Aktivizimi i filiales politike “sindikale” të Rrahman Jasharit!

Opinione

Aktivizimi i filiales politike “sindikale” të Rrahman Jasharit!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 31 tetor 2024 Në ora: 12:48
Ismail Muçiqi

Sinkronizimi i agjendave në emër të sindikatave në prag të zgjedhjeve nacionale në Kosovë ka prapavijë puro politike. Pas gjithë kësaj padyshim qëndrojnë partitë politike të cilat përmes manipulimit dhe duke i goditur ndjenjat e prindërve, dhe nxënësve në mënyrë sistematike po e shkatërrojnë sistemin e arsimit në Kosovë. Se me të vërtetë jemi shoqëri e kalbur pa invencion, pa ideale nuk ka dyshim. Këtë amulli të shtresës intelektuale kulturore e akademike e cila pothuajse nuk ekziston më fare vite me radhë po e shfrytëzon dhe keqpërdor i ashtuquajturi kryetari i Sindikatave të Arsimit Rrahman Jashari.

Ky në emër të sindikalistëve të Arsimit përkatësisht duke u thirrur si përfaqësues i punëtorëve të arsimit më shumë se një decenie po e dëmton arsimin në Kosovë duke bërë opstrukcione më të ndryshme duke organizuar greva dhe protesta kundër institucioneve të shtetit vite me radhë. Ky ishte ai, i cili në shërbim të partive politike dhe të klaneve të ngushta, i cili duke e përdorur misionin e tij “sindikalist” i shkaktoi dëme të pariparueshme arsimit dhe edukimit në Kosovë.

Të gjithë e dimë se ky ishte ai i cili organizoi greva dhe protesta ku nxënësit e shkollave tona humbën me qindra mijëra orë mësimi, duke mbetur mbrapa pa e realizuar plan programin mësimor nëpër shkollat e Kosovës. Ky dhe stafi i tij janë faktorët kryesorë për gjendjen e cilësisë dhe për mos arritjen e suksesit të nxënësve nëpër shkollat tona. Gjithë ky fenomen po ndodh në vazhdimësi sa here që Rrahman Jashari merr instruksione nga njerëzit e politikës të cilët e instaluan në krye të ashtuquajturve sindikatat e arsimit për t'i siguruar sa më shumë vota partive të caktuara politike të cilat e kanë humbur pushtetin dhe besimin tek qytetarët e Kosovës. Se me të vërtetë kemi humbur qdo arsye të logjikës së shëndosh tregon fakti se ky njeri po thuajse që nga pas lufta ka mbetur i “pazëvendësueshëm” dhe se mandati i tij si duket është i (përjetshëm).

Për të gjitha këto dëme që ju shkaktuan sistemet të arsimit shtresa e inteligjencës në Kosovë dhe institucionet tjera të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës deri tek Akademia e Shkencave qëndrojnë të heshtura për qka nuk ka normë që i arsyeton. Duhet theksuar se derisa heshtin intelektualët dhe të cilët nuk qajnë kokën për ta ndryshuar gjendjen në aspektin pozitivë në shoqërinë kosovare padyshim se situatën në dorë do ta marrin njerëzitë të pa vlerë, nuk kanë dije, të pa arsimuar, të pa dijshëm, të pa integritet të cilët përmes mënyrave më abuzive kanë ardhur në pushtet duke marrur pozita pa e merituar fare. Se deri kur do të vazhdojnë këto procese negative mbetet të shihet, por tani por tani për tani jemi larg realitetit dhe përgjegjësisë në të gjitha shtyllat e institucioneve që e mbajnë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat