Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia

Opinione

Fuqia është e keqe, por edhe pafuqia

Nga: Aurel Dasareti Më: 1 nëntor 2024 Në ora: 06:54
Foto ilustrim

Pushteti (fuqia, forca) është një faktor qendror në shoqëri dhe në shumicën dërrmuese të marrëdhënieve njerëzore. Prandaj nuk është për t'u habitur që ka shumë kuptime të ndryshme të përdorimit tradicional të pushtetit (fuqisë, forcës).

Kushdo që ka qenë i dehur nga pushteti dhe ka përfituar prej tij, qoftë edhe për një vit, nuk do të heqë dorë kurrë nga ai vullnetarisht.

Ka shumë forma të pushtetit.

Thjeshtë: Shqipëria është kapur tërësisht nga kryekrimineli Edvin Kristaq Mafia dhe banda e tij, ndërsa “opozita” që nuk ekziston fare, mundohet ta përmbys me kritika, demonstrata, me ulërima, sharje, me mallkime, me vizatime. Mjete dhe forma që diktatori nuk dëshiron t'i kuptojë fare. Dhe, nudisti i droguar tallet me ta. Pse? Sepse as nuk turpërohet e as nuk frikohet nga përrallat 1001 net. Ai do të ikte si lepuri sikur të frikoheshe. Atë e frikëson vetëm një forcë bindëse; forca e popullit që mund të jetë e formave të ndryshme, për shembull: kapje për veshi e drejtë në koshin e plehrave.

Shqipëria është në prag të vdekjes përfundimtare. Shpëtojeni! Kanë ardhur rrethanat dhe çasti që shqiptari të zgjedh midis vështrimit e veprimit. Kjo do të thotë të bëhesh burrë.

PS: Shpjegimet e letrave të mia i bëjë nga këndi shoqëror, e jo ai ideologjik sepse nuk i takoj asnjë partie, vetëm sipas rastit, simpatizoj me ato që në momentet e caktuara përpiqen për Kombin dhe Vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat