Kingjuzi i ujkut dhe Asociacioni i Stanos

Opinione

Kingjuzi i ujkut dhe Asociacioni i Stanos

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 09:55
Autori Gani I. Mehmeti

Kishin zënë ujkun një ditë. Kishin thirrur hoxhën dhe po përpiqeshin t’ia mësonin kuleuzin ujkut. Mirëpo, sa herë vinte tek fjala «kuleuzi» që duhej ta thoshte ujku, ai, me mendjen tek qengji thoshte «kingjuzi»!

Kështu edhe Stano, gjatë gjithë kohës së tij si «ndërmjetësues» kurrë nuk u mor me kërkesat që duhej plotësuar Serbia, vetëm me Asociacionin, sa i është ngulitur në kokë, duke e përsëritur çdo herë, sa i është bërë refren. Me gjasë, me mendjen tek asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, është edhe duke fjetur.

Stano: «BE dëshiron të kujtojë se themelimi i Asociacionit është obligim i paplotësuar i Kosovës»!

Vallë, a ka edhe Serbia obligimet e saja ndaj Kosovës, që Stano nuk merret fare me to?

Të dy palët kanë pranuar Marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023, jo vetëm Kosova. Mirëpo, Stanos, diçka nuk po ia ka ënda fare të sillet kah Serbia!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat