E pakuptueshme është arsya pse Memli Krasniqi është kryetar i PDK-së. Si kryetar i partisë më të madhe opozitare, është e zakonshme dhe krejtësisht e pritur të jetë kandidat për kryeminstër. Kështu ndodh kudo, që kryetari i opozitës të jetë kandidat për kryeminstër, andaj edhe zgjedhja e kryetarit të opozitës përbën një rëndësi të madhe.
Por, duket se brenda PDK ka diçka që nuk shkon, dalja nga rendi e kësaj tradite shton nevojën e reflektimit brenda kësaj partie. Memli Krasniqi nuk është figurë që ka besim as brenda strukturave të PDK, në fakt ai s’ka besim as tek vetvetja. Ndryshe do të kandidonte për kryeminstër, siç edhe pritej.
Nominimi i Bedri Hamzës bëhet për të djegur politikisht z.Hamza dhe për të shuar zërat brenda partisë që mbështesin kryetarin e Mitrovicës, për të dal si kandidat i padiskutueshëm brenda partisë, edhe pse do të ketë në vazhdimësi skepticizëm ndaj z.Krasniqi për kandidat për kryeminstër.
Të kujtojmë se edhe kryetari aktual i Mitrovicës nuk shquhet për asnjë sukses, duke u krijuar si produkt i Hashim Thaçit. Ministër i financave në qeverinë e Thaçit, Hamza shquhet për gafa, skandale dhe premtime të pa mbajtura. Në këtë kontekst negativ për fuqinë politike të Memli Krasniqit, ka një anë pozitive për ish-reperin e "Ritmi i rrugës". Me humbjen e sigurt para Albin Kurtit, figura politike e z.Hamza do të digjet, duke i mundësuar Memlit të ketë një kundërshtar më pak, pasi "i djeguri" nuk mund të jetë rrezik për pozitën e kryetarit.
Edhe Memli edhe Bedriu në një pako pritet të jenë humbës nē zgjedhjet e 9 shkurtit, me PDK që pritet të ndëshkohet për të shkuarën dhe të tashmen.