Çdo fillim e ka një fund. Çdo kohë errësire përfundon me dritë. Janë të lumtur dhe të bekuar ata që luftojnë deri në fund për të marrë dritën e së vërtetës. Me 34 akuza, me përplasje dhe thirrje pa fund në prokuritë e disa shteteve, me luftë të paprinciptë kundër tij, Donald Trump doli fitimtari I madh i këtyre betejave. Amerikanët i besuan në mënyrë të pakontestueshme Shtëpinë e Bardhë. Eshtë 77 vjeç. Energjik dhe dinamik si karakter. I kthjellët në mendim dhe në idetë e tij për Amerikën dhe paqen në botë. I përkushtuar për ta bërë Amerikën sërishmi të madhe. I angazhuar për interesin e amerikanëve.
Kaq ka mjaftuar dhe ai të ngisë shkallët për në Shtëpinë e Bardhë. Të bëhet zot i Zyrës Ovalë të presidentit amerikan. Ishte presidenti i 45-të, u bë edhe presidenti I 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Luftoi kundër një perandorie të së keqes amerikane e globale, kundër ideologjisë së George Soros, tashmë të përfaqësuar nga djali i tij Aleksi. Donald Trump pati kundër gjithë ata prokurorë, por jo me tre mbiemra! Pati kundër sa e sa Dumanë, por jo kaq të pacipë e të paprinciptë sa ky Dumani ynë, që për lavdinë e vet vendosi të izlolojë kreun e opozitës shqiptare pa asnjë provë dhe pa asnjë akuzë të bazuar në prova.
Donald Trump pati kundër, sipas sondazheve, të thuajse të gjitha qeveritë europiane. Por amerikanët i shpërfillën ato. Sali Berisha i ka gjithashtu kundër shumë ambasadorë europianë në Shqipëri të korruptuar prej Edi Ramës dhe disa qeveri europiane europiane, ato qeveri, të cilat janë të lidhura me Sorosin dhe Edi Ramën. Eshtë një analogji reale. Eshtë e njëjta skemë si në rastin e presidentit të sapo zgjedhur amerikan. Ndaj dhe shqiptarët duhet të inspirohen nga amerikanët. Sllogani I Trump “Mbi të gjitha Amerika”, ka shansin të shndërrohet për shqiptarët, “mbi gjithçka Shqipëria”!
Donald Trump na mësoi se kur dikush përpiqet të ta bëjë varrin ty, ai bie vetë në atë gropë pa kthim! Donald Trump na provoi se nuk është mosha përcaktuese e suksesit politik, social dhe kulturor. Janë idetë, qëllimet e pastra dhe modelet e suksesit në shërbim të vendit e të qytetarëve, ato që të bëjnë fitues. Presidenti tashmë i 47-të I SHBA-ve na dëshmoi se konservatorizmi është rruga e shpëtimit të shteteve, kombëve, popujve dhe kusht për lirinë e tyre. Donald Trump shënoi rekordin e rikthimit, sepse ky rikthim është në të mirë të shoqërisë!
Ai triumfoi, sepse amerikanët panë një luftë të pistë kundër tij! McGonigalët ishin me shumicë kundër tij. Po ashtu Lu-të e Kim-rat e krimbura të diplomacisë amerikane! Triumfoi, sepse amerikanët panë se Trump është i përkushtuar për interesat e Amerikës dhe qytetarëve të saj! Fitoi, sepse kundërshtarët e tij demokratë u zhytën në marrinë e perversitetit dhe të intrigës, të propagandës dhe të mashtrimit! Mesazhi që Donald Trump na përcjell është i thjeshtë dhe u dukshëm, gjithashtu i qartë: - Mos u mashtroni nga propaganda. Të qenit i sinqertë dhe i vërtetë, logjik dhe racional me popullin tënd të shpërblen me besim dhe votë plebishitare!