06:55
Luz Tomaj 

Ndodhë, mjerisht, edhe në SHBA që zgjedhja e të parit të shtetit, me qenë joadekuate me nivelin e shtetit…. 

Kandidati D. Trump, nuk disponon me njohuri të mjaftuar për shtetin, I mungon vetëdijsija dhe niveli I ndërgjegjëshmeris për shtetin. Udhëheqëja e shtetit nuk krahasohet me udhëheqjen e biznesit. 

Sidoqoftë, është e drejtë e pamohuar e çdo qytetari që të vendosë se, për ke do votoi. Megjithatë, do përpiqem ti them disa fjalë se pse D. Trump nuk e Meriton përkrahjen. 

Po filloi nga viti 2016, kur z. Trump edhe u zgjodh Preisdent I SHBA-ave. 

Disa ditë para dites zgjedhore, gjindësha në zyre të zonjes Majore të qytetit Newtown dhe, pinim kafe. Zonja, madje ishte antare e Partisë republikane. Bisedonim në mënyrë shoqrore dhe, në nji moment, kërkoi falje për pyetje të papreferuar se, a kam vendosë se për ke do votoi. Qesha dhe I thash se, ndoshta, nuk  do të votoi fare. I thash se ish Presidentin Bill Clinton, e kam simpatizuar dhe e kam konsideruar nji ndër presidentet më intelegjent por, nuk e mbaj atë mendim edhe për zonjen Hillari. Në anen tjetër, e kam përcjellë fushaten elektorale dhe, nganjiher mendoja se z. Trump a mundet me qenë I ngjajshem me ish presidentin R. Regan, por, I thash se Trump po më duket sadopak I çmendur. Zonja Patrisha, filloi të qesh dhe nuk u ndalte pastai po më drejtohet Llu , nga se un iu prezentohem amerikanve me emer Llu, ai nuk është pak por totalisht I çmendur…. 

Megjithatë, 2016, Trump I fitoi votat dhe, e argumentoi mungesen e cultures. Në fakt, pak kohë pas zgjedhjes e pranoi në vizit Kryeministren gjermane Merkell. Totalisht e injoroi ate. Më pas, në nji mbledhje në Paris, sjellja e tij ishte e pakultur. Nga Shtepia e bardhë largonte bashkpuntorët nji pas nji. 

Reagova me nji artikull te shkurt në NY Times. E titullova – kush e ka radhen e largimit, a mos do e largojsh vetëveten. Shkurtazi, ia shtrova disa pyetje se a e din se kur flet Ti, është duke folë Amerika, a ke fare kulturë dhe me I rrespektuar liderët e shteteve tjera dhe kështu me rradhë. Zonja Majore e kishte lexuar artikullin dhe më telefonoi duke më ftuar në kafe dhe qeshnim. 

Në ndërkohë, Trumpi e emroi Grenellin në cilsi të ndërmjetësuesit me Kosoven. Grenell, në atë kohë ishte ambassador në Gjermani. E kontaktova me nji E-mail dhe hyrem në kontakt. Më vonë kur Gjermania donte ta largon, Trumpi e këthei Grenellin në Amerik. E kam kontaktuar prap por, fundja I pata shkruar se “ti mundesh me qenë çdo gjë por jo edhe diplomat”… Çfarë është Trumpi është edhe Grenelli. 

E potencoi edhe nji gjë – gjatë 4 viteve të mandatit sa ishte Kryetar I SHBA-ve,  kurnjiherë ama kurrnjiherë nuk e ka kontaktuar Rusin si kundëraleate por….. 

Prandaj, apeloi, sëpaku në mbar komunitetin shqipëtar, që nuk është I vogel, të mos e përkrahë z. D. Trump se, jo vetem se do ketë pasoja për SHBA por edhe për Kosoven. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat