Kurtit i takon edhe një mandat më shumë – ja pse

Opinione

Kurtit i takon edhe një mandat më shumë – ja pse

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 3 nëntor 2024 Në ora: 16:31
Albin Kurti

Në këto rrethana, për një njohje më të thellë të pushtetit të Albin Kurtit, është e nevojshme dhe e rëndësishme të dimë se sipas udhëheqjes së deritanishme e ka merituar që të mbetët edhe një mandat si kryeministër i ardhshëm vendit.

Duhet ti pranojmë disa fakte, ne veçanti në veriun e Mitrovicës, ku dukuria e pushtetit nën udhëheqjen e Albin Kurtit, e merr peshën e vet dhe seriozitetin e vet, që në një mënyrë pushteti i tij kthehet në bindje dhe shërbim të popullit pa dallim etnie dhe besimi.

Në këtë këndvështrim nuk do të thotë diktim i kryeministrit me forca policore, siq po e quajnë do amater të subjekteve politike të opozitës, por do të thotë diktim i vullnetit politik dhe institucional, që realizohet, duke respektuar ligjet dhe realitetin e këtij populli dhe vendi si shtet i lirë dhe demokratik.

Zhgënjimi i opozitës është i pa falshëm, që përfaqësojnë PDK, LDK, dhe AAK, që nuk e priti ky popull, në veqanti prej atyre që iu betuan se nuk do ta tradhëtojnë këtë vend dhe këtë tokë, në përpjekjen e tyre të vazhdueshme, që e kanë synim vetëm pushtetin dhe kurgjë më shumë.

Të gjithë e dimë se nuk ekziston diçka e zavendësueshme që t’a kompenzojë gjithë atë që kemi humbur dhe atë që kemi vuajtur si popull, por një gjë na inkurajonte dhe na jepte shpresa se, mbase të çlirohemi nga pushtuesi barbar serb, vuajtjet tona dhe sakrificat do e marrin kuptimin e vet dhe nuk do të zhgënjehemi me gjithë ato eksperienca ç’njerëzore nga e kaluara.

Mirëpo, do e quanim fatkeqësi për një popull, kur ditët e ëndrrës së tij, të cilat i kishte pritur me vite dhe shekuj më në fund ato erdhën, por sikur i ka pritur dhe e ka merituar populli i këtij vendi, nuk është shpërblyer, mos të thëmi se është zhgënjyer, duke harruar se sa vështirë dhe sa rrugë e gjatë ishte për të arritë deri këtu ku jemi sot.

Atëherë, ku jemi ne sot, nëse duhet të kapemi për fijet e asaj pjese të tregimit tonë të përjetimit të tmershëm e tragjik, do të vonohemi ta zëjmë kohën, por do të ishte gabim nëse mendojmë se të gjitha ato eksperienca të vështira do të harrohen aq lehtë, duke humbur kohë me akuza të shpifura dhe të ulëta ndaj njëri-tjetrit dhe pozitës, sikur e ka nisë këtë mision përçarës opozita e sotme, që po i qon ujë me bollëk mullirit të Serbisë.

Serbia është ajo që nuk i pranon krimet e saj gjenocidiale ndaj shqiptarëve dhe as sot nuk kërkon falje, apo që përkulet për një gjë të tillë para botës së qytetërimit të sotëm, e cila shpeshherë e luan rrolin e viktimës, sikur nuk mund t’a gjykosh për krimet dhe të zezat e saj, por thjeshtë një gjë të tillë e di tërë bota se ajo ka ndodhur ndaj shqiptarëve, boshnjakëve dhe kombeve tjera.

Dhe sulmi i fundit terrorist i serbëve në krye me terroristin Radoiçiq, që ndodhi në shtator të 2023, në Banjskë të Zveçanit, ku nga këto banda vritet rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bonjaku, dhe në këtë shkëmbim zjarri vrahen edhe 3 e më shumë terrorist serb nga forcat e policisë së Kosovës, por do të ishte një turp i madh për Serbinë, dhe udhëheqësit e saj, duke mos i ndëshkuar kriminelët e tillë serb, të cilët në të kundërtën i mbronë dhe i lë të lirë, duke i shpërblyer me atë që kanë bërë, dhe duke i trajnuar për një aksion të ri, me qëllim aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.

