Blic veprimet e Trumpit, posa ta merr pushtetin!

Opinione

Blic veprimet e Trumpit, posa ta merr pushtetin!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 18:38
Sherif Ramabaja

Cilat veprime së pari do t´i realizoi Trump, e ka bërë të ditur gjatë fushatës zgjedhore. Para se të filloi me realizimin e premtimeve të parapara, së pari i duhet ta formoi kabinetin e tij qeveritar.

Sapo ta ketë formuar kabinetin, do ta shpall varrosjen e Ukrainës. Pasi ta përfundoi varrosjen e Ukrainës, Izraelit do t´i jap leje që ta varros Iranin.

Pas varrosjes së Ukrainës e Iranit, do ta varros edhe programin mbi mbrojtjen e klimës si në SHBA, po ashtu edhe në mbarë botën.

Pasi t´i përfundoi me urgjencë varrosjet e para, do t´i kthehet NATOS po ende nuk dihet se si do të veproi ndaj saj, megjithëse në mandatin e parë e kërcënonte edhe NATON me varrosje.

Pas NATOS presidenti Trump me kënaqësinë më të madhe do t´i kthehet EU, duke i vënë tarifa doganore, për çdo mall tregtar që mendojnë ta fusin në SHBA. Sidomos tarifat do ta godasin pamëshirshëm industrinë automobilistike gjermane.

Po kjo frikë e tillë e tarifave doganore shkaktoi tërmet politik në Gjermani, ku sapo u mësua që Trumpi i fitoi zgjedhjet, koalicioni qeveritar gjerman nga ankthi u shpërnda.

Nuk dihet sa merren seriozisht këto gjëra po nga tërmetet e tilla politike, mund të preket edhe Kosova. Shtrohet pyetja, pse? Qeverisë së Trumpit i duhet me një blic aksion t´i zgjidh edhe disa ngatërresa sekundare në Ballkan.

Me Kurtin, ai e din se është e pamundur, prandaj i duhet së pari një tërmet politik, që të aprovohen kërkesat e tij.

Shumë lehtë mund të ndodh që nga Haga, në krye të pushtetit në Kosovë të vendoset Thaçi. Prokurori Smith tashmë valixhet i ka paketuar që fluturimthi të largohet nga SHBA. Ai tashmë mund të ndodhet në arrati, prandaj sdo të ketë kohë të merret me të burgosurit e Hagës.

Nëse procedurat e vonojnë kthimin e Thaçit, do kërkohen alternativat tjera si për shembull Avdulla Hoti, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli etj.

Pas blic aksioneve të tilla, Trump do t´i rreket problemit qendror të quajtur Kina.

Kina nuk do të jetë kafshatë e lehtë, prandaj këtu i duhet një strategji e përpunuar.

Me këtë rast në barkë i duhet ta sjell Putinin, përndryshe pa përkrahjen e tij nuk do të arrij që ta gjunjëzoj Kinën.

Ose do ta kthej Putinin nga vetja, që ta ndajnë kulaçin së bashku, ose i duhet të akordohen që të tre, të jenë bashkautorë të Rendit të Ri Botëror. Ndarja mund të ndodhë që të bëhej proporcionalisht.

Gjatë fushatës së zgjedhjeve, Trump ka premtuar se kundërshtarët e tij do t´i ndjek dhe burgosi edhe me ushtri, nëse është nevoja.

Do të dëboj miliona emigrantë pa qëndrim të rregulluar, do ta vazhdoi murin me Meksikën, e shumë gjëra të tjera, por të gjitha këto hyjnë në çështjet e punëve të brendshme, për të cilat askush nuk e qanë kokën. Kryesore mbeten ato të cilat u cekën më lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat