Kriza e institucioneve globale

Opinione

Kriza e institucioneve globale

Nga: Merxhan Jakupi Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 15:08
Autori Merxhan Jakupi

Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është katandisur në luftëra vrastare. Bota ka ndryshuar në përpjekje për një rendi të ri botëror. Diplomati dhe studiuesi i çështjeve ndëkombëtare, Ognjen Pribiçeviç ka konfirmuar katër sfida dhe kriza globale me të cilat është duke u përballur njerëzimi: lufta në Lindjen e Mesme, lufta në Europë, BRIKS-i dhe Trampizmi.

Lufta njëvjeçare mes Izraelit dhe palestinezve, ka sjellë një frusturim ndaj gjthë institucioneve ndërkombëtare dhe hubjen e vlerave morale, civilizuese të gjithë njerzimit. OKB-ja që nga formimi, së një ndër instuticionet më relevante në tërë botën, e ka hubur reputacionin dh kredibilitetin. Ironia therrëse është se Tel Aviv-i shpalli presidentin e OKB-së “persona non grata”, dhe i ndaloi hyrjen në këtë shtet.

Në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, pinjolli i Vlladimir Putinit, gjenerali Prigozhin u rebelua duke marshuar me ushtarët e tij drejt Moskës, sikurse Musolini dikur që filloi marshin nga Millano drejt Romës për ta rrëzuar monarkun. Gjithashtu mbetet paradoks sulmi i ushtrisë ukrainase me dronë në Kremlin, në Moskë. Kremlini, rezidenca e carëve të dinastisë ruse dhe perandorisë komuniste, nuk është sulmuar as në luftën e Napoleon Bonapartës dhe të ushtrisë së Hitlerit.

SHBA-ja si një fuqi në botën bipolare, është duke u përballur me një krizë institucionale. Prsidenti Amerikanë, Donall Tramp, pas hubjes së zgjedhjeve, u shfaq si despot, duke mos pranuar hubjen. Largimin i Trampit, pati pesë të vrarë dhe shumë të plagosur.

Po ashtu, Donald Tramp, kandidat për president, tha se nuk do të pranojë hubjen dhe nëse republikanët humbin zgjedhjet, do të ketë luftë. Sloganet e Trampit i ngjanin metaforës së liderit komunist kubanez, Fidel Kastro: "Ose komunizëm,ose vdekje”.

Shkëlqimi dhe zvetënimi i botës perëndimore

Henri Kisinxher, në veprën "Diplomacia ndërkombëtare”, shkruan se në fillim të shekullit XX, dy ideologji, nacional-socializmi dhe komunizmi që lindën në Europë, e çuan kontinentin, në luftërat më vrastare në gjithë epokat e njerëzimit.

Bota perëndimore, pas Luftës së Dytë Botërore, gjer në fillim të viteve 90-ta, arriti një zhvillm, standarde dhe jetë të begatshme. Sipas Kisinxherit, kriza institucionale filloi me neoliberalizimin, doktrinën e Margaret Thaçerit dhe të presidentit amerikan, Ronald Regan. Kriza instuticionale në SHBA u shfaq me simptomet e Perandorisë Romake. Kjo perndori u shpërbë për shkak të krizës institucionale. Gjithashtu dhe Perandoria Osmane filloi me rënine dhe kalbjen për shkak të krizave institutcionale, mungesës së ideve dhe reformave.

Kisinxher shkruan se bota ka nevojë për lidership dhe burrështetasë, siç ishin Vinston Çerçil dhe Xhon Kenedi.

Shtrohet pyetja, a është fundi i “Pax Americana”, dhe kush do ta zavendësojë në dekadat e ardhshme?

Sipas analistëve, SHBA-të janë duke e humbur prestigjin si superfuqi dhe policë i botës multipolare. SHBA edhe në këtë shekull do të jetë llokomotiva dhe hegjemonia në gjithë globin. Bota është duke ndryshuar dhe po hyn në një rrugë të panjohur, ndërkohë që po përjeton kataklizmë dhe krizën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Bota demokratike perëndimore është duke u përbllur me rivalë të tipit BRIKS. Ky traktat, në fakt kjo aleancë përbëhet nga shtetet autorotare dhe totalitare. Ky traktat, thotë një analist, është si një foshnje e posalindur, por nuk dihet se si do jetë kur do rritet.

Një aleancë mes SHBA-ve dhe shteteve të BE-së duhet të jetë një përgjigje ndaj shteteve të BRIKS-it. Kjo aleancë duhet të ketë gjeostrategji politike, ideologjike, gjeostrategji ushtarake dhe ekonomike. Siç dihet shtetet e BRIKS-it kanë pasur konflikte në periudhën e Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik me Kinën, si dhe India me Kinën. Me gjasë, në të ardhmen, bota multipolare, në mungesë të një lidershipi siç janë SHBA-të, do jetë jostabile me konflikte dhe luftëra të paparashikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat