Zotërinj Ambasadorë,
Që në fillim, më lejoni t’ju falemnderohem për angazhimin e shteteve t’uaja, dhe jo vetëm, për parandalimin e eksterminimit të shqiptarëve të Kosovës nga makineria hegjemoniste serbe, që pas një shekulli të okupimit despotik, përmes bombardimeve, në koordinim me UÇK-ën, arritët t’a çlironi Kosovën, duke i dëbuar hordhitë serbe nga Kosova. Po ashtu dëshiroj t’ju shprehi mirënjohje për kontributin e pazavendësueshëm dhe të çmuar që keni dhënë dhe që po jepni në sendërtimin e shtetit të pavarur, duke e asistuar dhe ndihmuar Kosovën nëpër të gjitha proçeset që nga paslufta.
Situatën në Ballkanin Perëndimor e njihni më mirë se çdo kush tjetër, mbase informoheni në baza ditore përmes kanaleve diplomatike, nga shtypi, televizionet OJQ-ët, e mbit ë gjitha, nga shërbimet t’uaja të specializuara të inteligjencës që vëzhgojnë të gjitha veprimet përmes teknomogjisë së sofistikuar.
Mirëpo me ardhjen e kryeministrit Kurti në pushtet, përkrahja juaj sikurse ndryshoi « kursin », filluat të aplikoni standarde të dyfishta ndaj Kosovës krahasuar me Serbinë, nisët kritika të ashpra ndaj Zotit Kurti, me pretekstin se ai nuk po koordinohet me faktorin ndërkombëtar dhe se po vepron njëanshëm, kurse ndaj Serbisë, edhe përkundër politikave destruktive për rajonin, treguat mirëkuptim dhe kritika të buta. Në këtë kuptim, pritshmëritë e mia, dhe jo vetëm, kanë qenë që angazhimet dhe veprimet t’uaja të ishin shumë më të ekuilibruara, më të drejta dhe më konstruktive ndaj Kosovës, e cila doli nga hegjemonia serbe përmes një lufte shkatërruese.
Të gjitha këto kritika dhe presione ndaj Zotit Kurti, janë edhe si rezultat i kastave të kaluara politike, të cilat bashkvepruan në korrupsion dhe krim të organizuar me Radojçiqin dhe Veselinoviqin, që janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, dhe që i premtuan Vuçiqit ndarjen e Kosovës, prandaj të shantazhuar dhe për t’a shpëtuar veten, ata iu nënshtruan të gjitha kërkesave dhe presioneve të Serbisë dhe ndërkombëtarëve duke e sjellë Kosovën në buzë greminës. Mbase ju ishit mësuar me ata, të njejtën e keni kërkuar edhe nga Zoti Kurti, mirëpo, fatmirsisht, që nga ardhja në pushtet të kryeministrit Kurti, ai nuk iu nënshtrua kërkesave të padrejta, edhe pse shtetet e QUINT-it e akuzonin për mosdëgjueshmëri, veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara, Zoti Kurti i mbeti besnik dhe konsistent qëndrimeve të drejta dhe parimore.
Zotërinj Ambasadorë,
Për çfar padëgjueshmërisë dhe veprime të njëanëshme, sipas juve, bëhet fjalë : a thua sepse, Albin Kurti ndaloi referendumin dhe zgjedhjet e Serbisë në Kosovë ; se « rojet e urës » dhe « brigadat e veriut », që ishin struktura kriminale të dirigjuara nga Beogradi, që shantazhonin, frikësonin, likuidonin, ndiznin shtëpitë dhe veturat e vet serbëve që nuk iu nënshtroheshin, që Kurti i shpalli grupe kriminale; që serbet e Veriut, pas dy dekada, t’a paguajnë rrymën ; që mbylli komunat paralele të Serbisë ; që ndaloi përdorimin e dinarit serb ; që mbylli bankën komerciale dhe postat komerciale të Serbisë që punonin pa licencë, përmes të cilave bëhej shpërlarja masive e parave të pista, që sipas disa ekspertëve të pavarur serb, supozohet se kishte një qarkullim vjetor afro një miliard euro, nga të cilat 250 million paguheshin institucionet paralele të Serbisë në Kosovë, kurse pjesa tjetër iu kthehej bosëve në Beograd ; se konvertoi targat ilegale ; rregulloi patent shoferat ; letërnjoftimet ; dokumentet e udhëtimit ; mbylli rrugët ilegale të kotrabandës ; se mbylli mbi 11 laboratore të drogës në pronësi të Radojçiqit ; se mbylli qindra lokacione ilegale të mihjes së kriptovalutave ; se shkatërroi grupet e trafikimit të drogës ; se nuk ka më barrikada dhe aksione të përgjakshme ; se në Veriun e Kosovës ku dominonte kontrabanda, korrupcioni dhe krimi i organizuar, po kthet rendi dhe ligji, si dhe shumë e shumë veprime tjera të drejta.
Sikur të ishte « koordinuar » kryeministri Kurti për këto veprime me faktorin ndërkombëtar, jam i bindur se nuk do t’i kishim këto rezultate spektakulare, madje gjendja do të ishte shumë më e rëndë se sa në të kaluarën. Po e përmendi vetëm një shembull, ndër kritikat e juaja, ishte kërkesa për tërheqjen e policisë speciale nga Veriu i Kosovës, që ishte edhe kërkesë dhe insistim i Serbisë, por koha tregoi se këto kërkesa dhe kritika ishin të gabuara, sepse sikur mos të ishte policia speciale, sot pjesa Veriore e Kosovës ndoshta do të ishte e pushtuar nga Serbia.
Me këto rezultate, kryeministri Kurti ka arritur dy objektiva, se pari, ka shtrirë sovranitetin në pjesën Veriore të Kosovës, që ka munguar për dy dekada, dhe së dyti, veprimet e kryeministrit Kurti, janë konform kërkesave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, ku ata kërkojnë që Serbia dhe Kosova t’i zbatojnë të gjitha Marrëveshjet e nënshkruara, dhe pikërisht të gjitha këto veprime të Kurtit janë pjesë integrale e dispozitave të afro 40 marrëveshjeve që tani Zoti Kurti, fatmirsisht, edhe pse njëanshëm, po i zbaton ato.
Në këtë kontekst, veprimet e Zotit Kurtit, po ashtu kanë qenë në funksion të zbatimit të ligjit, forcimint të shtetit të së drejtës, ruajtjes së Rendit kushtetues, shtrirjes së sovranitetit dhe forcimit të subjektivitetit, që janë të drejta, legale, legjitime dhe në suaza të kompetencave të tij. Prandaj, kritikat ndaj kryeministrit Kurti i konsideroj si jo të drejta, madje tendencioze, sepse me këto ju dëshironi t’a bëni të « dëgjueshëm », që u tregua kundërproduktive.
Zotrërinj Ambasadorë,
Por Aleksandar Vuçiqi, që nuk u kritikua sa duhet dhe që u përgëdhel vazhdimisht nga Ju, dhe jo vetëm, a thua u koordinua me juve kur : Vuçiqi finansoi, organizoi dhe zbatoi, përmes strukturave të trajnuara militare, paramilitare dhe të xhandarmerisë speciale, agresionin mbi Kosovën me 24 Shtatot 2023 ; kur xhandarmeria speciale e Serbisë në territorin e Kosovës kidnapoi tre zyrtarë kufitar policor të Kosovës dhe i mbajti për disa ditë në Serbi ; kur strukturat kriminale serbe të organizuara dhe dirigjuara nga Beogradi, me 30 Maj 2023, sulmuan ushtarët e KFOR-it, policinë e Kosovës dhe gazetarët, me ç’rast pamë skena të tmershme, madje denigruese, ushtarët e KFOR-it, të plagosur tërhiqeshin zhagëza, ku mbi 90 ushtarë u lënduan, nga të cilët kishte që humbën edhe gjymtyrë të trupit ; kur Vuçiqi urdhëroi të gjithë serbet t’i lëshojnë institucionet e Kosovës, sikurse deputetët, gjyqtarët, prokurorët, policët, komunat, e tj. , që tani Vuçiqi me këmbëngulje po kërkon kthimin e tyre ; për takimet dhe bisedat e rregullta të Vuçiqit, Vulinit dhe Dodikut me Vladimir Putinin, i cili është nën sanksione ; për blerjen e armatimit nga Rusia dhe Kina ; që në Qeverinë e Serbisë ka ministra që janë në listën e zezë të SHBA-ve, si dhe gjysma e kabinetit qeveritar është prorus; që nuk e ekstradon Radojçiqin ; që nuk nënshkroi dhe nuk zbaton Marrëveshjen e Brukselit dhe Udhërrëfyesit tër Ohrit ; që së fundmi Qeveria e Serbisë ka miratuar Projektligjin për shpalljen e Kosovës si Zonë e Mbrojtjes së Veçantë sociale si dhe jurisdiksionin mbi veprat penale që kryhen ndaj serbëve në Kosovë, që është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ; …..
Për këto, si dhe shumë veprime tjera që nuk i permenda, të nderuar Ambasadorë, nuk kishte kritika adekuate e as sanksione ndaj Serbisë, edhe pse këto veprime, jo vetëm që shkelin marrëveshjet e arritura, por edhe janë në kundërshtim me qëndrimet, përcaktimet dhe interesat e BE-së, aty ku Serbia « aspiron », mbase sikur të kishte vepruar Kosovë kështu, sigurisht se Kosovën do t’a kishit futur në listën e zezë të BE-së dhe SHBA-së, që flet për qendrime të dyfishta dhe të paballancuara.
Me indiferencën t’uaj ndaj politikave destruktive të Vuçiqit, të nderuar Ambasadorë, ju e keni inkurajuar ate që të vazhdojë me mosrespektimin e marrëveshjeve dhe për përafrimin me Rusinë dhe Kinën dhe ndikimin e tyre në Ballkan, kurse veprimet e kryeministrit Kurti, për të cilat ju e keni kritikuar pamëshirshëm,madje duke i vendosur edhe sanksione, jo vetëm që ai i dëboi nga Kosova strukturat kriminale, por edhe vet popullatën serbe e çliroi nga ata, të cilët për dy dekada ishin peng i politikave destruktive të Beogradit, mbase tani qytetarët serb gjithnjë e më tepër po bashkëpunojnë me shqiptarët dhe policinë e Kosovës në zbatimin e ligjit. Këto veprimet të kryeministrit Kurti, me kalimin e kohës, u shndërruan në normalitet dhe serbet po ambientohen, mbase ndikimi i Beogradit dukshëm është zvogëluar.
Derisa Serbia nuk e ka nënshkruar dhe refuzon t’a zbatojë, edhe pse kryeministri Kurti kishte insistuar, Marrëveshjen e Brukselit dhe Udhërrëfyesin e Ohrit, si dhe deklarata e Ana Brnabiqit se, nëse Asociacioni formohet me ligjet e Kosovës dialogu është i kot, atëherë insistimi i juaj, të nderuar Ambasadorë, për formimin e Asociacionit po e humb kuptimin, mbase Vuçiqi nuk e ka hallin e serbëve, por ai dëshiron t’a akomodojë shtetin e Serbisë në pjesën Veriore të Kosovës nën petkun e Asociacionit, që e konsideron si pjesë të « botës serbe », njësoj si Republika serbe në Bosnjë.
Sikur faktori ndërkombëtarë, nuk morri mësim nga Republika serpska, e cila skajshmërisht defunksionalizoi shtetitn e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe tani vepron si shtet në veti , duke bërë ç’mos t’i bashkangjitet Serbisë, mbase të njejtën po e synon Serbia me Asociacionin në Kosovë.
Faktori ndërkombëtar, duke i përfshirë edhe shtetet t’uaja, të nderuar Ambasadorë, në emër të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe eurointegrimet, në mënyrë brutale po ndërhynë në punët e brendshme të Kosovës, duke e shantazhuar dhe vendosur masa kundërproduktive, mbase, në realitet, Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor ku sundon ligji dhe rendi kushtetues, dhe është shteti më i avancuar me infrastrukturën juridike në proçeset eurointegruese, kurse sa i përket zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, Kosova është lider në rajon. Po ashtu dua të nënvizoj, se shtetet t’uaja, ndër të parat e kanë njohur pavarsinë e Kosovës, dhe konform kësaj duhet të sillen ndaj Kosovës, mbase me veprimet t’uaja, ju po e prejudikoni statusin e Kosovës, që po e inkurajon Serbinë të sillet me arrogancë.
Zotrinjë Ambasadorë,
Duke analizuar veprimet e Vuçiqit, konstatoj se, ai po bënë ç’mos për t’iu larguar proçeseve eurointegruese, ai sa më shumë po i afrohet Rusisë dhe Kinës, kurse me institucionet europiane sillet me cinizëm, prandaj mendoj se ndërkombëtarët kanë ra në grackën e propagandës mashtruese të Vuçiqit, i cili po i shfrytëzon sjelljet proteksioniste nda Serbisë, dobësitë dhe përgëdheljet e BE-së dhe SHBA-së, për të manipuluar me ta. Edhe pse, dihet se këto përgëdhelje i bëni për t’a tërhequr Serbinë nga orbita ruse, mirëpo kur këto politika nuk japin rezultate për dy dekada, atëherë duhet marrë përgjegjësitë dhe ndryshuar strategjinë, kurse kryeministrin Kurti e kritikoni vetëm se ai zbaton Kushtetutën dhe ligjin. Po ashtu, mund të them me bindje se, sikur t’a kishit përkrahur kryeministrin Kurti në politikat e tij, jo vetëm që e kishit detyruar Serbinë të ndryshojë, por konsideroj se do të kishit ndikuar pozitivisht edhe në lidershipin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, në nxitjen e proçeseve demokratike dhe stabilitetit në rajon.
Derisa Vuçiqi në çdo konferencë për shtyp, por edhe në takime me ndërkombëtarët, deklaron se Kosovën e ka në Preambullën e Kushtetutës së saj dhe se, kurrë nuk do t’a njeh pavarsinë e Kosovës, atëherë për çka po insistoni për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, mbase nuk ka normalizim pa njohje reciproke, prandaj konsideroj se duhet një qasje më serioze dhe strategji e re në përmbulljen e këtij proçesi.
Madje presidenti Vuçiq, pak vite më parë, publikisht ka deklaruar se, « Kosova kurrë nuk ka qenë e Serbisë, kurrë nuk ka ekzistuar miti i Kosvës, për këtë n’a kanë rrejtë », mirëpo Vuçiqi duke i shfrytëzuar me mjeshtri dobësite dhe tolerancën e tepruar të faktorit ndërkombëtar ndaj tij, ai u shndërrua në faktor destabiliteti për sigurinë në rajon.
Për t’i vendosur gjërat në kontekst, të nderuar Ambasadorë, dua të nënvizoj se Serbia , e ka okupuar Kosovën me luftë më 1912, dhe tani me luftë e ka humbur, duke e nënshkruar kapitulimin e saj me Marrëveshjen e Kumanovës më 1999 prandaj Serbia nuk ka kurfar hise në Kosovë dhe nuk duhet të derdh lot krokodili. Mirëpo, faktori ndërkombëtar, që në fillim nuk pati strategji të qartë për Serbinë, respektivisht menjëherë pas luftës 1999, BE-ja dhe SHBA-të, është dashur t’i vendosin sanksione Serbisë, për shkak luftrave që ajo shkaktoi në ish Jugosllavi, të mbikqyrej ajo në një fazë tranzicioni, e jo t’a lënë Serbinë me president dhe Qeveri suksesive ultranacionaliste që ishin pasardhës të Millosheviqit, pasojat të cilëve tani po i vuan Kosova dhe Ballkani Perëndimor.
Në gjykimin tim mënyra dhe zgjidhja më e mirë për neutralizimin e apetiteve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës dhe stabilizimin e sigurisë në Rajon, është pranimi sa më i shpejtë i Kosovës në NATO dhe në organizatat relevante ndërkombëtare, për çka, të nderuar Ambasadorë, i keni të gjiha levat pët t’a ndihmuar Kosovën në këto proçese.
Bruksel, 5 Nëntor 2024