Politika e Beogradit, këto ditë propozon një projekt ligj të Serbisë, për Kosovën, duke e shpall si zonë të mbrojtjes së veçantë, dhe organizimin e juridiksionit të saj në çështjet penale, të cilat i shkelin detyrimet e Dialogut, që janë arritë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që në këtë mënyrë veprimet e Serbisë, largohen gjithnjë e më shumë nga një marrëveshje dhe dialogu ne mes palëve, të cilin propozim e dënojnë SHBA-të, por edhe BE-ja.

Liderët e Serbisë, bëjnë thirrje dhe sygjerojnë, që mos të votohet Albin Kurti, dhe Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit 2025, sepse janë të pa përshtatshëm dhe kjo politikë nuk i konvenon Beogradit, si dhe as popullit shqiptarë të Kosovës, ndërsa serbët e veriut ndiejnë presion ndaj një politike të tillë, që do të thotë se, udhëheqësit e më hershëm të Kosovës, ishin më të pëlqyer nga Beogradi, sikur do të ishin më të përshtatshëm dhe kanë bërë një politikë më të sjellshme e transparente ndaj serbëve dhe vetë Serbisë.

Sa e vërtetë mund ti duket dikujna ky trillim serb dhe kush mendon kështu në këtë favor të këtij këndvështrimi, padyshim se i referohet dhe përafrohet kohës së regjimit të egër, me anët e errëta, që ka zbatuar format gjenocidiale dhe format e planit të zhdukjes së një populli nga faqja e dheut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe qeveria e tij, nuk ka bërë më shumë dhe as më pak, vetëm i ka zbatuar ligjet që dalin prej Kushtetutës së Kosovës, duke e shtrirë sovranitetin në gjithë teritorin e vendit, dhe në veri ku tensionet kanë qenë shumë delikate nga strukturat e jashtëligjshme dhe bandat serbe, i ka ndjekur dhe ndëshkuar kriminelët me ligj.

Me qeverisjen e Albin Kurtit, në veri të Mitrovicës, sikur ka lindur një botë tjetër e mendimit e punës dhe veprimit, dhe jeta zhvillohet me tiparin e jetës normale dhe jo agresive, kriminale dhe destruktive siq ka vazhduar dhe është udhëhequr nga kriminelët serb më herët në këtë vend, dhe njeriu i tanishëm po mësohet më mirë të jetojë pa ata kriminel dhe banda që u printe Radoiçiqi dhe të tjerët, të komanduar nga Beogradi.

Me udhëheqjen e Albin Kurtit, kemi ndryshime të mëdha demokratike dhe ekonomike në Kosovë, me çrast vendi ka avancuar në shumë aspekte nga brenda dhe nga politika e jashtme. Edhe pse në realitet nuk kemi pasur njohje të shtetit gjatë kësaj periudhe të fundit, por që nuk do të thotë se politika e jashtme ka qenë e izoluar nga marrëdhëniet ndërkombëtare me vendet e ndryshme të botës.

Edhe pse Kosova, po ballafaqohet me sanksione nga BE-ja, e cila nuk është fajtore, por është ndëshkuar pa të drejtë dhe për fajin e vetë BE-së, e cila e ka ngarkuar këtë vend me një ndëshkim të tillë, që në realitet nuk e ka merituar, duke e nxjerrë Serbinë, si të pa « mëkate » me gjitha të zezat e saj, që i ka realizuar dhe po i realizon para hundëve të Evropës dhe botës.

Dhe akuzat e opozitës ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit Kurti, se janë krisur marrëdhëniet me shtetet e perëndimit, veçmas edhe me SHBA-të, kjo do të shte e pa vërtetë dhe një propagandë e cekët, që ta kthejë në një mënyrë opinionin për vete, si dhe bashkësinë ndërkombëtare kundra Kurtit, sepse si opozitë ka dështuar me gjitha iniciativat e saj për ta rrëzuar pushtetin më efektiv dhe më pozitiv që ka ekzistuar deri më sot në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat