Rama e Erdogani me marrëveshje që ta shkërmoqin opozitën në vendet e tyre!

Opinione

Rama e Erdogani me marrëveshje që ta shkërmoqin opozitën në vendet e tyre!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 17:32
Autori Sherif Ramabaja

Para ca javësh me rastin e inaugurimit të xhamisë së Namaz – gjasë, kokë më kokë u takuan Erdogani e Rama.

Të gjithë me lot në sy e kërshëri i prisnin dy burrështetas, dy trima e dy hero duke i lartësuar se ata për fe e atdhe vdesin, po në realitet prapaskenat zhvilloheshin tërësisht ndryshe ngaqë mendohej.

Shqipëria ishte mbërthyer nga protestat e opozitës të cilët kërkonin qeveri teknike. Kjo kuptohej që Rama ta ndaj pushtetin. Por kur është në pyetje pushteti, për Ramën do të thoshte, tejkalim i vijës së kuqe.

Ishte tërësisht në ters dhe me cilin t´i qante hallet, më mirë se me mikun e Bosporusit, të cilin e kishte më vëlla se atë tjetrin në fqinjësi.

Erdogani e kuptoi shpejt hallin e Ramës dhe i dha zemër. Goditi në kurriz, e porositi. Unë isha në pozitë të kapitulloja, çfarë më pat bërë Gyleni me grusht shtetin, po e përballova.

I luftova dhe i ndoqa ku ishin e ku sishin, derisa i futa në burgje. Disa prap po përpiqen të ma turbullojnë ujin, po sa të kthehem do ua plotësoi dëshirat.

Rama mori zemër dhe sapo iku Erdogani, e kapi Salianjin për dore dhe ia tregoi birucën.

U ngritën, protestuan dhe kërcënonin se do të organizonin mosbindje qytetare, kurse Rama e vuri në veprim planin tjetër.

Salianjin se llogariste për asgjë, po këtë e kishte vetëm si test për aksionin tjetër. Mori  vendim: malin ta godas në kokë.

Ish presidentin e kishte halë në sy. Nuk mund ta dëgjonte e as ta shihte më. Ky ka shumë llogari të hapura me mua, i tha Veliajt. Berishën e izolova, po këtë do ta bëjë të flas me vetën e tij.

E dha urdhrin. Shqipëria ishte vënë në shtetrrethim. Meta pasi e kishte shijuar kosin e Kosovës, përmes rrugës së kombit e kishte marr drejtimin e Shqipërisë. Në Kosovë e kishin mbarësuar me patriotizëm, ashtu siç din dardanët të rrëfejnë për të bëmat e tyre gjatë historisë. Meta gjatë udhëtimit ia kishte marr këngës mbi Isa Boletinit. Mendonte që Shqipëria në këto momente i takon vetëm atij, kur në befasi ia prenë rrugën me ushtri, polici, njësi speciale, dronë e tanke. Në fillim mendoi se Rusia apo Sebia, e paskan sulmuar Shqipërinë.

Nuk e mendoi se çfarë e gjeti personalisht atë. E morën, pa e pyetur fare. E lidhën. E tërhoqën zvarrë dhe u munduan ta poshtëronin, ashtu siç kishte urdhëruar sovrani.

Ende pa e përfunduar misionin, Ramës i erdhën përgëzimet nga Erdogani. Më ndiq mua të nesërmen e porositi ai. Dhe vërtet Erdogani sapo dëgjoi për operacionin e Ramës, e akuzoi krye bashkiakun opozitar të Stambollit 16 milion banorësh për shpifje. Të njëjtën akuzë për të cilën Rama e burgosi  Salianjin. Dhe Erdogani nuk u ndal me kaq: i largoi edhe tre krye bashkiak të qyteteve të ndryshme. Ky është vetëm fillimi, iu përgjigj Erdogani, Ramës.

Përpos Erdoganit edhe Orban u fascinua nga aksionet e Ramës, në mbrojtjen e vendit nga opozita. Orban i entuziazmuar menjëherë e ftoi Ramën për vizitë në Hungari. Orban u zotua se me personat si Rama, do luftoi në mbrojtjen e Evropës, si dikur Gjergj Kastrioti dhe Huniadi.

Mars – Rover (satirë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat