Rama për Trumpin, Kosova për Kamalën!

Opinione

Rama për Trumpin, Kosova për Kamalën!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 3 nëntor 2024 Në ora: 13:47
Donald Trump dhe Kamala Harris

Rama ia dëshiron fitoren Trumpit. Një herë dikur pat anuar për zonjën Klinton, po ia kishte huqur keq.

Sot deshi apo s’deshi i duhet fitorja e Trumpit. Dhëndëri i tij Kushner i ka premtuar investime të majme në Sazan. Po nuk u bë president, vjehrri i Kushnerit nuk është e sigurt se do ta mbaj fjalën. Shqipëria ka nevojë për investime të tillë kapitale, prandaj edhe i duhet fitorja e Trumpit.

Shqipërisë po ashtu i duhet ngjallja e turizmit, derisa Spanja po i ndjek turistët ne duhet t´i joshim. Shqipëria nga turizmi do të përfitoi. Do t´i rrisim rrogat për kamerieret, mësuesit, pensionistët, deputetët, ushtarakët, aktorët, berberët, zjarrfikësit, bukëpjekësit, policët, kuzhinierët etj.

Pra, kësaj here unë jam shumë i qartë se kujt ia dëshiroi fitoren, u përgjigj Rama. Po fitoi Kamala, ç ‘përfiton Shqipëria. Do mbetet pa investime në Sazan, kurse opozita në flakë e tym e ka vënë vendin vetëm pse e Burgosa Salianjin për shpifje, Metën për korrupsion e tërhoqa zvarrë, kurse Berishës ç ‘faj i kam unë, pse është shpallur non grata.

Kosova është për Kamalën, kjo më është e qartë, po unë nisem nga interesi i Shqipërisë. Kosova ishte edhe kundër Open Ballkanit, po unë nuk mund t´i zgjoj ata nga gjumi.

Unë ua hartova edhe Draft statutin e Asociacionit që të ecin përpara, por kujt. Po vendnumërojnë se nuk shikojnë nga e ardhmja, po janë verbuar me të kaluarën.

Ata duhet ta marrin shembull shtetin amë. Shikoni ne tash arritëm edhe t´i hapim bisedimet me EU për anëtarësim, kurse me politikën e tyre destruktive Kosova po i vuan edhe sanksionet e EU.

Po t´i pyesësh, të thonë se Rama është fajtori për gjithçka, pse ata spo arrijnë t´i zgjidhin problemet që i kanë me Serbinë, e me bashkësinë ndërkombëtare.

Ta drejtosh gishtin drejt dikujt është shumë lehtë, po së pari duhet ta drejtosh nga vetja, u përgjigj Rama, duke e lëmuar mjekrën e bardhë si..., e cila dita ditës po i zgjatet.

Me Ramushin dikur shaheshim, e kërcënonim njëri - tjetrin, kurse sot kuptohemi për gjithçka. Për ata të cilët ndodhen në Hagë s’dua të flas fare sepse secili i din raportet tona mes vete, po ashtu me PD të Kosovës, jo të Shqipërisë, por kur vjen puna me pushtetarët e Kosovës, sikur t´i kishim gjaqet mes vete. Dhe pse? Për asgjë.

Ne e kemi politikën tonë shtetërore prej së cilës nuk mund të devijojmë, po të ishte në pyetje nëna e babai yt.

Unë jam i bindur se po u zgjodh Trumpi, do ta zgjidhte edhe problemin e Kosovës. Për këtë jam i bindur.

Për këtë zgjidhje gjithnjë ka folur zoti Grenell. Pra do të përfitonim si Shqipëria me investime, po ashtu edhe Kosova me zgjidhjen e menjëhershme, pa qarë kokën me EU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat