Katër vjet pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve, gjykimi për vrasjet e pasluftës fillon tani

Opinione

Katër vjet pas arrestimit të Thaçit dhe të tjerëve, gjykimi për vrasjet e pasluftës fillon tani

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 7 nëntor 2024 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Janë bërë katër vjet që kur Dhomat e Specializuara në Hagë, më 5 nëntor 2020, kishin bërë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Veprat që rëndojnë ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje,” të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer ndërmjet marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

Çështja e ZPS-së pritet të mbyllet në prill të vitit të ardhshëm, për t’i hapur pastaj rrugë asaj të mbrojtjes. Megjithatë, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, do të zgjasë së paku tri deri në katër vjet, thotë Nevenka Tromp, hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Ndonëse janë hequr dymbëdhjetë dëshmitarë nga gjykimi, gjithsesi pritet që ky proces të zgjasë shumë, me epilogun përfundimtar ende të panjohur.

Megjithatë, ky proces do të jetë pashmangshëm i lidhur edhe me arrestimet e tjera të komandantëve të zonave, pjesë e aktakuzës së zgjeruar në maj të vitit 2022. Ekziston mundësia që komandantët e zonave të jenë edhe dëshmitarë, edhe të dyshuar, siç po ndodh me ish-komandantin e zonës së Nerodimës, z. Shukri Buja.

Tani e tutje, në vazhdim do të ketë dëshmitarë për vrasjet e aktivistëve të LDK-së, duke e futur kështu gjykimin në pikën kulminante të tij, që është edhe pjesa më e ndjeshme e tij.

Priten zhvillime të rëndësishme në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat