Derisa festonte për fitoren e Trumpit, Dodikut i vijnë sanksionet nga Amerika

Opinione

Derisa festonte për fitoren e Trumpit, Dodikut i vijnë sanksionet nga Amerika

Skënder Karaçica Nga Skënder Karaçica Më 6 nëntor 2024 Në ora: 23:39
Milorad Dodik

Dodik përderisa festonte për fitorën e Trumpit, i vijnë sanksionet nga Amerika dhe për bashkëpunëtorët e tij!

Në krye të herës, serbët në histori njihen si popull dinak, lajkatar, i përlotur dhe i buzëqeshur me zor para të fortit. Kështu e thojnë burrat e Drenicës, që në luftërat e përgjakura me Serbinë, ua kanë mësuar nga afër historinë,,vraj natën e qaj ditën,,!

Dikur, diplomacia e Nikolla Pashiqit në Beograd, në pentagramin e vet anti-njeri për krejt popujt(jo) serb dhe për shqiptarët e Kosovës, e barti deri të dera e presidentit në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Nikolla Pashiqi, njihet në orët e historisë shqiptare si dora e fortë e gjelatit,të vrasësit,të skenarëve për shfarosje (lexo:përmes elaboratit të shkrimtarit serb Ivo Andriq, që e mori Çmimin Nobel për Letërsi-nënvizimi im) të popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocidit.

Në një vizitë në Washington në Shtëpinë e Bardhë, Nikolla Pashiqi,thuhet në kronikat e kohës, e pati thyer portokolin zyrtar të diplomacisë amerikane, ku para se të hynte në zyrën e presidentit amerikan,ai i dathi këpucët dhe para se të përshëndetej me presidentin amerikan, ai iu drejtua me ulje të kokës:

-Shkelqësi, më shpetoni kombin dhe Serbinë!

Kështu janë dje dhe sot, Serbia e diplomacisë,urtë e butë para të fortit, duke u munduar të fshehë krimet ndaj popujve (jo)serb të shqiptarëve dhe Kosovës...!

Serbia me gënjeshtrën si formë e patriotizmit,sipas pohimeve të Dobrica Qosiq, që mori fund në vitin 1999 kur shqiptarët dhe Kosova u ndanë njëherë e përgjithmonë nga tutela fashiste...!

Kjo është Serbia me një mijë fytyra, që të vret natën e të qan ditën, thonë në Drenicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat