I gjori Marko Gjuriq, në rolin e ambasadorit të Serbisë, në Uashington të SHBA-ve, bën thirrje nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjithë shqiptarëve të Kosovës, që mos të votohet Albin Kurti, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit 2025.
Pas këtyre persiatjeve dhe thirrjeve të Gjuriqit, shtrohet pyetja: cila është domethënja e gjithë kësaj?
Përgjigja e zakonshme do të ishte e thjeshtë, përmes një kritike të efektshme dhe depërtuese. Që në fillim pushteti që i është dhënë këtij njeriu, në një mënyrë po i përdoret në këto forma për t’u rritur dhe ngritur, edhe pse nuk ka dobi dhe rrezulltate, sëpaku prodhon një lloj propagande, të cilën ambasadori në fjalë e ka si ushqim shpirtëror dhe politik.
Sa janë qesharake dhe komike fjalët e Gjuriqit, kur thotë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se nuk ka konflikt me shqiptarët në Kosovë, por ka konflikt dhe mospajtime me politikën dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
E gjithë kjo tendencë e Gjuriqit dhe e udhë-rrëfyesve të tij, nuk e prekin vetëm individin, është fare e qartë, por padyshim është një fitore e përgjithshme, që tensionet ndërfqinjësore që Serbia i nxerr në pah, të shmangen sa më lehtësisht, sepse nuk e qojnë asnjërën palë në kahe të duhur.
I gjori Gjuriq, thotë se, i kuptoj aspiratat e popullit shqiptar të Kosovës, për paqë dhe prosperitet, aq sa i dëshirojmë edhe për popullin serb të veriut, mirëpo politikat Albin Kurtit, po e pengojnë, sepse janë politika përçarëse.
Nëse e marrim dhe e analizojmë thirrjen e Gjuriqit, si thirrje të arsyeshme, secili do të dyshojë se sjelljet e një politikani të tillë i përshtaten dhe i paraprijnë tensioneve dhe konflikteve brenda shqiptarëve, dhe është e qartë se çfarë zgjedhjesh të dhunshme parlamentare kishte në Serbi, herën e fundit, me ç'rast në gjitha qytetet e Serbisë, kishte mospajtime dhe protesta masive kundër manipulimeve të krahut të Vuçiqit.
Kush është Gjuriqi, që i bënë thirrje shqiptarëve se cilin duhet votuar në qeverinë dhe udhëheqjen e Kosovës, që deri dje regjimi i tij, ka vrarë, ka masakruar, ka përdhunuar, ka përndjekur, ka shkatërruar gjithçka që ishte shqiptare.
Marko Gjuriq, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e quan Ministren e Jashtme të Kosovës, zonjën Donika Gërvalla, si përfaqësusese të regjimit të Albin Kurtit, kjo i bie se edhe Gjuriq, do të ishte përfaqësues i regjimit dhe vegël politike e Vuçiqit, të cilin po e përdor si një papagall rabot, për të komprementuar çështjen dhe autoritetet e Kosovës.
Zonja Gërvalla, e përfaqësoi Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe në ballafaqim me ambasadorin e Serbisë, Marko Gjuriq, shefja e diplomacisë së Kosovës, gjatë fjalimit të saj tha, se Gjuriq, edhe këtu para jush po mashtron dhe e di fare mirë se marrëdhëniet e Serbisë me Putinin, janë të kordinuara, që të nisin një luftë në Kosovë dhe Ballkan.