Aleksandër Vuçiq, i vetëemëruari "Rosaku i Shëmtuar" në BE, është për t'u studiuar. Për këtë shëmti, Rosaku tani këtë emër të ri e fajëson SHBA. Çfarë është kjo gjendje e Presidentit rosak? A mund të quhet kjo brejtje ndërgjegjeje për krimet e tij të bëra kur kërkonte që për një kriminel serb të vriteshin 100 boshnjakë të pafajshëm? Apo për punën me grupe kriminale serbe në Serbi, të cilët vrasin kundërshtarët e tij pa mëshirë? A ka faj SHBA për agresionin në Banjskë të Mitrovicës, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës dhe u plagos një polic tjetër që ishin në detyrë? A ka faj SHBA për hedhjen e bombave pranë shtëpive të serbëve të padëgjueshëm ndaj politikës antinjerëzore të Vuçiçit (Rosakut të Shëmtuar)?
Çfarë do të duhej të bënte SHBA që ky Rosak të mos duket aq i shëmtuar? Servilizmi ndaj SHBA nuk po shihet aq sa shihej në Turqi. Arrestimi i nëntë protestuesve kundër pllakës që vrau katërmbëdhjetë serbë të pafajshëm në Novi Sad e nderon apo e shëmton figurën e Rosakut? Po premtimet dhe nënshkrimet e bëra, pastaj moszbatimi i tyre, e zbukurojnë Rosakun apo e shëmtojnë? Bashkëpunimi me kriminelin Radojçiq dhe mbrojtja e tij nga Rosaku është për t'u lavdëruar apo për t'u dënuar? Mbajtja e politikës serbe në binarët e kasapit të Gadishullit Ilirik, Sllobodan Miloševiq, të dërgon në BE apo në Rusi?
Përkrahja e dhunës ruse në Ukrainë dhe zgjedhja e udhëheqësve të Serbisë nga lista e zezë e SHBA-së është vepër e juaja, Rosak, apo e SHBA? Rrahja dhe maltretimi i serbit që vuri lule mbi varrin e një fëmije të vrarë nga ushtria serbe ishte vepër për t'u lavdëruar apo dënuar? Ju më këtë krekoseni. Ndalja dhe maltretimi i shqiptarëve që kalojnë nëpër Serbi për të shkuar në Evropë është vepër për t'u lavdëruar apo për t'u dënuar? Edukimi kriminal që ju dhe kisha serbe u bëni fëmijëve tuaj, duke i armiqësuar me të gjithë fqinjët dhe tërë botën demokratike, është për t'u lavdëruar dhe përkrahur, apo për t'u luftuar si orientim i çmendur që rrezikon paqen në këtë Gadishull Ilirik dhe në botë?
Përgatitja për turbullira agresive në Bosnjë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë i duhen ardhmërisë së Serbisë apo është një sëmundje psikike e juaja dhe e atyre që ju zgjedhin? Gënjeshtrat që nuk pushoni kurrë, as varësit tuaj, mendoni se nuk do t'i zbulojë askush? Kriminelët për vrasje i mbani për shërbimet tuaja personale, dhe nuk përjashtohet mundësia që një ditë të pësosh fatin e Rosakut. Tani mendoni se përmes zëvendës-gënjeshtarit tuaj Petkoviç, lëshoni gënjeshtrën e radhës, se shqiptarët në veri të Mitrovicës e kanë hequr fotografinë e Presidentit të posa zgjedhur të SHBA, Z. Donald Trump. Këndë mendoni se po e gënjeni? Aty janë shërbimet e sigurimit të Kosovës, EULEX-i, KFOR-i.
Ju sportin e keni kthyer nga miqësia në forcë urrejtje ndaj shqiptarëve dhe jo vetëm. Ndoshta kjo shprehi e gënjeshtrës, të ju, ka kaluar në ADN dhe nuk është diçka që shërohet brenda një shekulli. Mjafton që bota demokratike ta kuptojë këtë mutacion të rrezikshëm dhe ta karantinojë të sëmurin deri në shërimin e plotë. Përndryshe, ju rrezikoni paqen dhe sigurinë në këtë Gadishull, si disa herë më parë. Ju jeni udhëheqës famëkeq dhe fatkeq.
Ju kërkoni me të gjitha këto vepra dhe projekte të shëmtuara të dukeni Rosak i bukur në BE. Këto janë vetëm disa prej shëmtive që ju keni bërë. Por kurrë një herë deri tani nuk keni bërë vetëvlerësim dhe vetëemërim më të qëlluar se tani.