Ramisti, trampisti dhe demokracia në Shqipëri! A mund të bëhet amendament ishulli i Sazanit në zgjedhjet e vitit 2025?

Opinione

Ramisti, trampisti dhe demokracia në Shqipëri! A mund të bëhet amendament ishulli i Sazanit në zgjedhjet e vitit 2025?

Nga: Ilir Levonja Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 15:21
Ilir Levonja

Ramisti ka vendosur një palë syze moderne, ka hedhur ca xhel dhe kërcënon demokratët, duke u thënë se, çfarë kujtoni ju, fitoi Trampi do të fitoj Berisha.? Ramisti që dikur e konsideronte Trampin kërcënim për njerëzimin, sot e përgëzon dhe e kërkon aleat pasi do t'i shesi ishullin e Sazanit. Pa diskutim që studiot shqiptare ishin në unison deliri në lidhje me zgjedhjet në Amerikë, aq sa në momente të caktuara ne që jetojmë në Amerikë na dhimbsjej jo vetja, po marrëzia kolektive shqiptare, raporti bizarr i pushtetit me lidhjet po aq bizarre me dinastinë Tramp.

Pasi sa herë që votojmë këtu, krahas emrave për kandidatin për president, pavarsisht bindjeve, kemi sipas shtetit edhe një aradhë amendamentesh me problemet socialie. Duhet të bëhet kjo apo ajo, duhet ta votojmë një ligj që lejon marihuanën, apo ndalon abordin etj. Ramisti kokëbosh që shet territoret e tokës shqiptare pa ia pjerdhur bytha fare, nuk e kupton dot amendamentin: Madje as nuk e çon nëpër mend ta përmendi, jo më ta aplikoj. Ndaj i vlon plugut të propagandës, aq sa sot në Shqipëri është kthyer në një kulturë kombëtare, për keq e dreq emrat e Berishës dhe Ilir Metës.

Askush nuk merret me vjedhjet hashiqare, sy më sy, me shitjet e dheut po aq ashiqare, sy më sy, më korrupsionin, me padrejtësitë, me vrasjen publike të demokracisë. Mjafton të përbuzësh se si një socialist i thekur u bë i pasur si Ilir Meta, apo Sali Berisha, automatikisht të lind e drejta, të vjedhësh, të bësh korrupsion, madje të vrasësh këdo që të kundërshton. Ti i thua ore ke vjedhur zgjedhjet, ai të thotë, kështu i vidhte edhe Berisha. Ore po shet tokën amtare, pa një amendament i thua ti, ligj që bëhet me votën qytetare. Ai ta kthen, po unë kam fituar zgjedhjet, kam të drejtë të vras e të pres nga të dya anët.

Dhe kjo sipas Ramisitit është demokraci dhe një të tillë po e bën vetëm Rama. O pika o Ramist..., por le të flasim për demokracinë tënde Ramist. A ke kurajon ta bësh amendament, ta hedhësh në votim publik, ishullin e Sazanit. Aq më tepër që vjen nga një familje e cila, për 45 vjet na çau menderen duke na thënë se, Karaburuni dhe Sazani janë hekur e beton. Fute si amendament në votimet e vitit tjetër, janë zgjedhjet kombëtare, mbarë shqiptare siç edhe po flitet, ku gjoja do të votojmë edhe ne emigrantët.., pra duan apo nuk duan shqiptarët ta lëshojnë Sazanin qoftë ky edhe Donald Trampi.?

Dhe amandamendet kombëtare apo shtetërore siç edhe është këtu, duan shumicë të fortë, mbi 60%. Se kjo është demokracia ramistë, jo të gjithë janë enverista, ramizista, nanoistë, berishistë, ramistë, metistë apo oipinionistë që dinë ghjithçka, nga vpërjetësia politike Ramës deri tek shtatzania dhe fazat e saj. Dhe e fundit Ramist, ta themi ne këtej, në Amerikë votohet me postë, qendrat e votimit hapen dy javë përpara dhe rezultati del në kohë rekord.

Dhe nuk bën kush të fortin, nuk të thotë kush tek dera, ik se ke votuar, nuk i thotë shoqi shoqit ia futëm atyre. Dhe sa për këto zgjedhje, nuk fitoi Trampi, u fuqizuan demokracia, demosi, vullneti social, pasi gjithçka qe grabitur nga kulisat e errëta aq sa bota ndiqte kursin e sondazheve të paguara. Kishte radhë të gjata për të votuar, edhe pse plot dy javë përpara. Kishte dëshirë për të votuar dhe shpëtuar jo Trampin, por demokracinë. Tek ajo e jotja, dhjerokraci, voton vetëm militanti, qytetari merr malet, çan detin, ikën në kurbet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat