'E mira' si fenomen!

Opinione

'E mira' si fenomen!

Nga: Kimete Berisha Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 20:40
Kimete Berisha

- Të jesh 'mirë', të thuash se 'je mirë' po bëhet e pabesueshme dhe e çuditshme!

- E 'mira' dalëngadalë po hyn tek realizmi magjik, tek e çuditshmja dhe qesharakja.

- Ata, para neve, kur janë pyetur 'a janë mirë', janë përgjigjur 'nom' ose 'me dynja'.

- As sot askush kurrë nuk thotë 'jam shumë mirë'.

- Askush s'e bën veten mendjelehtë të thotë 'jam shumë mirë'!

- Se nëse thua që je 'shumë mirë', domethënë e tregon veten sipërfaqësor dhe të painformuar, abdall dhe të pamençur, se njeriu i mençur s'mund të jetë 'shumë mirë', s'mund të jetë i kënaqur, bindje këto që i ka krijuar përvoja dhe tradita.

- Të marrin seriozisht veç nëse dukesh i vuajtur dhe sidomos mrrolan!

- Edhe fetë s'të ndihmojnë aspak të jesh 'mirë', sepse më shumë janë si udhëzuese të vdekjes se sa të jetës!

- Një ditë, në një kafe me një mik, më pyeti: Si je?

I thashë: Shumë mirë.

Ai qeshi me çudi!

Dhe, iu duk sikur ka ndodhur ndonjë mrekulli në jetën time, e ai s'e ka marrë vesh.

- Nëse dukesh bukur, të gjithë shprehin habi, sepse supozohet se duhet të mos dukesh bukur.

Më normale, më e natyrshme është të dukesh i vuajtur, se të

gjitha kushtet janë të plotësuara të dukesh keq!

- Ku po e gjen ti gjithë këtë sevda?

Të ishte serioz s'do ta gjeje...a s'po

e sheh çfarë po ndodh a?!

- Një ditë tjetër, një mik tjetër më pyeti i habitur: Çka po bën ti që dukesh bukur!

- Pra, nëse do të dukesha keq nuk do të ishte e habitshme për të!

- Pse 'e keqja dhe vuajtja' janë normale!

- Pse e mira dhe e bukura ngjalllin habi!

- Për ato vajza e gra të mërzitura e kam një mësim:

Gjithkush është i mërzitur, por kur e bën një pakt paqeje me mërzinë, kapërcen lehtë.

Gjjthmonë, ama gjjthmonë ndrequ.

Sepse, kur i lyen buzët dhe vishesh bukur, truri yt nuk e bën dallimin 'a je vërtetë e lumtur apo veç po dukesh bukur'.

- Dikur, të ndjehesh mirë, të bëhet zanat! Bëhesh si një zdrukthëtar që krijon forma të ndryshme të lumturisë!

- Por, unë mund të jem edhe më mirë...!

Më mirë do të thotë, të mos kem nevojë t'ju shkruaj!

- Motoja e PDK-së 'Kosova mundet më mirë nuk i ka pëlqyer askujt'.

Sepse, askush nuk e pranon që është 'mirë'.

E keqja është dramatike, 'interesante' dhe e vërtetë, drama e bën shfaqjen!

Demek, kundërshtari duhet të jetë i keq që ti të jesh i mirë!

- S'është normale të thuash 'jam mirë', por mundem edhe më mirë!

- Nuk është keq.

Nuk është edhe aq keq!

Ka mundur të jetë edhe më keq (Mos

provo Zot).

Por, mundet më mirë!

Ka mirë e më mirë!

E mira s'ka skaj!

- Veç edhe sikur ta dinim çka është ajo!

- E LDK po na ofron 'ndryshim', që për ta ndryshimi do të thotë 'diçka mirë.

Gjithmonë 'ndryshimi' konsiderohet si diçka më mirë, anipse ka ndryshim 'për të keq'.

- Mendoj se sikur krejt shqiptarët të bëhen bashkë nuk do të mund ta bënin 'mirë', sepse nuk pranojnë se janë 'mirë' as kur janë 'mirë' dgevse 'e mira' është

- diçka 'e paarritshme', ideale, dhe pastaj pas të mirës - vjen fundi!

P.S. Një ditë një mik më takoi në rrugë.

Motrës sime që e pa

për herë të parë i tha: S'paskam pa' ten më të bukur se tëndin.

- Unë, që isha rrjepur për t'u dukur bukur po prisja fjalë miradije për pamjen time, se ashtu jam mësuar...

Miku më tha: Ti Kimi e paske pelerinën - loçkë.

- Kur mësohesh veç mirë, edhe më keq...

All reactions:

36Vlora Çitaku and 35 others

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat